nga Admin

17 Qershor, 2011

Kasollja e xha Tomit (kopertina)

Çdo ditë ekspozohemi ndaj ngjarjeve dhe historive që ndikojnë pak ose shumë në jetët tona. Por me gjithë ndikimin e vazhdueshëm të mediave, politikës dhe shoqërisë në përgjithësi, shpesh jemi të pavëmendshëm për ndikimin formësues që këta faktorë kanë mbi botëkuptimin tonë për realitetin deri në momentin kur prezantohemi me një këndvështrim tjetër i cili na sfidon të fillojmë të mendojmë, madje edhe të veprojmë ndryshe!

Kasollja e xha Tomit (kopertina)200 vjet më parë lindi një autore, shtatvogël, e cila shkroi një libër që për nga mënyra se si arriti ta ekspozonte realitetin, thuhet se shkaktoi atë që njihet si lufta civile në Amerikë. Madje, vetë presidenti i atëhershëm Abraham Lincoln ia shprehu këtë bindje kur e takoi, duke i thënë:

“Pra ju jeni ajo gruaja e vogël që shkroi atë librin që shkaktoi këtë luftën e madhe!”

Herriet Biçër Stou (Harriet Beecher Stowe), u lind pikërisht 200 vjet më parë, më datë 14 qershor 1811. Libri i saj “Kasollja e xha Tomit” pati një ndikim transformues mbi këndvështrimin e amerikanëve për skllevërit. Romani i saj ndryshoi këndvështrimin e njerëzve mbi skllavërinë, duke thyer steriotipet dhe duke i portretizuar skllevërit si individë.

Lista e librave që kanë sjellë ndryshime rrënjësore në këndvështrimin e njerëzve është e gjatë dhe e gjerë. Ka mjaft libra që kanë ndikuar pozitivisht, por gjithashtu edhe negativisht. Ndërkohë, shpesh herë vlera e librave është kuptuar plotësisht vetëm nëpërmjet reflektimit historik.

Forum: Cilët libra apo autorë kanë ndikuar më shumë në jetën tuaj dhe pse?

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}
>