Libra të rinj dhe të vjetër

4
1591

Përshëndetje miq të librit,

Më së fundmi kemi kënaqësinë t’ju prezantojmë me një listë librash të rinj dhe të vjetër që tashmë mund të porositen direkt edhe nga faqja jonë. Ju ftojmë të klikoni linqet e secilit prej tyre për të lexuar një prezantim më të plotë.

Kështu foli At Zef Pllumi me gazetarët
Keshtu foli At Zef Pllumi me gazetaretKy libër ka dalë së fundmi, dhe sjell një përmbledhje intervistah të përzjedhura që At Zef Pllumi ka bërë me gazetarë të njohur si: Ilir Yzeiru, Bardhyl Matraxhiu, Iliriana Stringa, Ilirian Agolli, Dom David Gjugja, Gjergj Meta, Belina Budini, Estela Ziu, Blendi Fevziu, Elsa Demo, Alqi Kociko, Dhurata Shehri, Milena Selimi, Persida Asllani dhe Ben Andoni. Për me tej ju ftojmë të konsideroni edhe dy veprat thelbësore të këtij Ati kaq të nderuar të popullit dhe kulturës shqiptare.

Skënderbeu, Oliver Jens Schmitt
Skenderbeu, Oliver Jens SchmittJeta e Skënderbeut nuk ishte nje marshim triumfal, por një luftë e vazh-dueshme për mbijetesë, e mbushur me disfata, situata në dukje pa rrugëdalje, por shpesh edhe me kthesa të papritura të fatit. Pa vullnetin e prijësit, pasuesit e rraskapitur do t’u ishin nënshtruar herët osmanëve. Mirëpo ishte pikërisht vullneti i Kastriotit për fitore ai që tek e fundit i tërhoqi malësorët drejt rrënimit.

.

Mbi luftën civile, Julius Caesar
Mbi luften civile, Julius Caesar (Jul Cezari)Si shkrimtar Jul Cezari shquhet për stilin që mund të quhej shembullor për thjeshtësinë e qartësinë e gjuhës. Kështu në veprat e tij si: “De bello civilile” (Mbi luftën civile) dhe atë kushtuar luftës gale “De bello Gallico” ai përshkruan ngjarjet ushtarake kundër Pompeut me plot gjallëri edhe pse nuk mund të thuhet se është i paanshëm.

.

Vilhelm Teli, Fridrih Shiler
Vilhelm Teli, Fridrih ShilerJohann Christoph Friedrich von Schiller (1759-1805) cilësohet si dramaturgu më i shquar gjerman dhe i dyti pas Gëtes si figurë udhëheqëse e letërsisë gjermane.(The world book encyclopedia ,1993). Libri Vilhelm Teli u botua më 1804 dhe dramatizon luftën e popullit zvicerian për liri. Shqipërimi u bë nga përkthyesi dhe autori i mirëjohur Skënder Luarasi. Libri fillimisht u botua më 1934 e u prit me entuziazëm.

.

Bija e heshtjes, Kim Edwards
Bija e heshtjes, Kim EdwardsAutorja u lind në 4 maj 1958, në Killen, Teksas. Kur ishte dymuajshe, familja u vendos në Nju-Jork, ku ajo u rrit.   Kim Edwards jep lëndën e letërsisë në Universitetin e Kentakit, Leksington, ku jeton bashkë me bashkëshortin e vajzat. Është autore e një përmbledhje tregimesh “The secrets of the fire king”,  1997, finalist në çmimin prestigjioz PEN/Hemingway Award  dhe fituese e Whiting Award dhe e Nelson Algren. Romani i saj i parë “Bija e heshtjes” u bë një nga librat bestsellër më suksesshëm për “New York Times”.

.

Shtepia e Mallit, Eqrem Basha
Eqrem Basha i ka ofruar përherë lexuesit “…një vështrim qytetar mbi realitetin dhe shijon absurditetet e jetës së përditshme” (Robert  Elsie).  Për më tepër lexoni edhe: Letërsia kosovare, pranë lexuesit me Shtëpia e Mallit

Leke Bukurani. Dashi…, Liviu Lungu
“Në veprat e Liviu Lungu-t takojmë botën shqiptare të filtruar nga kujtimet afektive të gjyshes, një botë  në kufijtë e lengjendës dhe surreales. Ndonëse shkrimtari nuk ka qënë asnjëherë në Shqipëri, proza e tij popullohet nga personazhe shqiptare, me peisazhe shqiptare, me dashuri shqiptare. Prozatori ndërton një gjeografi shpirtërore, duke ruajtur të gjalla viset e ëndrrave të gjyshes, dashurinë për vendlindjen e munguar, dhe kërshërinë për të gjetur një pjesë të rrënjëve gjenetike…” – Dr. Luan Topçiu.