nga Admin

31 Tetor, 2013

Lekura e qenit Kopertina e botimit ne serbishtRomani i njohur o shkrimtarit Fatos Kongoli, “Lëkura e qenit” është botuar në serbisht nga shtëpia botuese serbe “Samizdat-B92”, përkthyer nga Hamdi Ukaj. Gjatë këtyre ditëve libri është paraqitur edhe në Panairin e përvitshëm të Librit të Beogradit.

Botimi në serbisht i këtij libri vjen pas botimeve të tij në frëngjisht, gjermanisht, spanjisht, sllovakisht, polonisht, italisht dhe vitin e kaluar në gjuhën esperanto. Ndërkohë, shtëpia botuese që ka të drejtën e botimit të këtij shkrimtari në gjuhën shqipe “Toena” njofton se në Panairin e Librit në Tiranë gjatë muajit nëntor, do të paraqitet romani më i fundit i Kongolit, me titull “Njeriu me fat”.

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}
>