nga Admin

27 Dhjetor, 2012

Kujtimet e nje bushtre, Francesca Petrizzo

Kujtimet e nje bushtre, Francesca PetrizzoNjë anije ndodhet në afërsi të brigjeve greke. Në bord, një grua përpiqet të dallojë profilin e Peleponezit në dritën e vagullt të muzgut. Është Helena e Trojës, e rikthyer në atdhe nga i shoqi, Menelau, pas shkatërrimit të qytetit krenar. Erës dhe dallgëve, ajo u beson historinë e vet. Dhe zëri i saj rrëfen një të vërtetë të ndryshme nga ajo që njohin të gjithë: melankolike dhe vibruese, flet për një krijesë të etur për dashuri, të mbushur me pasion dhe sensualitet, por të shtrënguar t’i bindet ligjit të të atit – mbret dhe të martohet me një burrë që nuk e kishte zgjedhur dhe as dëshiruar.

Një vendim fatal, prej nga do të lindin kobe dhe tragjedi, sepse Helena do ta kërkojë në krahët e të tjerëve atë që i është mohuar. Duke humbur gjithçka dhe duke përfunduar e damkosur si “bushtër”, fatprerë dhe tradhtare.

Në sfondin e mitit dhe të poemave homerike, Francesca Petrizzo e zhvesh protagonisten e saj nga tisi i misterit, i jep mish dhe shpirt, duke krijuar një figurë shumë moderne femërore që vërshon nëpër faqet e librit me forcën, zemërimin dhe dobësinë e një personazhi të përnjëmendtë, arketip i të gjitha femrave që në rrjedhën e kohës u kanë kundërvënë arsyet e zemrës atyre të pushtetit. I mbështetur nga një shkrim lirik, muzikor, nganjëherë hipnotik, romani befasues i debutimit të një shkrimtareje shumë të re të talentuar.

Fragment nga libri

Bushtra, kështu më quajnë burrat e ekuipazhit. Bushtra. Këtë e bëjnë fshehurazi. Por unë i dëgjoj. Unë quhem Helenë, kam lindur në Spartë, por u largova prej andej për shkak të dashurisë. Thoshin se isha gruaja më e bukur në botë. Për ato pak gjëra që mora, për ato shumë që humba, rapsodët bëjnë tashmë rrëfime. Rrëfime të gënjeshtërta. Tek e fundit, ata nuk ishin. Kurse unë, po.

Mbi autoren

Francesca Petrizzo ka lindur në Empoli më 17 maj 1990. Pas maturës në liceun klasik, regjistrohet në fakultetin e Historisë në Firence, por pranohet gjithashtu në Universitetin e Oksfordit, të cilin do ta frekuentojë nga vjeshta e 2010. Dashuron kinemanë, muzikën, leximin dhe ka shumë miq, pa pasur nevojë për Facebook – un. Kultivon ngahera pasionin për shkrimin, që shpërtheu në këtë roman të sajin të parë.

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}
>