nga Admin

8 Tetor, 2008

Sipas agjencisë britanike të basteve Ladbrokes, shkrimtari shqiptar është pranë fillimit të listës me shanse

Agjencitë e basteve janë të mirënjohura tashmë për parashikime shpesh pabesueshmërisht të sakta për cështje që nuk lidhen thjesht me sportin. Në prill 2005, ato parashikuan me saktësi zgjedhjen e Joseph Alois Ratzinger si papë, duke habitur edhe gazetat më prestigjoze botërore. Dje, agjencia e basteve Ladbrokes, publikoi një listë me probabilitetet e fitimit të cmimit nobel në letërsi për këtë vit. Cmimi nobel shpallet nesër. Shkrimtari i madh shqiptar Ismail Kadare, veprat e të cilit janë publikuar në Britani dhe SHBA këtë vit me bujë shumë më të madhe se zakonisht, gjendet i pesëmbëdhjeti në listë, me shanset 20 me 1 për të fituar cmimin e madh.

Lista e Ladbrokes hapet me italianin Claudio Magris, një studiues dhe editorialist i Corriere Della Sera. Në fund të listës gjendet Bob Dilan. Shanset e tij janë 150 me 1. Pranë Kadaresë në renditje gjenden Milan Kundera dhe Mario Vargas Losa.

Shkrimtari izraelit me famë botërore Amos Oz, emri i të cilit ka shumë vite që përfolet i fitues i mundshëm i cmimit Nobel në Letërsi, duket se këtë vit ka shanse goxha të mira – por jo të mëdha – për të dëgjuar emrin e tij nesër, kur Akademia e Suedisë të shpallë fituesin për vitin 2008, sipas agjencisë britanike të basteve Ladbrokes. Ne listen e kandidateve eshte edhe kanadezja Alice Munro si dhe italiani Umberto Eco.

Oz-it iu dhanë 5 me 1, ashtu si edhe shkrimtarëve amerikanë Philip Roth dhe Joyce Carol Oates, por sipas Ladbrokes, gazetari dhe studiuesit italian Claudio Magris ka shance më të mira 3 me 1, pasuar nga poeti sirian Adonis 4 me 1.

“Ndoshta ju nuk do ta besoni, por unë nuk ndjehem i emocionuar për këtë”, deklaroi Oz dje, i pyetur mbi shanset që ka për të fituar cmimin Nobel. “Unë e kam marrë pjesën që më takon nga cmimet, dhe ndoshta edhe më shumë se ajo që më takon. Nuk do të ulem që të pres telefonatën nga Stokholmi. Ata (media) marrin në telefon nga të katër anët e botës dhe kërkojnë intervista në mënyrë që t’i kenë gati për ditën e enjte, por realisht unë ndjej se kam fituar boll cmime.”

Oz, i cili fitoi Cmimin Izraelit për Letërsinë në vitin 1998, po shkruan një përmbledhje me tregime të shkurtra që do të publikohen vitin e ardhshëm. Shitjet vendore dhe ndërkombëtare të librit të tij me kujtime “Një histori Dashurie dhe Terrine,” sëfundmi shënoi numrin 1 milionë.

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}
>