4 Qershor, 2019

Ernest Hemingway
Ernest Hemingway

Shumë gjëra janë shkruar mbi stilin e dalluar të Ernest Hemingway. Në fakt, të dy stilistët e mëdhenj të letërsisë amerikane të shekullit të njëzetë janë William Faulkner dhe Ernest Hemingway, dhe stilet e të dy shkrimtarëve janë kaq shumë të ndryshme sa nuk mund të bëhen krahasime. Për shembull, stilet e tyre janë bërë kaq të famshëm dhe kaq unikë individualisht sa ka aktualisht gara të përvitshme dhe çmime që jepen për njerëzit që shkruajnë paroditë më të mira në stilet e tyre respektive. Paroditë mbi stilin e shkrimit të Hemingway janë ndoshta më gallatë të lexohen për shkak të thjeshtësisë finale të Hemingway dhe për shkak se ai kaq shpesh përdor të njëjtin stil dhe të njëjtat tema në pjesën më të madhe të veprës së tij.

Që nga fillesat e karrierës së tij si shkrimtar më 1920, stili i Hemingway ka shkaktuar shumë komente dhe debate. Në thelb, një roman tipik i Hemingway apo një tregim i shkurtër është shkruar në një prozë të thjeshtë, të drejtpërdrejtë dhe të pazbukuruar. Ka gjasa që ky stil është zhvilluar për shkak të fillesave të tij si gazetar. Realiteti, gjithsesi, është ky: para se Hemingway të fillonte të publikonte tregimet e shkurtra dhe skeçet, shkrimtarët amerikanë ndikuan manierizmin britanik. Cilësorët shtoheshin mbi njëri-tjetrin; ndajfoljet përmbysnin njëri-tjetrin. dy pikat pengonin rrjedhjen e paragrafëve edhe më të shkurtër dhe  pikëpresjet i bënin lexuesit të shtynin librin tutje të bezdisur. Dhe më pas erdhi Hemingway.

Një shembull i shkëlqyer i stilit të Hemingway gjendet te “Një vend i Pastër, dhe Plot Dritë.” Në këtë tregim nuk ka sentimentalizëm të jargavitur; subjekti është i thjeshtë, megjithatë shumë kompleks dhe i vështirë. I përqendruar te një burrë i moshuar dhe dy kamarierë, Hemingway thotë sa më pak të jetë e mundur. Ai i lë personazhet të flasin, dhe, nga ata, ne zbulojmë vetminë e brendshme të dy burrave dhe paragjykimet e pashpirta të tjetrit. Kur Hemingway fitoi çmimin Nobel në letërsi më 1954, stili i tij i shkrimit u theksua si një nga arritjet e tij më të mëdha. Komiteti njohu “mjeshtërinë e fuqishme të stilit që ai krijoi në artin e rrëfimit modern.”

Hemingway është përshkruar shpesh si mjeshtër i dialogut; tregim pas tregimi, roman pas romani, lexuesit dhe kritikët kanë dalluar, “mënyrën se si këto personazhe duhet të flasin.” Megjithatë, një ekzaminim nga afër i dialogëve të tij zbulon se kjo është rrallë herë mënyra se si njerëzit flasin me të vërtetë. Efekti është i arrirë, më së shumti përmes një theksimi të llogaritur mirë të përsëritjes, gjë që na bën ne të mbajmë mend se çfarë është thënë më herët në tregim.

Ndoshta disa nga përdorimet më të arrira të dialogut nga Hemingway ndodhin te “Kodrat si Elefantë të Bardhë“. Kur hapet tregimi, dy personazhe – një burrë dhe një grua – janë ulur në një tavolinë. Ne në fund mësojmë se nofka e vajzës është “Xhig.” Eventalisht ne mësojmë se ata janë në një kafe në një stacion treni në Spanjë. Por Hemingway nuk na tregon ne asgjë – mbi të shkuarën apo të ardhmen e tyre. Nuk ka përshkrim të tyre. Ne nuk e dimë moshën e tyre. Ne praktikisht dimë asgjë për ta. I vetmi informacion që ne kemi mbi ta është çfarë mësojmë nga dialogu i tyre; kështu ky tregim duhet të lexohet me shumë kujdes.

Ky stil i kursyer, i mprehur me kujdes dhe i pastruar i Hemingway nuk është kurrsesi spontan. Kur ai punonte si gazetar, ai mësonte të raportonte faktet në mënyrë të ngrirë dhe të shkurtër. Ai ishte gjithashtu edhe një revizionist obsesiv. Raportohet se ai shkroi dhe rishkroi në tërësi, apo në pjesë të caktuara, Plaku dhe Deti më shumë se dyqind herë para se ai të bëhej gati për publikim.

Hemingway vuante shumë me punën e tij; ai rishikonte në mënyrë të palodhur. “Stili i një shkrimtari,” tha ai, “duhet të jetë i drejtpërdrejtë dhe personal, imazheria e tij e pasur dhe tokësore, dhe fjalët e tij të thjeshta dhe të ashpra.” Hemingway e plotësoi me tepri kërkesat që i vendosi vetes për të shkruarin mirë. Fjalët e tij janë të thjeshta dhe të ashpra, të lëmuara dhe në mënyrë unike, brilante.

Vizitoni www.shtepiaelibrit.com për t’u njohur me botimet më të fundit të librave në shqip.

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}
>