nga Admin

9 Tetor, 2008

Jean-Marie Gustave Le Clézio

Jean-Marie Gustave Le ClézioJean-Marie Gustave Le Clézio, 68 vjec, fitoi sot cmimin Nobel në Letërsi nga Akademia Suedeze me motivacionin “autor i nisjeve të reja, aventurës poetike dhe ekstazës sensuale, eksplorues i njerëzimit përtej kufijve të qytetërimit”.

Autori do të marrë një cmim prej 10 milionë kronor, (mbi 1 milionë euro), medaljen e artë të cmimit nobel për Letërsi si dhe do të ftohet të japë leksion në selinë qëndrore të akademisë në Qytetin e Vjetër të Skokholmit.

Le Clézio fitoi cmimin letrat francez  Prix Renaudot në vitin 1963, për librin  Le Proces-Verbal, një studim mbi cmendurinë. Ai ka lindur në Nicë dhe ka shmangur publicitetin përgjatë të gjithë karrierës së vet të gjatë ndërsa ka mbajtur distancë nga elita letrare e Parisit. Ai ka shkruajtur më shumë se 30 libra dhe është shumë popullor në botën frëngjisht-folëse. Kompania e basteve Ladbrokes doli huq në masë të gjerë kësaj here, pasi e kishte konsideruar  Le Clézio-n si autor me shumë pak shanse, duke i dhënë një shans në 14 për të fituar Nobelin. Shkrimtari i fundit francez që ka fituar nobelin ka qenë  Gao Xingjian, një emigrant kinez në francë, në vitin 2000.
Vitin e kaluar, shkrimtarja Britanike Doris Lessing fitoi nobelin dhe deklaroi: “Unë i kam fituar të gjitha cmimet në Europë pra kam bërë Rojal Flosh”.

  • e gezofte vertete eshte nder i madh te fitosh cmimin nobel por mendoj se e ka merituar andaj edhe njehere e gezofte ! u r i m e

  • {"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}
    >