nga Admin

22 Maj, 2009

Përshëndetje miq të librit,

Vetëm pak ditë pas premierës botërore, filmi “Angels and Demons – Ëngjëj dhe Djaj” mbërrin edhe në Tiranë. Engjej dhe Djaj, Dan BrownPikërisht në ditën e premierës, përveç filmit, lexuesit patën mundësinë të shikojnë edhe botimin e ri të Engjej dhe Djaj, Dan Brown“. Ashtu sikundër veproi edhe me librin “Kodi i Da Vincit” , tre vjet më parë Shtëpia Botuese “Dudaj” ka menduar që për fansat e përbashkët të kinemasë e të letërsisë të hedhë në qarkullim edhe një botim të veçantë që ka për kopertinë posterin e filmit. Ndonëse doli në kinematë amerikane në të njëjtën kohë me filma mjaft të fortë, fundjava e parë e “Angels & Demons – Ëngjëj dhe Djaj” ka qenë mjaft e mirë. Vendi i parë në arkëtimet amerikane është pushtuar pikërisht nga përshtatja kinematografike e librit “Engjëj dhe Djaj” të shkrimtarit Dan Brown.

Prodhimi i drejtuar nga regjisori Ron Howard ka arkëtuar plot 48 milionë dollarë në rreth 3 mijë salla kinemash në kontinentin amerikan duke lënë në vend të dytë filmin “Star Trek”. Shifra konsiderohet mjaft e kënaqshme dhe një predispozitë e mirë për të konkurruar filmin “The Da Vinci Code”, i cili në përfundim të projeksioneve të tij kishte mbledhur në mbarë botën mbi 217 milionë dollarë. Edhe në Shqipëri përshtatja e librit të parë të Dan Brown, rezultoi mjaft e suksesshme.  “The Da Vinci Code” ishte filmi më i shikuar për vitin 2006. Ai u shfaq në Tiranë në të njëjtën ditë me premierën botërore, 19 maj.

“Ëngjëj dhe Djaj” është konsideruar një vijim i filmit “Kodi Da Vinçi”. Por ky vijim nuk ka të bëjë vetëm me faktin se të dy vijnë si përshtatje të dy librave të Dan Brown, por edhe me disa pika të tjera takimi mes dy filmave.  Duke qëndruar tek Dan Brown, mund të themi se autori i librit, ka asistuar në skenarin e filmit të parë, ndërsa e ka mbikëqyrur të dyja përshtatjet kinematografike në cilësinë e producentit ekzekutiv  të filmave.  Profesori i famshëm Robert Langdon është sërish aktori hollivudian Tom Hanks, i cili zë vendin kryesor në posterin e “Ëngjëj dhe Djaj”.

Libra të tjerë me interes

  • {"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}
    >