Përshëndetje miq të libri,
Kjo listë përfaqëson librat më të shitur gjatë muajit nëntor 2012 në faqen tonë ShtepiaeLibrit.com sipas kopjeve të shitura.
Lista nuk përfaqëson statistikat për librat e shitur në librarinë tonë në Tiranë. Renditja e librave është në bazë të kopjeve që janë kërkuar nga klientët tanë në të gjithë botën.
1. 100 vjet pavarësi, Blendi Fevziu – Ky libër sjell fakte dhe dokumente, por edhe kujtime përmes njerëzve që kanë jetuar këto kohë. Libri është një botim i atyre që sjell ëndrrën që kishin një projekt për të shpallur Shqipërinë e pavarur. Ai është ndërtuar edhe me citime nga thuajse 148 libra, kujtimesh, historike apo monografi.
2. Çifutka e Toledos, Lion Fojhtvanger – Roman i bukur historik, vepra e fundit e autorit të shquar, i përkthyer në 25 gjuhë. Me stil tërheqës, jepet dashuria e Don Alfonsit me çifutkën bukuroshe, që e bëri të harronte shtetin dhe mbretëreshën. Rrëfimi i linjës së dashurisë bëhet në sfond të pasur ngjarjesh historike, që e ushqen lexuesin me erudicion të dobishëm.
3. Përkulja dhe rënia e tiranisë shqiptare, vol. 2, Spartak Ngjela – Në një histori të trishtë të një shoqërie, kurrë nuk dihet se çfarë realisht është trishtimi, ashtu sikundër kurrë nuk do të mësosh ndonjëherë se cilat kanë qenë shkaqet e këtij trishtimi: ka qenë pasojë e një sistemi politik që nuk ka lejuar një brez të tërë të bëjë jetën e tij.
4. Shqipëria, odiseja e pabesueshme e një populli parahelen, Mathieu Aref – Ky libër do të befasojë shumë lexues. Ai nuk ngurron të ndërmarrë një qëndrim krejt të kundërt ndaj asaj, që me sa duket, është një e vërtetë e ndërtuar. A mos ka qenë i mbivlerësuar vendi i Grekëve në historinë e Gadishullit Ballkanik dhe, me sa duket, vetevetiu e pa nxjerrë pikëpyetje, ne jemi mësuar ta ngjisim deri në periudhën mikeniane e madje edhe më tej.
5. Mos e lër mendjen të ikë, Mirela Sula – Libri i Mirela Sulës, nga ata që kam lexuar së fundmi, është nga më të mirët dhe të dobishmit për të gjithë njerëzit sot, që dëshirojnë të kuptojnë fiksimet e tyre neurotike nga të cilat vuajnë pa fund dhe i prishin punë vetes dhe familjeve të tyre. Vetja është vlera më e madhe e njeriut, por armiku më i madh i vetes mund të bëhet po vetja.
6. Pavarësia, Ilir Ikonomi – Historia që rrëfehet në këtë libër duket aq e pabesueshme saqë i ngjan një legjende. Autori flet me hollësi për udhëtimin e paharruar të Ismail Qemalit nga Stambolli në Vlorë. Faktet që jepen në këtë libër janë nxjerrë nga qëmtimi i mijëra dokumenteve historike dhe asgjë nuk është e fantazuar.
7. Shënime nga Shkolla e Partisë, Daut Gumeni – Satira e mprehtë dhe elegante, thellësia, pasuria e ideve, bukuria e parashtrimit dhe e shtjellimit të tyre, qartësia e gjykimeve etike, politike e filozofike, origjinaliteti i rrëfimeve, gjuha brilante aq e begatë, mendoj se e bëjnë veprën të veçantë e një ndër më të arrirat e letërsisë së sotme shqipe.
8. Shqipëria, ankthi dhe endrra, Amik Kasoruho – Një libër që bie si një gur në pellgun e historiografisë, thyen heshtjen fajtore të së kaluarës dhe të së sotmes, hulumton në natën e diktaturës dhe sinjalizon horizonte të reja kërkimi.
9. Shqipëria dhe SHBA në arkivat e Uashingtonit, Haris Silajxhic – histori
10. Aventurat e kapiten Vrungelit, A. Nekrasov – për fëmijë
11. Djali miliarder, David Walliams – libër humoristik për fëmijë
12. 100 vjet pavarësi, Moikom Zeqo, Deshira Jazexhiu – libërth enciklopedik
13. Shqipëria dhe shqiptarët, Jacques Bourcart – histori
14. Lufta italo – greke, diktatorë e kuislingë, Arben Puto – histori
15. Nocione të logjikës, Philippe Thiry
16. Steve Jobs, Walter Isaacson – biografia më e plotë, lexoni edhe fragment nga libri.
17. Përralla magjike – për fëmijë
18. Dimri i vetmisë së madhe, Ismail Kadare – roman