nga Admin

17 Qershor, 2008

Përshëndetje miq të librit,

Këtë herë dëshirojmë t’ju prezantojmë me veprën e një prej autorëve të mirënjohur rus, Leo Tolstoi. Vepra e tij “Lufta dhe Paqja” vjen tek ju në katër libra  falë një bashkëpunimi të ri me shtëpinë botuese OMSCA-1.

Lufta dhe Paqja, është një roman historik, e ndarë në katë libra në shqip, që tregon për ngjarjet e trazuara në Rusi gjatë luftrave të Napoloeonit në fillim të shekullit të nëntëmbëdhjetë. Mbështetur mbi një stil jete aristokratike që tashmë kish filluar të zhdukej gjatë kohës që Leo Tolstoi shkroi librin e tij në vitet 1860, libri përmbledh një periudhë relativisht të shkurtër – pesëmbëdhjet vjet – por paraqet jetët e karaktereve të ndryshëm nga të gjitha segmentet e shoqërisë me detaje të gjalla dhe të mirërealizuara.

Tregimi pasqyron përballjen e një gjeneratë me ndryshimin, i cili i bën disa që të luftojnë për të mbrojtur strukturën ekzistuese edhe me jetët e tyre, ndërsa të tjerë e kuptojnë se mënyrat e vjetra po zhduken.

Pjesërisht leksione historie, pjesërisht romancë e mrekullueshme, pjesërisht revizionizëm betejash, dhe pjesërisht leksione filozofie, Lufta dhe Paqja vazhdon të mbërthejë gjenerata të tëra lexuesish të cilët joshen me tregimin mbërthyes dhe kuptimin e qartë dhe inteligjent të shpirtit njerëzor.

Mbi 6000 tituj të ndryshëm

Gjithashtu kemi kënaqësinë t’ju njoftojmë se tashmë Shtëpia e Librit disponon një përzgjedhje të gjerë librash me mbi 6000 tituj të ndryshëm. Nëse titulli apo autori që kërkoni nuk gjendet në listën tonë, atëherë ju lutemi mos nguroni të na kontaktoni personalisht me kërkesën tuaj.

  • Zotni me duket se e keni gabim Lufta dhe Paqja nuke eshte novel. PO eshte nje roman i mirfillt i nje autori gjenial Rus Ju lutem korigjojeni

  • Mfalni po kete vepren lufta dhe paqja eshte film por a ka mundsi disi t,a gjenii perkthimin e filmit

  • 1. “Lufta dhe paqja” klasifikohet si roman, jo si novelë.
    2. Titulli i këtij romani më saktë duhej të ishte “Luftë dhe paqe”. Rusishtja nuk ka trajtë të shquar e të pashquar. Në përkthimet e këtij romani në gjuhë të tjera që kanë trajtë të shquar e të pashquar, emrat Luftë dhe Paqe janë dhënë në trajtën e pashquar: “Guerre et Paix”, “Krieg und Frieden”

  • {"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}
    >