3 Shkurt, 2023

Shkrimtari shqiptar më i njohur në botë mbushi së fundmi 87 vjeç. Ai ka shkruar dhe botuar vazhdimisht, romane, tregime, poezi, ese dhe skenarë që nga mesi i viteve 1960. Por a është e mundur të thuhet se sa është numri i librave të shkruara prej tij?

Shtëpia e Librit

Në librarinë Shtëpia e Librit vepra e shkrimtarit Ismail Kadare zë një raft të veçantë, të ngjeshur fort me numrin e konsiderueshëm të librave të shkruara prej tij ndërsa në seksionin e librave në anglisht ka një përzgjedhje më të vogël të përkthimeve në këtë gjuhë.

Aktualisht mund të themi se në seksionin e autorit në dyqanin tonë online ka 98 libra me autor Ismail Kadarenë, por disa prej tyre janë të botuara në formate të ndryshme ndërsa disa nga tregimet apo romanet gjenden njëkohësisht te vepra e plotë dhe të botuara më vete. Vlen të theksohet gjithashtu se këto janë librat aktualisht në qarkullim ose të ribotuara, ose të rishikuara nga autori përgjatë periudhës pas rënies së Komunizmit. Nëse pyesim se sa janë librat e botuar gjatë të gjithë jetës, përfshirën edhe ribotimet apo rishikimet, kjo bëhet një pyetje edhe më e vështirë.

Shkurt, ndonëse jemi të qartë se Kadare ka pasur një jetë jashtëzakonisht produktive si shkrimtar deri para pak vitesh kur njoftoi se nuk do të shkruante më letërsi, pyetja se sa është numri i romaneve, tregimeve, vëllimeve me poezi apo skenarëve të shkruar prej tij përgjatë dekadave mbetet pa përgjigje të saktë.

Volumi i punës së tij në fakt është i pazakontë edhe për shkrimtarët në rang botëror.

Kadare mbetet shkrimtari shqiptar më i shitur në librari ndonëse Tregime të moçme shqiptare nga Mitrush Kuteli është libri absolutisht më i shitur në historinë e librarisë Shtëpia e Librit, që kur nga themelimi në vitin 2007.

Pallati i ëndrrave, romani alegorik ku pushteti përgjon ëndrrat e qytetarëve me supozimin se mes tyre do të zhdukë që në rrënjë rrezikun që mund t’i kanoset sundimtarit, është libri më i shitur i Kadaresë te Shtëpia e Librit, pasuar nga Dimri i vetmisë së madhe. Mosmarrëveshja, eseja e Kadaresë mbi raportet e Shqipërisë me vetveten, botuar për herë të parë në vitin 2011, është libri i tretë më i shitur ndërsa Prilli i thyer, një roman që e dërgon lexuesin në thellësitë e psikikës mesjetare të shqiptarit, renditet në vend të katërt.

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}
>