
1 Shtatori 1939
Gjithçka që kam është një zë
Për të zhbërë gënjeshtrat palë-palë,
Gënjeshtrën romantike në mendje
Të njeriut sensual në rrugë
Dhe gënjeshtrën e Autoritetit
Ndërtesat e të cilit shpojnë qiellin:
Nuk ka diçka të tillë si Shteti
Dhe askush nuk ekziston më vete;
Uria nuk lejon zgjedhje
Për shtetasin apo policin;
Ne duhet të duam njëri-tjetrin ose të vdesim.