nga Admin

30 Shtator, 2008

Gra te vogla, Luiza Mei Ellkot

Louisa May AlcottPa asnjë dyshim, “Gratë e Vogla” mbetet vepra më e mirënjohur e Louisa May Alcott. Sharmi dhe pafajësia vijon të tërheqë lexuesit, pavarësisht faktit se realiteti shoqëror dhe familjar i përshkruar në roman është shumë shumë i ndryshëm nga jeta familjare e ditëve tona. Jo March shikohet si një nga personazhet më të kompletuar dhe më i dashuri personazh në letërsinë për fëmijë.

Në fakt, shumë djem ndjehen mirë kur e lexojnë librin po aq sa edhe vajzat. Ndërsa lexuesit e ditëve tona shpesh e gjejnë këtë personazh tepër të mirë për të qenë e vërtetë, sipas standardeve të shoqërisë së kohës së autores, vajzat e familjes March janë të brishta. Autorja tentoi t’i jepte personazheve të veta një dozë egoizmi, vaniteti, inati dhe turpi, cilësi që nuk qenë parë kurrë më herët në personazhe të tilla për fëmijë.

Gra te vogla, Luiza Mei EllkotAlcott e shkruajti librin për vajza me qëllimin e vetëm për të fituar para. Kur pjesa e parë u publikua si një vepër e përfunduar, lexuesit kërkuan të dinë më shumë mbi fatet e vajzave të familjes March. Alcott shkroi “Gratë e Mira”, e cila tashmë publikohet brenda pjesës së parë. Megjithëse autorja e shkrojti librin si pa dëshirë, ajo krijoi një personazh që hyri në jetën e fëmijëve të shumë brezave.

Libri flet për jetën dhe dashuritë e katër motrave që u rritën gjatë luftës Civile Amerikane. Romani u bazua në eksperiencën e vetë autores, e cila e kaloi fëmijërinë në Germantoën të Pensilvanisë me tre motrat e saj, Anna, May dhe Elizabeth. Libri u publikua pikërisht më 30 shtator 1986.

  • Jam Duke e lexuar kete roman,qe ne kapitullin e pare me la nje pershtypje poashtu propozoj qe te lexoni kete roman sepse te jep nje energji per te ber edeh disa gjera te pamundura

  • ky eshte nje liber shume i bukur,i them gjithe shoqerise sime ta lexojne sepse do te mrekullohen,nuk do te zhgenjeheni,e them sepse e kam lexuar 5 here

  • mua ky liber nuk me ka pelqyer aspak nuk me dhene ndonje informacion ta lexoj por djali i halles sime me ka treguar porosin e ketij romani dhe ajo porosi me kishte nxit mua ta lexoj dhe ky liber me ka pelqyer shume dhe pastaj ne fund thash me vete qe ajo porosi kishte qene sikur porosia ime dhe me dolen fjalet e djalit te halles

  • une kur kam filluar ta lexoj nuk me ka nxit tja vazhdoj leximit por i kam ndegjuar shoket te cilet ma kane propozu dhe ja kam filluar leximit dhe me ka lene shume pershtypje te mira

  • mua ky roman me ka lene shume pershtypje dhe une ja propozoj te gjithe shoqeve dhe shokeve te mi sepse eshte nje roman teper i mire per femije

  • {"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}
    >