Të mësosh të jetosh ! Libra psikologjik, filozofik dhe praktik.

Përshëndetje miq të librit,

Kësaj here librat dhe autorët që kemi përzgjedhur janë të një karakteri disi më psikologjik dhe filozofik, por gjithësesi praktikë dhe konkret për jetën. Duke filluar që nga “Këshillat për jetën” e Shopenhauer-it deri te libri i autores shqiptare Adriana Anxhaku (Zeneli): “Arsyeja ndërmjet mitit, iluminizmit e refleksionit”, secili përpiqet të sjellë një përqasje të goditur mbi fazat, këndvështrimet apo edhe gjendje të caktuara të fenomeneve të jetës tonë të përditshme.

Këndvështrimi, urtësia dhe prakticiteti i këtyre mjeshtrave të psikologjisë, filozofizë, sociologjisë dhe vetë artit, përcillet përmes faqeve të këtyre libravë, me qëllim që t’ju sjellë më tepër dritë jo vetëm mendjeve tuaja, por mbi të gjitha, t’ju ndihmoj të jetoni jetën!

Këshilla për jetën, Arthur Shopenhauer

Keshilla per jeten, Arthur Shopenhauer“Këshilla për jetën” është një nga veprat më të pëlqyera dhe më popullore në lexueshmëri e filozofit që të ngushëllon përmes pesimizmit: Arthur Schopenhauer. Në këtë vepër autori hyn në kontakt dhe bën të prekshme ato zona ku lexuesi i zakonshëm, por edhe natyra meditative gjen krahë për të zbuluar gjithçka të ndryrë brenda vetes, për të zbuluar më mirë atë dhe për ta vendosur veten në raport me botën dhe të tjerët. Pyetjet më ekzistenciale për qenien bëhen me një inteligjencë të jashtëzakonshme dhe po kështu jepen edhe përgjigjet e autorit nga përvoja e vet dhe përvoja e njerëzimit. Ç’kuptim ka jeta për ty? Po nderi? Po paraja? Po të jesh i lumtur, a ka kuptim? Po të brengosesh, a ka vlerë? Po artet, ç’vlerë kanë? Po dituria? Këto dhe shumë të tjera janë pjesë e këtij libri të shkëlqyer që të shoqëron gjithë jetën.

Si të sillemi me gratë, Artur Shopenhauer

Si te sillemi me grate nga Artur ShopenhauerMe gratë natyra ka kryer një goditje mjeshtërore: ka bashkuar në një kohë të caktuar të rinisë, të gjitha bukuritë dhe yshtjet për të tërhequr fort vështrimet e përhumbura të burrave.

Cfarë mund të na mësojnë filozofët për sjelljen ndaj grave, kur atyre u takon të jenë mbrojtës të diturisë, ndonëse vetë kanë qenë të pafat në dashuri? Ç’na këshillojnë ata për t’u mbrojtur nga sjelljet bredhacake për të frenuar këtë synim të dëshirës sonë? Çfarë strategjie na këshillojnë për t’u hequr tekat seksit delikat kur dihet dashuria është si feja: nuk arrihet me forcë.

Si të sillemi me njerëzit, Dale Carnegie

Si te sillemi me njerezit Dale CarnegieSi të sillemi me njerëzit (How to Win Friends and Influence People) është një ndër librat e parë më të shitur për përmirësimin-e-vetes që është publikuar ndonjëherë. Shkruar nga Dale Carnegie dhe publikuar që në vitin 1936, arriti të shes mbi 15 milion kopje në të gjithë botën. U listua si një ndër librat më të shitur të New York Times për 10 vjet.

Rruga në të cilën rrallë shkohet, Scott Peck

Rruga ne te cilen rralle shkohet, Scott PeckAutori përpiqet të jetë sa më objektiv dhe korrekt në trajtimin e temave të medha si Dashuria apo Dhimbja, të cilat i fokuson jo vetëm në dritën e shkencës psikologjike, por futet dhe në trajtime filozofike, sociologjike, teologjike, madje dhe poetike, duke shkrirë të gjitha këto në përvojën jetësore të vetvetes dhe të rrethit ku ai jeton. Vetë titulli i librit është sugjerues, aq edhe joshës; ai të fton në një rrugë, nëpër të cilën vërtetë shkohet shumë rrallë,por me mbështetjen, përkrahjen, sinqeritetin dhe dashurinë që të ofron ky autor bashkëkohës, mund ta bëjë lexuesin të jetë dhe ai, papritur, pjesëmarrës në rrugën e ngritjes së vet shpirtërore. Për Skot Pek-un, por dhe për njerëz të tjerë që mendojnë dhe jetojnë si ai, Dashuria dhe Puna janë gjërat më shenjta dhe të vetmet udhëheqëse, që të çojnë në rrugën për arritjen e lumturisë së vetvetes dhe të tjerëve.

Arti i të pleqëruarit, Ciceroni

Arti i te pleqeruarit CiceroniThuhet se pleqëria e largon njeriun nga jeta aktive. Thuhet se ajo i mpak forcat duke e bërë trupin të dobët, se e zhvesh plakun nga gëzimet e jetës, nga pasionet e dashurisë dhe se me pleqërinë njeriu i afrohet gjithnjë e më shumë vdekjes.

Pleqëria i dobëson forcat e trupit, por nuk dobëson jetën shpirtërore. Fakti që pleqëria i afrohet gjithnjë e më shumë vdekjes, nuk duhet ta dëshpërojë njeriun, por ta qetësojë, sepse vdekja është një kthim në zanafillë. Sipas Ciceronit, e fshehta e artit të pleqëruarit është mbajtja gjallë e interesave, bërja e një jetë të rregullt dhe të përkorë.

Arsyeja ndërmjet mitit, iluminizmit e refleksionit, Adriana Anxhaku (Zeneli)

Arsyeja ndermjet mitit, iluminizmit dhe refleksionit kritikVëmendja e studimit është drejtuar këtu drejt rrymave të reja bashkëkohore të mendimit filozofik e sociologjik modern. Duke lexuar punimin bindesh plotësisht për vlerat që ka studimi, si në drejtim të parashtrimit të Teorisë Kritike në tërë rrugën e zhvillimit të saj ashtu dhe në njohjen e rolit të kësaj teorie në kritikën ndaj shoqërisë ekzistuese. Mendoj se njohja e saj do të ndihmonte edhe studiuesit shqiptarë në zbërthimin e kuptimit të mjaft dukurive edhe të shoqërisë tonë, … sidomos atyre negative për artin e kulturën që janë kthyer shpesh vetëm në mall.

Leximet e verës ! Listë e përzgjedhur librash për verën.

Përshëndetje miq të librit,

Këtë verë perveç zgjedhjes së vendit ku do kaloni pushimet mbase jeni duke menduar edhe për librat ose autorët që do kishit dëshirë të lexonit. Nga ana jonë, duke dashur t’ju vijmë sado pak në ndihmë, menduam t’ju sugjerojmë një përzgjedhje librash të këndshëm që shpresojmë t’ju pëlqejnë.

Ndërkohë kjo është vetëm një listë e shkurtër dhe ne nuk duam ta kufizojmë atë me kaq.  Prandaj, nëse ju keni libra apo autorë të tjerë që dëshironi t’i sugjeroni, ju lutem shkruajini këtu duke vendosur titullin dhe autorin e librit, si dhe një koment të shkurtër që shpjegon arsyen pse ju ka pëlqyer.

Seria e librave për fëmijë dhe të rinj Artemis Fowl nga Shtëpia Botuese Dudaj

Përshëndetje miq të librit,

Kësaj here dëshirojmë t’ju prezantojmë me serinë e librave për fëmijë dhe të rinj - Artemis Fowl, nga shtëpia botuese Dudaj. Këta libra spikatin për tërheqjen e menjëhershme që u bëjnë fëmijëve duke i përfshirë në botën e fantazisë.

Seria e librave Artemis Fowl

Shkrimtari Eoin Colfer u lind në Irlandë dhe u shqua menjëherë për stilin e tij të jashtëzakoshëm. Por, falë aventurave të Artemis Fowlit ky shkrimtar është bërë i njohur në të gjithë botën. Pas shitjes së miliona librave anë e mbanë botës, saga e Artemisit po shndërrohet në një film të përhapur nga Miramax dhe të prodhuar nga Robert De Niro.

Për autorin:

Eoin Cofler ka lindur në Irlandë, në Wexford, në vitin 1965. Ka qenë mësues për pesëmbëdhjetë vjet dhe, pasi ka jetuar në Tunizi, Itali dhe Arabi Saudite, është kthyer përfundimisht në qytetin e tij të lindjes.

Ka filluar të shkruajë që në moshë të re (komedi, në të cilat i detyronte shokët e tij që të luanin rolet e aktorëve) dhe pa u ndalur, deri sa arriti suksesin e parë të madh në vendin e tij me romanin Benny dhe Omar.
Shtëpia Botuese “Dudaj” do të sjellë së shpejti edhe dy vëllimet e tjera që pasojnë serinë e Artemis Fowl-it.

Vëllimi 1 – Thesari i Popullit

Thesari i Popullit, Artemis FowlKush është Artemis Fowl-i? Një gjeni? Natyrisht, përderisa arrin të lozë me teknologjinë ashtu si të tjerët lozin me ushtarët e vegjël.

Një kriminel? Pa dyshim që po: prejardhja e tij nga një plejadë e vjetër dhe e shquar keqbërësish nuk është e rastësishme. Po Artemisi është mbi të gjitha njeriu që ka planifikuar grabitjen më të guximshme dhe origjinale të shekullit: ai ka mundur të shtjerë në dorë arin të cilin Populli i Vogël e ruan me këmbëngulje prej shumë mijëvjeçarësh.

Ky është rrëfimi i luftës së tij personale me zanat, qipujt, koboldët, njomët dhe trollët dhe mbi të gjitha me superpolicen karkanxhollike Magjistricë Shtupa: një betejë e cila ngjason me një videogame të cilin vetëm një djalosh dymbëdhjetëvjeçar e me një shkallë inteligjence të barabartë me atë të një gjeniu, i pajisur me gjakftohtësinë e James Bond-it dhe me kurajën e Indiana Jones-it është në gjendje ta çojë përpara …

Ky është një tekno-thriller i mahnitshëm dhe ironik, i shkruar me një dozë aspak të papërfillshme magjie të cilën ua ofron lexuesve që janë të gatshëm të ëndërrojnë për të pamundurën.

Vëllimi 2 – Aksidenti Arktik

Aksidenti Arktik, Artemis FowlA është me të vërtetë një gjeni i krimit Artemis Fowl-i? Po: në moshën dymbëdhjetëvjeçare ai ka mundur të shtjerë në dorë arin e ruajtur nga Populli i krijesave të magjepsura dhe të vërë në lojë magjinë. Cinik, i paskrupullt dhe i pajisur me një intelekt superior e të jashtëzakonshëm e megjithatë, me një pikë të dobët: dashurinë për të ëmën, e cila rreket ta dërgojë në shkollë si të ishte një fëmijë i zakonshëm, e për të atin i cili është zhdukur në mënyrë të mistershme mes akujve të Arktikut. Pikërisht për të gjetur Fowl Plakun, të burgosur nga Mafia Ruse, Artemisi kërkon ndihmën e armiqve të tij të përhershëm, Magjistricë Shtupës, pjesëtares së policisë karkanxhollike dhe komandantit të saj aspak të sjellshëm, Julius Rrënjës. Por edhe Popullin e kanë mbytur telashet dhe për t’i zgjidhur ato ka nevojë për ndihmën e Artemisit… Një aleancë e cila do t’i japë jetë një aventure të vrullshme magjike – teknologjike të cilën e bëjnë edhe më tërheqëse dozat e mëdha të aksionit, ankthit nga e papritura dhe humori i zi: sepse vetëm një aventurë e re e Artemis Fowl-it mund ta kapërcejë të kaluarën.

Vëllimi 3 – Kodi i Përjetësisë

Kodi i Perjetesise, Artemis FowlKëtë herë Artemis Fowli ka sajuar një telash vërtetë të madh! Shpikja e tij e fundit, Kubi, një minikompjuter i ndërtuar duke përdorur teknologjinë e magjepsur të rrëmbyer nga Populli, i cili është në gjendje që të gjurmojë vendstrehimin e tyre të nëndheshëm, ka rënë në duart e gabuara: në duart e Xhon Spiros, një miliarder lakmitar i cili është i gatshëm të bëjë gjithçka vetëm e vetëm që të zotërojë botën.

Epo mirë, Kubi mbrohet nga Kodi i Përjetësisë, i cili është i pamundur të deshifrohet, të paktën kështu mendohet… por a është e vërtetë kjo gjë? Kështu, për të mos hasur rreziqe të mëtejshme, hyn përsëri në veprim skuadra e pazakontë e përbërë nga Artemisi, gjeniu i ri kriminel, nga oficerja e palodhur karkanxhollë Magjistricë Shtupa si dhe nga xhuxhmaxhuxhi i paepur kleptoman Mulkimi i Sterres. Por komandanti Rrënja dhe centauri Mëzi kanë vendosur që, për hir të sigurisë së Popullit, duhet të fshihet jo vetëm programi i sofistikuar i Kubit por edhe kujtimet e shumta e të rrezikshme që gjenden në mendjen e Artemisit…

Vëllimi 4 – Mashtrimi i Opalit

Mashtrimi i Opalit, Artemis FowlKrijesat e magjepsura të Popullit të Vogël kanë fshirë çdo kujtim të botës së tyre nga mendja e së vetmes qenie njerëzore të cilit i trembeshin: gjeniut kriminal Artemis Fowl. Por tani ata kanë nevojë për ndihmën e tij… dhe sa më shpejt.

Xhindja e pabesë Opal Koboi po planifikon shkatërrimin e botës. Për ta ndalur atë, duhet çliruar kapitenia Magjistricë Shtupë nga akuzat e vrasjes, duhet të organizohet arratisja nga burgu e një xhuxhmaxhuxhi kleptoman si dhe të fitohet aleanca e një centauri tejet të zgjuar që për momentin nuk ka dijeni për asgjë. Sikur vetëm Artemisi të mund të kujtonte, sepse fati i gjithë atyre krijesave të çuditshme varet nga ai…

Novela “Lufta dhe Paqja”, Leo Tolstoi

Përshëndetje miq të librit,

Këtë herë dëshirojmë t’ju prezantojmë me veprën e një prej autorëve të mirënjohur rus, Leo Tolstoi. Vepra e tij “Lufta dhe Paqja” vjen tek ju falë një bashkëpunimi të ri me shtëpinë botuese OMSCA-1.

Lufta dhe Paqja, Leo TolstoiLufta dhe Paqja, është një novelë historike, e ndarë në katë libra në shqip (pjesa pare, e dyte, e trete dhe e katërt), që tregon për ngjarjet e trazuara në Rusi gjatë luftrave të Napoloeonit në fillim të shekullit të nëntëmbëdhjetë. Mbështetur mbi një stil jete aristokratike që tashmë kish filluar të zhdukej gjatë kohës që Leo Tolstoi shkroi librin e tij në vitet 1860, libri përmbledh një periudhë relativisht të shkurtër – pesëmbëdhjet vjet – por paraqet jetët e karaktereve të ndryshëm nga të gjitha segmentet e shoqërisë me detaje të gjalla dhe të mirërealizuara.

Tregimi pasqyron përballjen e një gjeneratë me ndryshimin, i cili i bën disa që të luftojnë për të mbrojtur strukturën ekzistuese edhe me jetët e tyre, ndërsa të tjerë e kuptojnë se mënyrat e vjetra po zhduken.

Pjesërisht leksione historie, pjesërisht romancë e mrekullueshme, pjesërisht revizionizëm betejash, dhe pjesërisht leksione filozofie, Lufta dhe Paqja vazhdon të mbërthejë gjenerata të tëra lexuesish të cilët joshen me tregimin mbërthyes dhe kuptimin e qartë dhe inteligjent të shpirtit njerëzor.

Mbi 500 tituj të ndryshëm

Gjithashtu kemi kënaqësinë t’ju njoftojmë se tashmë Shtëpia e Librit disponon një përzgjedhje të gjerë librash me mbi 500 tituj të ndryshëm. Nëse titulli apo autori që kërkoni nuk gjendet në listën tonë, atëherë ju lutemi mos nguroni të na kontaktoni personalisht me kërkesën tuaj.

Një fëmijë që lexon, është një fëmijë i lumtur!

Përshëndetje miq të librit,

Afrimi i 1 Qershorit, Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve, është sigurisht një kohë ku çdo fëmijë ka të drejtë të festojë dhe gëzojë së bashku me familjen dhe të afërmit. Në këtë kohë, mbase edhe ju si prind apo i afërm i një fëmije, jeni duke menduar se çfarë do të bëni me këtë rast. Ndoshta, ju keni menduar për të blerë ndonjë lodër ose po planifikoni ndonjë aktivitet të veçantë së bashku me fëmijën, në mënyrë që ai apo ajo ta festojë sa më bukur. Por, ne këtu te Shtëpia e Librit jemi të bindjes se “një fëmijë që lexon, është një fëmijë i lumtur”!

Ne besojmë se libri nuk është thjesht burim njohurish apo barrë nga mësimet. Ne besojmë që ai mbart në vetvete shumë vlera dhe dimensione të cilat shkojnë përtej kufizimeve kohore apo edhe vetë imagjinatës tonë. Libri është në gjendje ta përcjellë mendjen dhe shpirtin e fëmijës përtej horizonteve fizike dhe mendore në vende me lumturi dhe kënaqësi të pastër.

Prandaj, për t’ju ardhur sado pak në ndihmë, ne menduam t’ja u lehtësonim sado pak mundimin duke bërë një Ulje me 10% për çdo libër brenda seksionit: Letërsia për fëmijë.

Kjo ofertë është e vlefshme për të gjithë librat me puzzle (figurat që formohen me pjesë) të cilët janë veçanërisht të përshtatshëm për fëmijët e moshave 2-6 vjeç si një mënyrë praktike që ndihmon në zhvillimin e aftësive krijuese, organizative dhe koordinuese për fëmijët e kësaj moshe.

Gjithashtu, për më të rriturit ju ftojmë të konsideroni librat e mrekullueshëm të autorëve shqiptarë si Gaqo Bushaka (me Serinë e Cufos), Virgjil Muçi (me përmbledhjen e përrallave shqiptare), etj. Si dhe tituj të mirënjohur nga autorë të huaj si p.sh. librat e autorit Michael Ende (Xhim Kopsa, Historia pa mbarim), Oskar Uajld (Princi i lumtur, Portreti i Dorian Greit), Daniel Defoe (Robinson Kruzo), Seria “Kryezoti i Unazave”, Libri i Xhungles, David Koperfild, Aladini dhe llampa magjike, etj..

Ju kujtojmë se kjo ofertë është e vlefshme deri në datën 10 qershor, prandaj ju ftojmë që deri atëherë të konsideroni mbi 60 tituj të ndryshëm botimesh për fëmijë të të gjitha moshave.

Ju mirëpresim në çdo kohë,

Shtepia e Librit

Romani befasues i Ben Blushit

Përshëndetje miq të librit,

Nëse keni qenë duke pritur të gjeni një kopje të librit të Ben Blushit “Të jetosh në ishull”, tani keni mundësi ta bëni këtë edhe nëpërmjet Shtëpisë së Librit.

Te jetosh ne ishull, Ben BlushiTë jetosh në ishull” është romani i parë i autorit Ben Blushi, i njohur si politikan, ish ministër dhe zëvendësministër në disa dikastere në vitet e fundit, si dhe një gazetar i njohur në fillimet e tij.

Është një nga rastet unike kur një politikan i kthehet letërsisë, ndërkohë që gjatë këtyre 18 vjetëve shoqëria shqiptare ka njohur fenomenin që një pjesë jo e vogël shkrimtarësh e poetësh, njerëz të letrave në përgjithësi lanë penën dhe iu përkushtuan politikës.

Me një rrëfim e stil jo të zakontë në letrat shqipe, veçanërisht pas viteve ‘90, autori e ka marrë temën nga Historia e Shqipërisë e shekujve XV-XVIII, por duke e trajtuar artistikisht si rrallëkush e duke sjellë një informacion me frymë analitike nga një pikëvështrim i ri dhe tërësisht sipas gjykimit të tij të ngjarjeve të mëdha të shoqërisë shqiptare të kësaj periudhe. Por, pavarësisht nga linjat e personazhet e shumtë që gërshetohen në libër, tema themelore e romanit do të mbesë procesi i gjatë shoqëror i islamizimit të shqiptarëve nga të krishterë në myslimanë, debatet për të cilin vazhdojnë të jenë në qendër të polemikave edhe në ditët tona dhe i kanë ndarë studiuesit, historianët, analistët, etj. në kampe me pikëpamje të ndryshme.

20 kryevepra nga kryeveprat e shekullit te 20-te

Miq të librit, përshëndetje!

Kësaj here po i kushtojmë vëmendje ekskluzivisht 20 kryeveprave të letërsisë botërore dhe shqiptare të shekullit të 20. Këto 20 romane, të publikuara me cilësi të lartë dhe kapakë të trashë vijnë nga shtëpia botuese Koha Ditore në Prishtinë. Botimi i këtyre librave dukshëm nuk është një nismë tregtare, sepse cilësia e librave është shumë më e lartë sesa çmimi. Kolana e 20 kryeveprave të shekullit të kaluar, janë edhe një shembull i botimit të vlerave të njerëzimit, shembull që bën mirë të ndiqet edhe nga shtëpitë e tjera botuese.

Nga lista e kryeveprave shqiptare, në këtë kolanë janë “Gjenerali i Ushtrisë së Vdekur”, Ismail Kadare, “I humburi”, Fatos Kongoli “Gjaku i Dallëndyshes”, Zija Çela, e “Ujku dhe Uilli” nga Vath Koreshi.

Besoj se të gjithë e njohin “Gjeneralin e Ushtrisë së Vdekur” e nuk ka kuptim të themi fjalë të tjera. Për veprat e tjera, “I humburi” është një nga veprat e para të Fatos Kongolit, i botuar që në vitin 1992 e që e ngriti Kongolin në majën e letrave shqipe. Kur ky roman u publikua në Francë, gazetat franceze shkruajtën “Shqipëria ka dy K”, (Kongoli dhe Kadare), ndërsa romani u publikua edhe në anglisht e në gjuhë të tjera. “I Humburi” është konsideruar romani më i rëndësishëm i letërsisë shqiptare në periudhën e post-kumunizmit. Protagonisti i romanit Thesar Lumi, qe duke u ngjitur në anijet e emigrimit masiv të 6 marsit 1991, por ndërron mendje dhe kthehet në shtëpi.

Kryeveprat botërore

Aspekti më pozitiv i serisë së kryeveprave botërore të Kohës Ditore, është fakti se redaktorët e kësaj shtëpie botuese dukshëm nuk vuajnë nga “sindromi Nobelist”, një sindrom që është shumë i pranishëm mes botuesve të Tiranës. Shumica e kryeveprave të përzgjedhura i përkasin autorëve që nuk e kanë fituar çmimin Nobel për letërsi, ndërkohë që nuk mungojnë as romanet më të mira nga ato që e kanë fituar Nobelin.

Ja disa prej tyre:

Dashnori (në frëngjisht L’Amant), është një roman autobiografik i shkruar nga Marguerite Duras, publikuar në vitin 1984. Ky është një roman i përkthyer në mbi 50 gjuhë dhe që më 1984 mori çmimin prestigjioz të letërsisë franceze Goncourt.

I vendosur në sfondin e Vietmanit si koloni franceze, “Dashnori” paraqet intimitetet dhe telashet e një romance klandestine mes vajzës adoleshente të një familjeje franceze të rrënua financiarisht dhe një burri kinez të moshuar dhe të pasur.

Më 1929, një 15 vjeçare pa emër po udhëton me traget përgjatë deltës Mekong; po kthehej nga pushimet në shtëpinë e familjes së saj në fshatid Sadec, për të shkollën e saj në Saigon. Ajo tërheq vëmendjen e një 32 vjeçari, djali i një mandati kinez biznesi, një i ri i pasur me një trashëgimi të bollshme. Ai godet me një bisedë vajzën; ajo pranon të kthehet pas në qytet me limuzinën e tij.

E nxitur nga rrethanat e edukimit të saj, kjo vajzë, e bija e një vejushe të falimentuar dhe depresive, sapo ka zbuluar se ka një detyre reale, të hapë rrugën e vet në botë. Në këtë mënyrë, ajo bëhet e dashura e tij, deri sa ai i bindet mospranimit të të atit dhe ndërpret lidhjen. Për të dashurën e tij, nuk ka dilemë mbi thellësinë dhe sinqeritetin e dashurisë, por vetëm shumë më vonë, vajza pranon para vetes ndjenjat e vërteta.

Romani është ngjarja e jetës së vetë autores, e cila pati një dashuri në moshën 15 vjeçare. I dashuri real i quajtur Lee, vdiq në vendlindjen e vet.

Romani biografik “Ditë të qeta në Klishi” është një vepër theblësore dhe shprehëse e karakterit të shkrimtarit amerikan Henry Miller, i cili njihet për përzjerjen e seksit me filozofinë si dhe është një vepër informuese për kohën në të cilën ai jetoi. Ai është shkrimtari i romaneve që u ndaluan për shumë vite nga publikimi dhe qarkullimi në SHBA dhe që vuri para sprovës ligjet federale përballë artit dhe pornografisë. Libri është një pasqyrë e ditëve që autori kaloi në Paris në vitet ’30. Mënyra e hapur e diskutimit të tij për seksin bëri që romani të qarkullonte në Francë dhe shumë vite të tjera shumë më herët sesa të botohej në vendlindjen e autorit. Botimi i parë i kësaj kryevepre në SHBA u bë i mundur vetëm në vitin 1961. Romani është përshtatur edhe për disa filma të suksesshëm.

Emri i Trëndafilit është vepra më e famshme e Umberto Eco-s. Ajo paraqet misterin e një vrasjeje të ndodhur në një manastir Italian në vitin 1327. Romani u publikua për herë të parë në Itali më 1980 dhe në anglisht u përkthye më 1983.

Bashkë me shoqëruesin e vet, Adso i Melk (emëruar sipas abatit Benediktin Stift Melk), frati françeskan Uilliam i Baskervilëve udhëton për në një abaci ku qe kryer një vrasje. Ndërsa fillojnë hetimet, shumë njerëz të tjerë vdesin në mënyrë të mistershme. Protagonistët eksplorojnë një bibliotekë mesjetare shumë të ngatërruar, fuqia diversivve e qeshjes dhe përballja me Inkuizicionin. Bie në fuqitë e jashtëzakonshme logjike dhe të deduksionit të Uilliamit që të zgjidhen misteret e abacisë.

I huaji, (L’Étranger), është kryevepra e Albert Kamy, (Camus), e publikuar për herë të parë më 1942. Është një udhëtim stilistik force që përmbledh shijen autentike të universit të absurdit dhe është konsideruar si vepër me rëndësi kritike për shkrimtarë dhe kritikët si Bartes, Rob-Gillet, dhe Sarute. Rrëfenjësi është Mjursault (Meursault), një algjerian me temperament instiktive por jo aq demonstrativ, i cili në pjesën e parë tregon ngjarjet e përditshme të jetës së tij që nga varrimi i të ëmës dhe vrasja e një arabi në plazh. Në pjesën e dytë detajet e vogla kthehen në provat dënuese në gjyqin e tij. Mekanizmi arbitrar i sistemit gjyqësor dhe dënimi me vdekje provokojnë te Mjursault pohimin e jetës kundrejt vdekjes.

Këlthitja dhe mllefi, është romani i katërt i Uilliem Fokner, (William Faulkner). Ai u publikua në vitin 1929 dhe konsiderohet si kryevepra e parë e këtij autori. Ngjarja zhvillohet në vendin e Joknapatufa-s, një vend i krijuar nga fantazia e autorit. Ky është vendi ku zhvillohen ngjarjet e 15 romaneve dhe novelave të Folknerit dhe për nga përshkrimi ngjan me Misisipin e veriut, ku autori kaloi pjesën më të madhe të jetës. Megjithëse konsiderohet gjerësisht si shkrimtar Jugor, shumë kritikë lavdërojnë te veprat e Folknerit temat humaniste universale. Libri u publikua në vitin e krizës së madhe të bursave, kohë kur shitjet e të gjitha mallrave qenë shumë të dobëta. Megjithatë, Folkner mori lëvdata të konsiderueshme nga kritikët si dhe famë për punën e tij.

Para se të shkruante Këlthitja dhe Mllefi, Folkner e kishte shumë të vështirë të shiste romanet e veta te shtëpitë botuese. Ai vendosi të përqendrojë vëmendjen e vet te një vepër shumë e mirë e për pasojë doli ky roman.

Frymëzimi për novelën erdhi nga historitë e tij të shkurtra nën titullin “Twilight” (Muzgu). Karakteri i Kadi-t ishte krijuar në këtë histori. Në një skenë ku Kadi ka hypur mbi një pemë dardhe duke shikuar nëpërmjet dritares vendin ku po mbahet varrimi i gjyses së saj, vëllezërit e saj janë duke vështruar atë dhe pantallonat e saj të pista me baltë. Folkner e kishte aq për zemër karakterin e Kadi-t sa mendonte se meritonte më tepër së një histori të shkurtër. Kështu lindi edhe “Këlthitja dhe mllefi”.

Next Page →