nga Admin

23 Nëntor, 2009

Harta e vendeve

Harta e vendeveHerë pas here na vijnë pyetje nga disa vizitorë që duan të dinë nëse ne mund të postojmë libra në vendin ku ata jetojnë. Dhe përgjigja jonë është përherë “po” ose “sigurisht”, pasi nuk kemi kufizime.

Konkretisht, përveç shumicës së shteteve të Evropës dhe Amerikës Veriore, ne kemi dërguar porosi edhe drejt Kinës, Japonisë ose Australisë apo Zelandës së Re, por ende asgjë nga kontinenti i shtatë, Antarktida!

Duke qenë se shumica e klientëve dhe vizitorëve tanë janë shqiptarë, është mjaft interesante të shohësh statistikat se nga cilat vende ata na vizitojnë. P.sh. gjatë këtij viti, deri në këto momente vizitorët e Shtëpisë së Librit kanë ardhur nga 112 vende të ndryshme të botës ose nga 6 kontinente. Ndërkohë, numri për muajin nëntor ka arritur në mbi 17,000 vizitorë që përbën edhe një rekord të ri.

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}
>