27 Qershor, 2019

Ky është një roman nga një nga shkrimtaret më të njohura dhe më të sinqerta të Turqisë, një roman mbi historitë e komplikuara të dy familjeve me një sekret të fshehur prej gati një shekulli.

Në këtë roman të dytë të shkruar në anglisht, Elif Shafak konfronton të shkuarën e dhunshme të vendit të saj në një rrëfenjë të gjallë dhe plot ngjyra të vendosur në Turqi dhe në Shtetet e Bashkuara. Në qendër të saj është “bastardja” e titullit, Asia, një nëntëmbëdhjetëvjeçare që dashuron Xhoni Keshin, një ekzistencialist francez, si dhe katër motrat e familjes Kazanxhi, të cilat jetojnë sëbashku në një oborri të madh në Stamboll. Vëllai i tyre i vetëm dhe i shkëputur nga familja jeton në Arizona me bashkëshorten e tij dhe me vajzën e bashkëshortes, një armene me emrin Armanush. Kur Armanushi fluturon fshehtazi në Stamboll në kërkim të identitetit të saj, ajo zbulon motrat Kazançi dhe bëhet mikeshë me Asijën. Një sekret i zbuluar lidh dy familjet me epokën e deportimeve dhe masakrave të armenëve të vitit 1915. Ky është një libër që konfirmoi Shafak si një yll në ngritje në letërsinë botërore.

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}
>