22 Qershor, 2021

Transformoje jetën. Rishkruaje fatin.

Ky është romani më personal i shkruar nga shkrimtari i shumëlexuar në të gjithë botën, ku ai vjen me një udhëtim mbresëlënës drejt zbulimit të vetvetes. Njësoj si personazhi i tij te Alkimisti, Paulo po përballet me një krizë të rëndë besimi. Ndërsa ai kërkon shtegun për te ringjallja shpirtërore, opsioni i vetëm real i tij është, edhe një herë, – udhëtimi, udhëtimi për të eksperimentuar, për t’u rilidhur me njerëzit dhe panoramat përreth tij.

Duke u nisur për në Afrikë, dhe pastaj për në Evropë dhe Azi përmes hekurudhës Trans-Siberiane, ai nis një udhëtim për të rigjallëruar energjinë dhe pasionet e veta. Dhe pavarësisht të gjithave, ai nuk priste kurrë që në këtë udhëtim të takonte Hilalin. Një violiniste e re e talentuar, ajo është gruaja që Paulo dashuroi pesëqind vjet më parë – dhe gruaja që ai tradhtoi me një akt burracakërie aq të fortë sa e ndaloi atë të gjente lumturi të vërtetë në jetën e tij. Së bashku ata do të nisin një udhëtim mistik nëpër hapësirë dhe në kohë, duke udhëtuar një shteg që mëson dashurinë, faljen dhe kurajën si mjetet e domosdoshme për të kapërcyer sfidat e pashmangshme të jetës. Shumë i bukur dhe frymëzues, Alef na fton ne të mendojmë për kuptimin e udhëtimeve tona personale.

Më shumë: Librat e Paulo Coelho

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}
>