nga Admin

30 Shtator, 2008

Eli WeiselEli Vizel (Elie Wiesel), hebreu që fitoi çmimin Nobel për paqe me historinë e jetës së tij të përshkruar në librin e tij të famshëm “Natë”, (1958), mbushi sot (30 shtator), 80 vjeç.

Ai e përshkruan veten në këtë mënyrë: “Unë vendosa t’ia dedikoj jetën time tregimit sepse ndjej se duke mbijetuar, i detyrohem diçka vdekjes… dhe të gjithë të tjerëve që nuk i mbajnë mend tradhëtitë që kanë pësuar.”

Ai e bëri jetën e tij një mision për të treguar dhe ritreguar historinë e Holokaustit dhe për të folur kundër atyre që vijojnë të kryejnë krime kundër njerëzimit sot. Më 1986, atij iu dha çmimi Nobel për Paqen. Gjithashtu si sot në vitin 1946, përfundoi gjyqi i Nurembergut. Njëzet e dy udhëheqës të Gjermanisë Naziste u dënuan për krimet e kryera gjatë Luftës së Dytë Botërore. Njëmbëdhjetë prej tyre u dënuan me vdekje ndërsa të tjerët me burgime të gjata.

“Për shkak se mbaj mend, dëshpërohem. Për shkak se mbaj mend, kam për detyrë të rrefuzoj dëshpërimin”.

Nate, Eli VizelRomani i tij “Natë” është përkthyer në shqip nga Edvin Shvarc dhe është botuar në kolanën “Nobelistët” të shtëpisë botuese ABC.

Ai ka shkruar edhe shumë romane të tjera si: “Një lypës në Jeruzalem”, (1968), “Testamenti”, (1980), “Gjykatësit”, 202). Ai është bërë qytetar amerikan në vitin 1963 dhe ka dhënë leksione në Universitetin e Bostonit. Pasi familja iu copëtua gjatë Holokaustit, ai nuk i pa më kurrë të ëmën dhe motrën e vogël. Vetëm pas lufte mësoi se dy motrat më të mëdha, patën mbijetuar.

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}
>