Përshëndetje miq të librit,
Këtu te “Shtëpia e Librit” mendojmë se shumë mendje janë më mirë se sa pak!
Vera erdhi, dielli dhe deti na presin. Secili mund të zgjedhë librin që dëshiron për të lexuar në plazh dhe ne besojmë se ju mund të bëni një sugjerim të vlefshëm për të gjithë vizitorët e “Shtëpisë së Librit” mbi librin apo autorin që ju mendoni se ia vlen të lexohet gjatë Verës 2011.
Gjatë muajve të fundit shumë libra të rinj i janë shtuar bibliotekës së gjuhës shqipe, qoftë nga autorët vendas, ashtu edhe nga të huaj.
Kështu ne ju ftojmë të sugjeroni librin apo librat, ose autorin që ju mendoni se ia vlen të lexohen gjatë kësaj vere. Do vlerësonim edhe një shpjegim apo arsye të shkurtër pse sugjeroni që ta lexojmë librin përkatës.
Ju mund t’i shkruani sugjerimet tuaja këtu poshtë te komentet apo t’i dërgoni me email.
Më pas sugjerimet tuaja do t’i dërgohen edhe lexuesve të tjerë.
Ju mirëpresim,
Shtëpia e Librit
liber interesant ,informues dhe qe te rrit kulturalisht është libri: “SHKëNDIJA E JETES” e autorit REMARK ,eshte pak horrorr por te terheq pa mase lexohet per tri dite. LEXIM TE MBARE DHE TE KENDSHEM!
Për këtë verë do të veçoja romanin e Nobelistit turk, Orhan Pamuk, “Muzeu i pafajësisë”. Një vepër voluminoze, por që të tërheq përmes një rrëfimi të qetë dhe të kujdesshëm duke të futur në shtjellat e jetës së viteve “70-“80 në Turqi. Në mjediset e një klase të re, në përpjekejt e një kombni për t’u civilizuar dhe për të kuptuar vlerat e vërteta mbi të cilat qëndron qytetërimi perëndimor. E gjitha kjo jepet përmes një fabule shumë të thjeshtë dhe si gjithmonë, përmes linjës së një dashurie të pamundur, por të vërtetë. Në këtë roman lexuesit e thjeshtë mund të shijojnë përjetimet e një dashurie të pamundur dhe absurde; lexuesi i kujdesshëm dhe i stërvitur do të kuptojë shpirtin e një kombi, kurse studiuesi do të mrekullohet pas filozofisë dhe studimit sociologjik të shoqërisë në shtjellat e ndryshimeve të mëdha!
Jane Austin – Ema..Bindja..ose Parku i Mensfilldit !!!
Paulo Coelho – Shtriga e Portobellos,Alkimisti!!
Rudina Xhung – Sikur Ana!
Sugjeroj “1111 Anekdota”, permbledhje e autorit Jorgaq Perika, per te kaluar kohen e lire.
Libra per femije
Edmond de Amiçis Zemër (që për fat të keq nuk gjindet ne librarine tuaj)
Oliver Tuist (Botimi i plotë) Charles Dickes
Mund ta lexoni dhe Konti i Monte Kristos pershtatur për fëmijë nga botimet Erik Alexandre Dumas.
Hakërrbëri Fin
Aventurat e Tom Sojerit Mark Twain
etj…
Une sugjeroj te lexoni trilogjine e Stieg Larsson.Te tre librat e tij.I treti sapo doli ne librari. Si dhe “I ardhur ne jete” nga Margaret Mazzantini
un ju sygjeroj te lexoni librin e katert ‘Agimi’ i stephanie mayer
Ju sugjeroj te lexoni edhe libra te fresket, te lehte, me subjekte qe te mbeten ne mendje,por edhe te perkthyera shume bukur ne shqip,madje do ta quaja shqiperim.Ja titujt:” Jamie Ford:Hoteli i kujtimeve rinore”;:Jacqueline Sussan :”Nje here nuk mjafton”;”Belle de Jour:Aventurat intime te nje vajze londineze”;:Mary Ann Shaffer$..: E fshehta e shoqerise letrare te Gernsit”.Per ata qe desherojne libra historike ju rekomandoj: Hecquard: Historia dhe pershkrimi i Shqiperise se eperme ose i Gegerise; “Imperatorum”; Arshi Pipa:Skice e nje konceptimi mbi jeten plotesuar meGjeniun( nje perkthim i shkelqyer i se motres se Arshiut z.Nedrete Kalakulla);Sokol Gjermeni: “Kryengritja Shqiptare e vitit 1911.Ne optiken e diplomacise Evropian edhe Ballkanike”, nje monografi e hartuar nga nje studiues i ri , i cili premton shume , si brezi me i ri nder studiuesit e ardhshem te historise shqiptare.
Asgjë më shumë kësaj vere, përveçse përmbledhjen me poezi të Dritë Agollit, dhe aty këtu ndonjë roman të Fatos Kongolit, cilin t’ia do mendja ! I humburi, ia vlen te rilexohet, të nderuar !
Une kisha sugjeru Letersi Shqiptare e sidomos Histori Shqiptare, Ilire shum pak jemi të përgaditur në kët drejtim Përshëndetje
Une sugjeroj te madhin Ismail Kadare me lexu cfar do libri ai te gjitha i ka te mira. Ben Blushi -Te Jetosh ne Ishull. Blendi Fevziu -Hiri Vullkanit. Fatos Kongoli–I Humbri. etj
Un do sygjeroja Historia pa mbarim, Michael Ende
Letërsi për fëmijë
une mendoj se gjat pushimeve verore duhet lexuar romanin Zgjimi dhe Aredita, Aferdita perseri ne fshat te stero spasse
Do te doja te sugjeroja Sekretete e Suksesit dhe Shkrimi Sekret
Do te vleresoja letersine klasike.Nder to do te permendja Bel Ami Gi De Mopasan dhe novelat e Stefan Cvajg.
Gjithashtu Doktor Zhivago nga Boris Pasternak, realizmin magjik te Gabriel Garcia Marquez me 100 vjet vetmi; Per dashurine dhe demone te tjere; Dashuri ne kohe te koleres, etj dhe padiskutim kryevepren e Friedrich Nietzsche “Keshtu foli Zarathustra” e cila sherben si nje bibel e rrale per gjithe ateistet.
“Vëllezërit Karamazovë” nga F.M. Dostojevski, jam duke e lexuar dhe eshte vertet shume i mire:) ka 2 pjese 🙂
psh te gjitheve.ju uroj nje vere te kendeshme.libri im i preferuar eshte adoleshentet.nje histori dashurie dramatike mes 3 adoleshenteve.liber qe nuk te lejon ta heqesh nga dora.bye bye all…
Prsh te gjitheve te gjithe ata te cilet kane ne plan te lexojne kete vere do ju kisha sygjeruar qe te lexojn Te fyer dhe te poshtruar Dostojevski
Un e kam lexuar 2 here romanin Gjuetari i balonave dhe eshte vertet i mrekullueshem madje e kam par dhe film…..por shkrimtarja imja e oreferuar mbetet Brunilda Zllami 🙂
Pershendetje shtepise se librit pershendetje, sugjerimet e mija per lexim gjate kesaj vere do te ishin “Preja e nje martese te lodhur,(roman), botues shtepia e librit OMBRA GVG, botim i katert, shkurt 2004,Tirane.
Gjithashtu do kisha propozua romanin nga shkrimtari Zhul Verni “Keshtjella Misterioze” te cilin sapo e kam blere ne panairin e librit qe po mbahet ne Prishtine.
Gjuetari i balonave, Khaled Hosseini eshte sh i bukur dhe ia vlen te lexohet 🙂
Se pari ju pershendes ju!
Une kisha preferu qe me lexu sa ma shum histori shqiptare, me lexu per Nene Terezen, Skenderbeun, Per martirt e komunizit qe keshtu te ngjallen te ne ndjenjat e shqiptarizmit sepse po shifet qe nen ndikimin e ardhur nga jashte jemi duke devijuar nga shqiptarizmi e jem tu pervetsu sende te huja, shpresoj qe edhe libri ka me ndihmu mu vetedisu se kush kemi qene dhe ashtu te mbesim, kemi shume te mira mu mburr para Europes.
prsh un do ju sugjeroja Romane te shkruara nga Brunilda Zllami..Matilda, jetoj ne harresen tende, Endrra e paperfunduar e nje gruaje etj….per mua kjo shkrimtare eshte shume e talentuar….
Pershendetje,
Une besoj qe nje lexues duhet te jete shume i kujdesshem ne perzgjedhjen e librave, duke pasur fillimisht si fokus cilesine e librit, por njekohesisht edhe duke ia bashkangjitur situatave apo gjendjeve emocionale. Persa i perket leximeve te veres edhe pse jam skeptike ndaj “best-seller-ave” dhe kritike ndaj atyre te ashtuquajturve “libra limonate”, jam e mendimit qe edhe nje liber shume i thelle apo i veshtire nuk eshte i pershtatshem. Une do sugjeroja si libra vere:
– Librat e Stieg Larsson (edhe pse vete nuk i kam lexuar por me terheqin mjaft per kete vere)
– Vepra te Paulo Cohelo (Do vecoja “Veronika vendos te vdese”
– Novelat e Stefan Cvajg
– Vepra te E.M.Remark
Pershendetje,
Une do sugjeroja librat e mi te preferuar dhe qe mendoj i shtojme pak larmishmeri dhe imagjinate veres ne momente pushimesh. Per te gjithe ata qe se kane lexuar “Shtepia e shpirtrave” nga Isabel Allende dhe “Mandolina e Kapiten Korrelit” nga Louis de Berneires por ka shume alternativa gjithsesi dhe mjafton te eksploroni pak cfare ofrohet 🙂 Uroj vere dhe pushime te bukura!
Stina e veres patjeter qe duhet te shoqerohet me libra qe e bejne ate te paharruar.
Une do te preferoja librat nga Danielle Steel duke veçuar “Pushime ne San Trope” dhe “Mrekullia e fajit”.
Ne vere me pelqen te lexoj tregime, ndaj dhe tregime do sugjeroj. Nga autore te huaj do zgjidhja “Njolla ne mur” nga Virginia Woolf dhe “Thuaju te mos me vrasin” nga Juan Rulfo. Kurse nga autore shqiptare kam lexuar nje liber me tregime vertet te vecanta qe te mbeten ne mendje per shume gjate dhe qe e keshilloj: “Libri i bardhe” nga Enkelejd Lamaj.
Pershndetje dhe pergezime Shtepise per faqen dhe blogun.
Varri i pagëzimit, nga Artan Mullaj dhe Mosmarrveshja nga KADARE