nga Admin

24 Mars, 2008

Parathënia jonë është e panevojshme…..

Rrno vetëm për me tregue, At Zef Pllumi
Rrno vetem per me tregue At Zef PriftiGjithë shoqëria shqiptare ka nevojë për këtë vepër. Kanë nevojë për të ata që e kanë jetuar atë kohë, e po aq, në mos për më tepër, ata që s’e kanë jetuar. Kanë nevojë të shtypurit e të nëpërkëmburit, e po aq, e mos më tepër, ata që shtypën të tjerët. Kanë nevojë antikomunistët, e po aq, ndoshta më tepër, komunistët.

Shkurt për të ka nevojë ndërgjegjja jonë. – Ismail Kadare

“Rrno vetëm për me tregue”, na bën të mendohemi se sa e vështirë është të “vlerësosh” përmbajtjen historike të një gjysmë shekulli shqiptar… Kam bindjen se një shumice shqiptarësh do t’u hyjë në punë kjo dëshmi për ta kuptuar se mohimi i së kaluarës – kulti i harresës – është një nga mënyrat më perfide për të përligjur a posteriori gjithë sa ka pasur kriminale një rregjim. – Aurel Plasari 

Histori kurrë e shkrueme, At Zef Pllumi
Histori kurre e shkrume At Zef PllumiTë botuara veçmas ose në organe si revista “Hylli i Dritës”, gazeta “55” etj., të pesë “veprat” e kësaj përmbledhjeje të re, – Historia kurrë e shkrueme, Franceskanët e mëdhaj, Ut heri dicebamus, Frati i pashallarëve Bushatli dhe Njerz fisnikë, – vijnë tani jo thjesht të puqura në këtë botim: ai çfarë i lidh ato në një pentaptik nuk është tjetër veçse vullneti për ta rilexuar historinë e për ta rishkruar atë duke iu afruar gjithnjë më pranë të vërtetave historike, ideal i çdo mendjeje të emancipuar e të qytetëruar.

  • At zefi eshte nderi i kombit.Jam kurioz te di nese
    shkruhet ndonje llaf ne librat shkollor nga vepra e tij apo jo.
    Kam lexuar
    Eshte nje mrekulli.Mendoj se duhet te futet ne shkolle si lende e vecante e gjithe vepra e kolozeve te kultures Shqiptare.Per njeres si Dritero Agolli e te tjere nuk duhet tu flitet femijeve fare.

  • Ky liber eshte me te vertete mjaft i mire nuk e kam lexuar por e kam degjuar ne radio.
    ky liber tregon realitetin e hidhur te asaj kohe ku un nuk e pata njohur.

  • {"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}
    >