nga Admin

6 Tetor, 2008

Thor Heyerdahl (foto)

Thor Heyerdahl (foto)I lindur si sot në vitin e largët 1914, Thor Heyerdahl, etnolog me famë botërore, u bë i famshëm për aventurën e tij me anijen Kon Tiki. Në vitin 1947, Heyerdahl dhe pesë të tjerë u nisën për një udhëtim transoqeanik nga ishujt e Polinezisë në Amerikën e jugut, për të vërtetuar se edhe njerëzit e lashtë qenë në gjendje të kalonin oqeanin. Në vitin 1969, ai ngarkoi dy arka me papiruse, Ra I dhe Ra II, dhe i transportoi përmes Atlantikut në varkat “primitive” të banorëve vendës të Afrikës Perëndimore. Në këtë mënyrë, ai vërtetoi se Egjiptianët e lashtë qenë në gjendje të kalonin Atlantikun dhe se kjo gjë nuk ndodhi për herë të parë vetëm në vitin 1492 nga Kristofor Kolombi. Teoritë e tij u përbuzën nga akademikët, por ai ushtroi influencë të gjerë në antropologji dhe arkeologji. Filmi i bazuar mbi ekspeditën Kon-Tiki fitoi Oskarin në vitin 1951 si Dokumentari më i Mirë.

Nje udhetim me Kon Tikin, Tor HejerdallFilloi me Heyerdahl një proces i gjatë shkencor që rrezikon të hedhë poshtë teorinë e njeriut që doli nga shpella dhe u zhvillua deri në ditët tona. Në vitet ‘60-’70, akademikët filluan të shikojnë me admirim kulturat e lashta, duke hequr dorë shpesh nga trajtimi i tyre si forma rudimentare të “Homo Sapiens”. Teoria e formëzuar gjatë shekujve 18-19 nga filozofët europianë që besonin te superioriteti i filozofisë së hemisferës perëndimore, filloi të tronditej. Sot janë të shumtë ata që besojnë se mes popujve të lashtë, ka patur qytetërime po aq të zhvilluara si ky i yni dhe se teoria e zhvillimit gradual të njeriut nga shpella te kompjuteri, është thjeshtë e pabazë. Tor Heyerdahl lindi më 6 tetor 1914, në Larvik, Norvegji. Vdiq nga kanceri më 18 prill 2002.

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}
>