Shqiperia, odiseja e pabesueshme e nje populli parahelen, Aref
  • Shqiperia, odiseja e pabesueshme e nje populli parahelen, Aref

Shqiperia, odiseja e pabesueshme e nje populli parahelen, Aref

SKU001605
Plejad

Ky libër do të befasojë shumë lexues. Ai nuk ngurron të ndërmarrë një qëndrim krejt të kundërt ndaj asaj, që me sa duket, është një e vërtetë e ndërtuar. A mos ka qenë i mbivlerësuar vendi i Grekëve në historinë e Gadishullit Ballkanik dhe, me sa duket, vetevetiu e pa nxjerrë pikëpyetje, ne jemi mësuar ta ngjisim deri në

1 250 Lekë
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Shqipëria, odiseja e pabesueshme e një populli parahelen (Historia dhe gjuha)
Origjinali: Albanie (Histoire et langue) ou l'incroyable odyssee d'un peuple prehellenique
Gjinia: Histori
Autori: Mathieu Aref
Shqipëroi: Iliriana Angoni
Shtëpia botuese: Plejad
Viti: 2007
Fq. 608
Pesha: 0.74 kg
ISBN: 978-99943-903-9-7

Koment nga Dominique Briquel

Ky libër do të befasojë shumë lexues. Ai nuk ngurron të ndërmarrë një qëndrim krejt të kundërt ndaj asaj, që me sa duket, është një e vërtetë e ndërtuar. A mos ka qenë i mbivlerësuar vendi i Grekëve në historinë e Gadishullit Ballkanik dhe, me sa duket, vetevetiu e pa nxjerrë pikëpyetje, ne jemi mësuar ta ngjisim deri në periudhën mikeniane e madje edhe më tej dhe ta vendosim pothuajse natyrshëm si të ketë qenë faktor thelbësor i historisë së këtij rajoni?

Në këtë vepër, Mathieu Aref (Aref Mati) hulumton në një tjetër drejtim dhe ravijëzon një botë tjetër, atë pellazge, së cilës grekët i detyrohen për një pjesë jo të vogël të së kaluarës së tyre. Por kësaj here ajo nuk duhet të ketë qenë aty, në Ballkan, përpara grekëve, dhe këtyre, kur mbërritën, nuk u mbeti gjë tjetër veçse të depërtonin e të merrnin atë çfarë ajo u ofronte.

Kuptohet që këta grekët do ta kenë damkosur Herodotin për tradhti ndaj helenizmit dhe do ta kenë denoncuar për dashaligësinë e tij – që do të bëhet objekt i një trajtese të vogël të Plutarkut – e cila e shtyn atë të njohë cilësitë e barbarëve,dhe kjo, sipas atyre, i zhvlerëson bashkëpatriotët.

Por, Herodoti ka patur shumë të drejtë: grekët nuk kanë qenë të parët mbi këtë tokë dhe, nëse ka patur të tjerë më parë, atëherë është më se e qartë se u detyrohen atyre për një pjesë të rëndësishme të qytetërimit.

Koment nga autori

Të gjithë autorët e lashtë, ndër të cilët Homeri, Hesiodi, Hekate i Miletit, Akusiliaos, Hellanikos, Herodoti, Tukididi ose Efori, na bëjnë të ditur shkurtimisht, por mjaftueshëm se, përpara mbërritjes së grekëve, vendi që do të bëhej Greqi ka qenë i banuar nga pellazgët. Ata, gjithashtu, pohojnë se këta pellazgë nuk ishin grekë, por barbarë dmth. nuk flisnin greqisht dhe, së fundi, se ata u lanë trashëgim grekëve një pjesë të madhe të kulteve dhe të perëndive të tyre.

Asgjë më shumë se kjo nuk do të mjaftonte për të na bindur se përpara mbërritjes së helenëve ka ekzistuar një qytetërim i madhe jo – grek. Është kuptimi i kësaj fjale të famshme "mbërritje", të cilët nuk e kanë kuptuar mirë të gjithë autorët modernë. Ësthë thënë gjithçka kundër kësaj teme. Deri në zbulimin e tabelëzave të mbiquajtura "mikeniane", "të deshifruara" nga Ventris dhe Kadvik, kishte shumë dyshime për to.

Por, qysh kur këta dijetarë shpallën se Lineari B mikenian ishte në greqishten e vjetër, gjithçka u përmbys në favor të tezës së vijimësisë së dy qytetërimeve (mikeniane dhe greke) dhe kjo pavarësisht katër shekujsh heshtjeje tërësore. Këtë teori po e zbuloj me argumente për ta vërtetuar në mënyrë që askush të mos dyshojë që ajo çfarë u quajt mikeniane nuk ishte gjë tjetër veçse pellazgjishtja e lashtë nga e cila ka dalë pjesërisht greqishtja e lashtë.

Mbi autorin

Mathieu Aref ka lindur më 1 Mars 1930 në Kajro të Egjiptit në një familje me origjinë shqiptare nga Mati. Prindërit e autorit rrjedhin nga dy familje të shquara që në kohën e Skënderbeut (Canameti, Stafa, Preni nga ana e babait dhe Lala, Kola, Lufi nga ana e nënës). Arrin në Paris më 1961, për t'i kushtuar më pas 30 vjet të jetës së tij studimore dilemës së madhe rreth prejardhjes apo jo indo – europiane të gjuhës dhe kombit shqiptar. Përveç këtij libri, një sukses tjetër i madh i autorit është edhe vepra "Greqia (Mikeanët = Pellazgët) ose zgjidhja e një enigme", teorinë e së cilës autori në vija të përgjithshme e shtron edhe në këtë vëllim.

Detajet e librit
Plejad
SKU001605
0
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Referenca: 2790

Botuesi: Onufri

Rrethimi i Shkodres, Marin Barleti

Është viti 1478. Europa po sulmohet. Dhjetë vjet pas vdekjes së Skënderbeut, shqiptarët dhe venedikasit vazhdojnë t'u rezistojnë osmanëve, duke mbrojtur atdheun e tyre dhe duke i dhënë kohë Europës Perëndimore për t'u përgatitur për sulmin e pashmangshëm.
2 500 Lekë
More

Referenca: SKU000217

Botuesi: Cabej

Shqipëria gjatë Luftës 1939 – 1945, Bernd Fischer

"Për të kuptuar shqiptarët e vitit 2000 e tutje është e rëndësishme të përpiqesh të kuptosh se kush qenë ata gjatë viteve 1939-1995", shkruan Bernd Fischer në parathënien e librit që keni në dorë. Ai bën pikërisht këtë gjë: gjurmon, analizon, krahason e shpjegon në mënyrë shkencore ngjarjet komplekse në Shqipëri gjatë Luftës së II Botërore.
1 190 Lekë
More

Referenca: SKU000814

Botuesi: Bota Shqiptare

Shqiptaret - nje histori moderne, Miranda Vickers

Vepra është quajtur një histori moderne, sepse është rrëfyer e shkruar ndryshe, sepse sjell fakte të reja jo vetëm për Shqipërinë e së shkuarës, por edhe për atë të tashmen. Mënyra se si është shkruar ky libër e bën atë bashkëkohor në të njëjtën kohë.
1 000 Lekë
More

Referenca: 2344

Botuesi: Dija-Poradeci

Aranitasit dhe Mallakastra, libri i dyte, Bujar Mucaj

Titulli: Aranitasit dhe Mallakastra, midis legjendës e të vërtetës, libri i dytëOrigjinali: Aranitasit dhe Mallakastra, midis legjendës e të vërtetës, libri i dytëGjinia: HistoriAutori: Bujar MuçajShtëpia botuese: DIJA - PoradeciViti: 2011Fq. 288Pesha: 0.34 kgISBN: 978-99956-982-7-0
800 Lekë
More

Referenca: SKU000394

Botuesi: Albin

Konventa Evropiane per te drejtat e njeriut, Arben Puto

Arben Puto është një prej historianëve më të njohur shqiptarë. Në vitet e punës së vet në fushën e studimeve, ai ka shkruar disa libra, ndër të cilët përmendim "Çështja Shqiptare në aktet ndërkombëtare pas Luftës së I Botërore", "E Drejta Ndërkombëtare Publike Libër Universitar", "Historia diplomatike e çështjes shqiptare 1878-1926" etj.
576 Lekë
More

Syrja dhe Eqrem Bej Vlora 1914-1953, vol.2, Beqir Meta, Hasan Bello

Hartimi i një korpusi dokumentar mbi kontributin dhe aktivitetin e Syrja dhe Eqrem Bej Vlorës ka si qëllim të hapë siparin e këtyre studimeve, për t`i dhënë shtysë studiuesve dhe historianëve të hedhin dritë mbi rolin që këto dy figura kaq të rëndësishme të Rilindjes Kombëtare dhe Pavarësisë Shqiptare kanë dhënë në këtë periudhë.
2 000 Lekë
More

Referenca: 2869

Botuesi: Plejad

Dritehije shqiptaro-greke, Ndricim Kulla

Marrëdhëniet shqiptaro – greke kanë mjaft dritë – hije, por e rëndësishme është që ato të dihen e të njihen, se vetëm kështu kanë shans të evoluojnë. Për këtë, mbi të gjitha duhet vullnet politik dhe ndershmëri intelektuale, për të pranuar të mirat dhe të këqijat e secilit qëndrim.
600 Lekë
More

Referenca: 2595

Botuesi: Te tjere

Ditet e frikshme te vitit 97, Xhovani Shyti

Prandaj i risolla në vëmendje grushtin e shtetit 1998, tragjedinë e Gërdecit, grabitjen e votave, përmbytjen e Mbishkodrës, krizën politike 2009 – 2010, vrasjen e katër demonstruesve në atë ditë të vrenjtur janari të vitit 2011 dhe sidomos pandëshkueshmërinë e autorëve të evidentuar si të tillë.
700 Lekë
More

Botuesi: Pegi

Çamëria, studime historike-sociologjike shek XIII-XX, Hajredin Isufi

Lexuesi në këtë libër përmes dokumentacioneve e fotove që e shoqërojnë studimin, do të gjejë një informacion të bollshëm e të bazuar mbi problemin e autoktonisë së shqiptarëve  të çamërisë në trojet e tyre historike, marrëdhëniet gjenetike e etno-kulturore mes çamëve të krishterë dhe atyre myslimanë, mbi marrëdhëniet e tyre në jetën e përditshme e...
1 000 Lekë
More

Referenca: 2574

Botuesi: Plejad

Ligji i maleve shqiptare, At Giuseppe Valentini

Një nga veçoritë më të spikatura e më të qenësishme të kombit shqiptar është pa dyshim tradita e tij juridike, e ruajtur të paktën pjesërisht që nga epoka e hershme e depërtimeve greke e romake deri në ditët tona.
800 Lekë
More
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: SKU001421

Botuesi: Plejad

Greqia përpara grekëve, Louis Beonlew

A janë Pellazgët grekë të mirëfilltë? Kuptimi i emrit, që mbahet si më i lashti, është në veçanti më i debatueshmi dhe pranon shpjegime të shumta studiuesish. Por sot, një përgjigje na vjen nëpërmjet një trajtese të veçantë të Louis Benloew, bërë që në 1877, në veprën "Greqia para grekëve".
1 000 Lekë
More

Referenca: SKU001483

Botuesi: Plejad

Mikenët - Pellazgët: Greqia ose zgjidhja e një enigme, Mathieu Aref

Kjo vepër e re përfundon atë se çfarë Arefi shkrujti në veprën "Shqipëria (Historia dhe gjuha) ose odisea e pabesueshme e një populli parahelen". Këtë herë ai e përzmadhin pamjen e saj dhe nxjerr nocione etnike, të cilat na i bëjnë të ditura burimet e lashta në lidhje me botën e lashtë ballkanike.
1 200 Lekë
More