Sugjeroni leximet e verës 2011!

29
1021

Përshëndetje miq të librit,

Leximet e Veres 2011 (foto)Këtu te “Shtëpia e Librit” mendojmë se shumë mendje janë më mirë se sa pak!

Vera erdhi, dielli dhe deti na presin. Secili mund të zgjedhë librin që dëshiron për të lexuar në plazh dhe ne besojmë se ju mund të bëni një sugjerim të vlefshëm për të gjithë vizitorët e “Shtëpisë së Librit” mbi librin apo autorin që ju mendoni se ia vlen të lexohet gjatë Verës 2011.

Gjatë muajve të fundit shumë libra të rinj i janë shtuar bibliotekës së gjuhës shqipe, qoftë nga autorët vendas, ashtu edhe nga të huaj.

Kështu ne ju ftojmë të sugjeroni librin apo librat, ose autorin që ju mendoni se ia vlen të lexohen gjatë kësaj vere. Do vlerësonim edhe një shpjegim apo arsye të shkurtër pse sugjeroni që ta lexojmë librin përkatës.

Ju mund t’i shkruani sugjerimet tuaja këtu poshtë te komentet apo t’i dërgoni me email.

Më pas sugjerimet tuaja do t’i dërgohen edhe lexuesve të tjerë.

Ju mirëpresim,
Shtëpia e Librit