nga Admin

12 Prill, 2018

Arti i brishte i Not Giving a Fuck

Më poshtë po paraqesim një listë të titujve të cilësuar si “Self Help Books” të botuar së fundmi.

  1. Shëndeti dhe suksesi nëpërmjet meditimit

Qëllimi i librit është që t’i informojë dhe t’i bindë njerëzit për një jetë të shëndetshme dhe fatlume sipas kriterit njerëzor. Meditimi ka efekte të vërtetuara si antistres në tru, të cilat pastaj përhapen në tërë trupin. Përmes meditimit, ne arrijmë edhe qëllime të tjera, siç janë përmirësimi i aftësive konjitive (para së gjithash kujtesa, përqendrimi), përmirësimi i gjumit, kreativitetit, shëndetit, suksesit në biznes dhe karrierës profesionale.

 

Shiko më shumë: https://www.shtepiaelibrit.com/store/sq/udherrefyes-praktike/5972-shendeti-dhe-suksesi-nepermjet-meditimit-radovan-starc-hetem-ramadani.html

2. Arti i brishtë i Not Giving a Fuck

Në këtë guidë për zhvillimin personal, një bloger shumë i njohur na tregon se çelësi për të qenë më të lumtur, është të mos përpiqemi të jemi gjithë kohën “pozitivë”, por të përmirësohemi në përballimin e vështirësive. Për dekada me radhë na kanë thënë se çelësi për një jetë të lumtur dhe të pasur, është të mendosh pozitivisht. Por kësaj i ka ardhur fundi. “Pirdhu pozitivitet”, thotë Mark Manson. “Të jemi të sinqertë; ndonjëherë, gjërat në jetën tonë janë mut dhe duhet të mësojmë si të jetojmë me to”.

 

Shiko më shumë: https://www.shtepiaelibrit.com/store/sq/udherrefyes-praktike/5871-arti-i-brishte-i-not-giving-a-fuck-mark-manson.html

 

3. Libri i Vogël i Hygge

Libri i Vogel i Hygge, Meik WikingShpesh thuhet se Danimarka është shteti më i lumtur në botë. Dhe kjo vjen prej një gjëje: hygge. Hygge është përkufizuar në disa mënyra, që nga “arti i krijimit të intimitetit”, “rehatia e shpirtit” dhe “mungesa e mërzisë”, deri te “Kënaqësia nga prania e gjërave qetësuese” dhe, e preferuara ime, “kakao nën dritën e qirinjve”.

 

 

Shiko më shumë: https://www.shtepiaelibrit.com/store/sq/udherrefyes-praktike/6031-libri-i-vogel-i-hygge-meik-wiking.html

4. Rregulloni krevatin tuaj

Nëse rregulloni krevatin çdo mëngjes, keni kryer detyrën e parë të ditës. Ky veprim ju jep një ndjesi të vogël krenarie dhe ju inkurajon të realizoni më pas edhe një detyrë tjetër, pastaj edhe një tjetër, edhe një tjetër. Në fund të ditës, detyra e parë e përfunduar, bëhet një seri detyrash të përfunduara.

 

 

Shiko më shumë: https://www.shtepiaelibrit.com/store/sq/udherrefyes-praktike/5971-rregulloni-krevatin-william-h-mcraven.html

5. Më pak stres

Kur ju thonë “më shtruar” apo “mos u shqetësoni”, a ju vjen t’ua ktheni “qepeni gojën”? Sepse, po të ishte aq e lehtë, do ta bënit vetë, kështu? Nuk jeni vetëm, për më tepër, ka edhe një mënyrë për ta hequr qafe stresin.

 

 

Shiko më shumë: https://www.shtepiaelibrit.com/store/sq/udherrefyes-praktike/5901-me-pak-stres-jasmin-kirkbride.html

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}
>