nga Admin

13 Tetor, 2008

Nga Rosie Blau
Financial Times

I dashur doktor i librave
Unë u përpoqa por nuk po arrij të kuptoj se cfarë është kriza financiare. A mund të më ndihmosh?
DS, New Jersey

Kriza Financiare dhe Librat“Asete të intoksikuara” mund të tingëllojë si ndonjë titull libri thriller nga koha e luftës së ftohtë, megjithatë nuk jam e sigurt nëse jam kolumnisti i duhur për këtë pyetje. Gjithsesi, mendoj se nëse ata bankierë do të kishin shpenzuar më shumë kohë duke lexuar dhe më pak kohë duke pastruar kupat e tyre të arta, tregjet do të gjendeshin në një situatë më të mirë sot. Duket se këta prodhues parash injoruan një leksion të madh të letërsisë – atë të një problemi të pazgjidhur në dukje të parëndësishëm, që kthehet me forcë vrastare në fund.

Ka një teknikë letrare që quhet “Arma Çehov” ku diçka që prezantohet fillimisht në tregim, merr rëndësi vetëm në fund. Në dramën e Çehovit Xhaxha Vanja, për shembull, një pistoletë në dukje e parëndësishme tregohet në fillim, por në fund ajo pistoletë bëhet armë vrasëse në fund.

Mjeti nuk është gjithmonë një armë. Te Mbreti i Unazave të JR Tolkien, miqtë i japin Frodo-s një bluzë me zinxhirë dhe një shishkë magjike, të cilat më vonë gjatë librit, i shpëtojnë atij jetën. JK Rowling përdor armën Chekhov përgjatë të gjithë librit, si psh, fuqinë fluturuese të Herrit, aftësitë në shah të Ronit etj. Në romanet e krimit,shumë libra sillen vërdallë një kërcënimi vdekjeprurës. Për romanet e tjera, “arma” mund të jetë emocionale, më shumë sesa praktike.

Në tregjet financiare, Arma Çehov janë kreditë me kolateral. Ne ndjejmë hilen e stërvjetër – të treguar në romanin e pasurimit të shpejtë, por harrojmë të vlerësojmë problemin i cili do të na shfaqet gjithsesi më pas. Kjo është loja e romanit – por terrori në tregje – siç ne e dimë, çdo histori rritet deri në një tragjedi të madhe, mund të marrë një zgjidhje shumë të paparashikueshme.

Rubrika Doktori i Librit shfaqet e Financial Times te shtunave.

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}
>