29 Qershor, 2019

Timothy Snyder është një historian bashkëkohor amerikan, librat e të cilit mbi tiparet e regjimeve diktatoriale janë bërë të shumëshitur ndërkombëtarë gjatë viteve të fundit. Një nga botimet e tij është  libërthi Mbi Tiraninë, 20 Leksione nga Shekulli i Njëzetë. Ky është një libërth i mrekullueshëm me shembuj se çfarë është tirania, si shfaqet ajo dhe çfarë mund të bëjmë ne për ta luftuar. Këto janë pak paragrafe nga ky libër të lidhur me leksionin e Timothy Snyder mbi Tiraninë.

———–

“Gjysmë shekulli më parë, romanet klasike mbi totalitarizmin paralajmëruan për dominimin e ekraneve, pakësimin e librave, zvogëlimin e fjalorit dhe vështirësitë në të menduar të lidhura me këto.

Te Fahrenheit 451, publikuar më 1953, me autor Ray Bradbury, zjarrfikësit kërkojnë për libra për t’u djegur ndërsa njerëzit ndjekin televizion interaktiv. Te 1984 nga George Orwell, televizioni është dydrejtimësh, duke i lejuar qeverisë të shohë qytetarët ndërsa librat janë të ndaluar.”

Ilaçi kundër totalitarizmit: lexo libra.

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}
>