13 Qershor, 2021

Në foto: Parcelat e Luleve në Holandë (1883).

Që nga fillimi i viteve 1600 dhe për dy shekujt që pasuan, Holanda ishte vendi më i avancuar në botë, një republikë tregtare me një perandori që shtrihej nga Amerika Latine për në Azinë e Largët dhe që kontrollonte disa nga tregtitë më fitimprurëse të kohës, piperit, kanellës dhe erëzave të tjera.

Por një nga mallrat më të çuditshëm që u kthye në një mani ishte tulipani.

Lulja e bukur erdhi me gjasa nga Persia dhe mbërriti në Holandë rreth viteve 1600. Holanda, një vend që kishte krijuar pasuri të mëdha përmes piraterisë detare, luftërave dhe një lloj tregtie që sot njihet si “trafik qeniesh njerëzore”, kishte para të bollshme për t’u fiksuar ndaj një produkti luksi. Dhe tulipani ishte luksi që mbërtheu të pasurit e vendit. Ata ishin të gatshëm të paguanin çmime marramendëse për një grusht me zhardhokë sa një gazetar hartoi një teori mbi histerinë e turmave. Një grusht me zhardhokë tulipanësh raportohet të jenë shitur për aq para sa një zanatçi fitonte në një vit ose aq sa kushtonte një shtëpi buzë kanalit në Amsterdam.

Të gjitha shtresat e shoqërisë hynë në tregtinë e tulipanëve në kërkim të fitimeve të shpejta, një lloj skeme piramidale që shpërtheu shpejt pasi tulipanët u shumëfishuan mjaftueshëm sa për të rrëzuar çmimet.

Kjo ishte arsyeja se pse Van Gogh nuk i pëlqente tulipanët. Ai krijoi neveri nga kjo lule për shkak të lidhjes së saj me babëzinë dhe spekulimin gjatë periudhës së manisë së tulipanëve.

Ekonomistët konsiderojnë maninë e tulipanëve si fluska e parë në çmimin e aseteve e regjistruar në histori. Por pavarësisht historisë së pakëndshme, Vincenti i pikturoi ato.

Rekomandojmë: The Letters of Vincent Van Gogh ose Van Gogh, Antonin Artaud

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}
>