nga Admin

20 Mars, 2008

Amerikani Tony Blair (kopertina)

Cdo jave ne perpiqemi te vecojme disa prej titujve apo autoreve me te perzgjedhur te cilet me pas i vendosim ne Vitrinen kryesore te Shtepise se Librit. Kesaj here, perzgjedhjet tona jane shtyre sa nga risia e titullit, sa nga pervjetori (Cabej) apo zhvillimet e koheve te fundit, por jo me pak edhe nga vete ndikimi qe nje autor apo autore (Fallaci) ka pasur ne fushen e vet respektive. Gjithesesi, vlerat e cdo libri mbetet ti gjykoni vete…

Amerikani Tony Blair nga James Naughtie
Amerikani Tony Blair (kopertina)Marrëdhënia e Toni Blerit me Amerikën është një nga historitë më tërheqëse të kohës sonë. Ai është kryeministri që duke u lidhur me Xhorxh Bushin vuri në rrezik të ardhmen e tij politike në Britani, por njëkohësisht u kthye në një hero për shumë amerikanë që pas 11 Shtatorit. Në këtë histori të jashtëzakonshme e magjepsëse, autori James Naughtie pyet përse Bleri hyri në zemrat e amerikanëve, përse ai iu përgjigj atyre në atë mënyrë, cilat do të jenë pasojat për Britaninë, politikën dhe liderët e saj. 

Ali Këlcyra, aristokrati kuqezi, Tanush Frashëri
Një vepër e historianit Tanush Frashëri përmbush qëllimin për ta parë figurën e demokratit patriot përtej legjendave të PPSH-së që deri dje e ka futur në historiografinë e saj si “tradhtari”, “kolaboracionisti”, “bajlozi”. Shumë vite jetë i kaloi në mërgim, një dënim me vdekje u nënshkrua për të nga organet e gjyqësisë së monarkisë, PKSh donte ta shiste tek Aleatët si kriminel lufte, dhe që nga dita e instalimit të diktaturës komuniste deri kur mbylli sytë jashtë atdheut, në Itali në 1963 e më pas, fushata anti Ali Këlcyra është endur si hije. Edhe një vepër kushtuar kësaj figure, tanimë sipas burimeve arkivore, në dritën e të vërtetës, promovohet jashtë Shqipërisë.

Kujtimet e Adrianit nga Marguerite Yourcenar
Kujtimet e Adrianit është romani kryevepër i shkrimtares franceze Marguerite Yourcenar ku përshkruhet jeta dhe vdekja e Perandorit Romak Adrian. Libri u publikua në Francë më 1951 me titullin origjinal Mémoires d’Hadrien dhe pati një sukses të jashtëzakonshëm e të menjëhershëm. Perandori Adrian njihet veçanërisht për faktin se i dha fund politikës ekspansioniste të Perandorisë Romake dhe u përqendrua te konsolidimi i brendshëm përmes ndërtimit të fortifikimeve mbrojtëse në zonat kufitare, ku më i famshmi është Muri i Adrianit në Britaninë e Madhe, i ndërtuar për të ndalur barbarët britë të veriut të sulmonin jugun e romanizuar.

Një burrë nga Oriana Fallaci
Mbi autoren: Oriana Fallaci (29 qershor 1929 – 15 shtator 2006) qe një gazetare, shkrimtare dhe intervistuese politike italiane. Një ish-partizane gjatë Luftës së Dytë Botërore, pati një karrierë të gjatë dhe të suksesshme në gazetari. Intervistoi jashtëzakonisht shumë udhëheqës botërorë dhe njerëz të famshëm si: Dalai Lama, Henry Kissinger, Shahun e Persisë, Ayatollah Khomeinin, Willy Brandt, Zulfikar Ali Bhutto, Walter Cronkite, Omar Khadafi, Federico Fellini, Sammy Davis Jr, Nguyen Cao Ky, Jaser Arafat, Indira Gandhi, Alexandros Panagoulis, Kryepeshkopin Makarios III, Golda Meir, Nguyen Van Thieu, Haile Selassie dhe Sean Connery.

Te thuash po, Roger Fisher nga William Urry, Bruce Patton
“Të thuash “po” ju ofron një strategji të provuar, hap pas hapi dhe konçize për të arritur marrëveshje të ndërsjellta në çdo konflikt – qoftë midis prindërve dhe fëmijëve, komshinjve, shefave dhe të punësuarve, klientëve apo korporatave, qiradhënësve e qiramarrësve dhe diplomatëve. Mbështetur në punën e Projektit të Negociimeve të Harvardit, një grup që merret vijimisht me të gjitha nivelet e negociimit dhe zgjidhjen e konflikteve, duke filluar që nga ato shtëpiake e deri te ato të biznesit dhe ndërkombëtaret. Libri “Të thuash “po” ju tregon për shembull se si t’i shkëputni njerëzit nga problemi. Të përqëndroheni te inetresat dhe jo te pozicionet, të punoni bashkarisht për të krijuar vartiente që i kënaqin të dyja palët, të negocioni me sukses me njerëz që janë më të pushtetshëm se ju, që nuk pranojnë të respektojnë rregullat e lojës ose përdorin “hile të ndyra”. Një udhëzues i vërtetë me këshilla dhe vrojtime praktike.

  • {"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}
    >