nga Admin

30 Shtator, 2008

Truman Streckfus Persons (Capote)Shkrimtari amerikan Truman Streckfus Persons, i njohur me pseudonimin Truman Capote, lindi si sot më 30 shtator, në vitin 1924 në New Orleans të Luizianës. Ai është autor i romaneve “Me Gjakftohtësi”, (In Cold Blood) dhe “Mëngjes te Tifani”, (Breakfast at Tiffany’s). Që nga viti 1933 jetoi në Nju Jork ku u përjashtua nga shkolla dhe shkoi të punonte te gazeta The New Yorker ndërkohë që shkruante tregime. Ai u bë i famshëm që me romanin e parë, “Zëra të tjerë, Dhoma të tjera”, (Other Voices, Other Rooms (1948)). Në shqip gjendet romani “Harpa e Barit”, (1951).

Romani përqendrohet në një djalë jetim dhe dy zonja të moshuara, të cilët e vëzhgojnë jetën nga një shtëpi pemë. Eshtë një vepër gati autobiografike, një histori e qashtërsisë së jetës në një shtëpi-pemë, simbolike, sa edhe reale, kthimi “në të harruarat” që koha na detyron të bëjmë, një krijim antikonformist ndaj brutalitetit shtypës të përditshmërisë.

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}
>