nga Admin

5 Gusht, 2010

Libra me kopertine te trashe

Libra me kopertine te trasheKur lindën librat me kopertinë të hollë? Në fund të qershorit të vitit 1953, botuesi Allen Lane nxorri në qarkullim romanin e parë të botuar pa kapakë të trashë, (Hardcover) por me një kopertinë të hollë (Paperback). Sër Allen Lane mendoi se letërsia e mirë dhe e mirënjohur si e vlefshme, mund të bëhej e disponueshme për më shumë njerëz. Publikimi i librave me kapakë të hollë qe aq i suksesshëm sa ndryshoi tregun e librit përgjithmonë. Ato janë libra që kanë kosto më të ulët prodhimi, jetojnë më pak, por janë edhe më praktik. U deshën disa dekada, pra deri në vitin 1960, që shitjet e librave me kapak të hollë të kapërcenin ato me kapak të trashë. Sot, shumica dërrmuese e librave prodhohen me kopertinë të hollë ndërsa ato të tjerët konsiderohen një luks, blihen vetëm nga më të apasionuarit dhe mbahen nëpër biblioteka më së shumti për zbukurim se sa për përdorim.

Botuesit parapëlqejnë zakonisht të hedhin në qarkullim letërsinë e re fillimisht në formatin me kapakë të trashë dhe në rast se shitet, nxjerrin në qarkullim versione më të lira me kapakë të hollë apo me letër të ricikluar.

Kjo praktikë nuk ndiqet aq shumë te ne. Në Shqipëri, pjesa dërrmuese e librave, qofshin këto klasikë apo libra të autorëve bashkëkohorë, publikohen me kopertinë të hollë. Një pjesë e vogël e librave janë publikuar në dy seri, me kapakë të hollë dhe me kapakë të trashë. Diferenca në çmim varion nga 20 në 40 për qind. Pra kapakët e trashë kushtojnë veçmas 200-300 lekë më shumë. “Librat me kapakë të hollë janë shumë interesantë por nuk do të zëvendësojnë kurrë kapakët e trashë,” – ka thënë dikur Alfred Hitchcock.

Diskutim: Gjithkush mund të ketë mendimin e vet për formatin e librave dhe ne po ju pyesim: po ju pëlqeni më shumë kapakët e trashë apo librat e zakonshëm?

  • nuk duhet pasur guxim te shprehet me keto fjal se libri me kopertin te trash po vdes sepse te shum njerez ka nje dopi te madhe dhe ndoshta jasht eshte nje gur por brenda ar

  • Shiko, ç’rendesi ka se si eshte libri voluminoz ose jo. Rendesi ka permbajtja. Sigurisht qe librat e pare kane qene me te bukur dhe me dinjitoz, por kjo ndoshte se botimi i tij nuk ishte qellim bisnesi, por kulture. Kishin dijetaret me shume respekt per ato cfare botonin. Sot inteligjenca dhe njohurite nuk kane “vlere”. Dija eshte “absolutisht, relative. Personalisht jam e apasionuar pas librave voluminoze dhe me kapake te bukur per arsyet qe thashe me lart….i mbaj me shume ne dore dhe me pelqen te rri gjate ne boten e tyre,,,,,

  • Te thuash se po vdes libri me kapak te trashe kjo eshte mizore, nese po jeton dhe po lulezon libri me kapak prej kartoni kjo eshte e tmerrshme. Une them qe jane ne harmoni qe te dyja. Thjesht qe te pajtohemi me kete duhet qe keta te dyja te jene ne harmoni me njera-tjetren, nuk eshte faj i askujt per kete gjendje, eshte gershetim i rrethananve eshte rendi shoqeror. Domethene ka ndodhur ajo qe duhet te ndodhte. E pashmangshmja. Nuk ka dhe nuk ka per te pasur, shkak tjeter pervec shkakut te vetem, shkakun e te gjithe shkaqeve.

  • per mua s’ka rendesi kapaku i trashe apo i holle megjithese kapaket e trashe perfaqesohen qe nga antikiteti por lexuesit i intereson se cfare ka ne liber mesazhi qe percjell sepse cdo liber ka misionin e tij
    Me respekt ina

  • Se pari komplimente per ca diskutime shume interesante qe shtroni (ne kete rast Diskutim : A po vdes libri me kapak te trashe ?!)
    Une mendoj qe Librat me kapake te holle jane me praktik dhe pelqehen me shume nga lexuesit, por duke mos harruar asnjehere edhe librat me kapak te trashe qe kane rendesine dhe vleren e tyre e ne veqanti kur kemi te bejme me ndonje liber (roman, etj) p.sh. Libri ” Historia e Skenderbeut” besoj qe shume me shume ia vlen qe te jete ne kopertina te trasha, sepse ai liber si i tille ka mundesine qe te bartet edhe te gjeneratat e ardhshme dhe te jete i pademtuar, respektivisht qendron me gjate.
    Por po e cek prap se une mendoj qe librat me kapak te holle jane me ne trend, dhe dominojn ne raport me librat me kapak te trashe.

    Me respekt :
    Arbnori.

  • sa i perket shijes dhe deshires sime ajo eshte me e shprehur per librin me kopertina te trasha per arsye se edhe per biblioteken edhe per ta mbajtur ne dore gjate leximit eshte me praktike. Kopertinat e holla sipas shijes sime mund ti kete nje liber universitar apo thjeshte lendor por jo edhe romani i nje shkrimtari te njohur apo bestselleri andaj ju pergezoj dhe falenderoj shume njeherit edhe ju pershendes per pune te mbare.

  • {"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}
    >