12 Qershor, 2020

O Henry duke punuar si arkëtar banke në Ostin të Teksasit.

O. Henry, pseudonim i William Sydney Porter (1862-1910) ishte një shkrimtar amerikan i famshëm për tregimet e shkurtra që romantizuan njerëzit e zakonshëm, veçanërisht banorët e qytetit të Nju Jorkut. Tregimet e tij shprehin efektin e rastësisë në karaterin e njeriut përmes humorit, të zymtë apo ironik, dhe shpesh kanë përfundime surprizuese, një mjet letrar për të cilin ai është ndoshta shkrimtari më i famshëm.

O. Henry ishte gjithashtu një aventurier i madh. Në vitin 1882 ai iku në Teksas ku punoi në një fermë, në një zyrë hipoteke dhe në një sportel banke në Ostin, kryeqyteti i Teksasit. Ai u martua me Athol Estes më 1887 dhe më 1894 nisi një gazetë të përjavshme humori të quajtue The Rolling Stone. Kur kjo sipërmarrje dështoi, ai u punësua te gazeta Houston Post si gazetar dhe me raste, si karikaturist.

Më 1896 ai u akuzua për përvetësim parash të një banke. Miqtë e ndihmuan të arratiset për në Honduras. Ai u detyrua të kthehet në Ostin kur mësoi se bashkëshortja kishte një sëmundje të rëndë. Ai u dënua u burgos në Ohajo. Në burg ai punoi si farmacist i turnit të natës ndërsa vijoi të shkruante për të fituar para për të mbështetur vajzën, Margaret. Tregimet e tij nga jugu i Shteteve të Bashkuaa dhe Amerika Qendrore e bënë atë menjëherë popullor me lexuesit e revistave. Ai mbajti pseudonimin O. Henri pasi doli nga burgu.

Ai ka popullarizuar shprehjen Republika e Babanes.

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}
>