nga Admin

24 Qershor, 2008

Përshëndetje miq të librit,

Kësaj here dëshirojmë t’ju prezantojmë me serinë e librave për fëmijë dhe të rinj – Artemis Fowl, nga shtëpia botuese Dudaj. Këta libra spikatin për tërheqjen e menjëhershme që u bëjnë fëmijëve duke i përfshirë në botën e fantazisë.

Seria e librave Artemis Fowl

Shkrimtari Eoin Colfer u lind në Irlandë dhe u shqua menjëherë për stilin e tij të jashtëzakoshëm. Por, falë aventurave të Artemis Fowlit ky shkrimtar është bërë i njohur në të gjithë botën. Pas shitjes së miliona librave anë e mbanë botës, saga e Artemisit po shndërrohet në një film të përhapur nga Miramax dhe të prodhuar nga Robert De Niro.

Për autorin:

Eoin Cofler ka lindur në Irlandë, në Wexford, në vitin 1965. Ka qenë mësues për pesëmbëdhjetë vjet dhe, pasi ka jetuar në Tunizi, Itali dhe Arabi Saudite, është kthyer përfundimisht në qytetin e tij të lindjes.

Ka filluar të shkruajë që në moshë të re (komedi, në të cilat i detyronte shokët e tij që të luanin rolet e aktorëve) dhe pa u ndalur, deri sa arriti suksesin e parë të madh në vendin e tij me romanin Benny dhe Omar.
Shtëpia Botuese “Dudaj” do të sjellë së shpejti edhe dy vëllimet e tjera që pasojnë serinë e Artemis Fowl-it.

Vëllimi 1 – Thesari i Popullit

Thesari i Popullit, Artemis FowlKush është Artemis Fowl-i? Një gjeni? Natyrisht, përderisa arrin të lozë me teknologjinë ashtu si të tjerët lozin me ushtarët e vegjël.

Një kriminel? Pa dyshim që po: prejardhja e tij nga një plejadë e vjetër dhe e shquar keqbërësish nuk është e rastësishme. Po Artemisi është mbi të gjitha njeriu që ka planifikuar grabitjen më të guximshme dhe origjinale të shekullit: ai ka mundur të shtjerë në dorë arin të cilin Populli i Vogël e ruan me këmbëngulje prej shumë mijëvjeçarësh.

Ky është rrëfimi i luftës së tij personale me zanat, qipujt, koboldët, njomët dhe trollët dhe mbi të gjitha me superpolicen karkanxhollike Magjistricë Shtupa: një betejë e cila ngjason me një videogame të cilin vetëm një djalosh dymbëdhjetëvjeçar e me një shkallë inteligjence të barabartë me atë të një gjeniu, i pajisur me gjakftohtësinë e James Bond-it dhe me kurajën e Indiana Jones-it është në gjendje ta çojë përpara …

Ky është një tekno-thriller i mahnitshëm dhe ironik, i shkruar me një dozë aspak të papërfillshme magjie të cilën ua ofron lexuesve që janë të gatshëm të ëndërrojnë për të pamundurën.

Vëllimi 2 – Aksidenti Arktik

Aksidenti Arktik, Artemis FowlA është me të vërtetë një gjeni i krimit Artemis Fowl-i? Po: në moshën dymbëdhjetëvjeçare ai ka mundur të shtjerë në dorë arin e ruajtur nga Populli i krijesave të magjepsura dhe të vërë në lojë magjinë. Cinik, i paskrupullt dhe i pajisur me një intelekt superior e të jashtëzakonshëm e megjithatë, me një pikë të dobët: dashurinë për të ëmën, e cila rreket ta dërgojë në shkollë si të ishte një fëmijë i zakonshëm, e për të atin i cili është zhdukur në mënyrë të mistershme mes akujve të Arktikut. Pikërisht për të gjetur Fowl Plakun, të burgosur nga Mafia Ruse, Artemisi kërkon ndihmën e armiqve të tij të përhershëm, Magjistricë Shtupës, pjesëtares së policisë karkanxhollike dhe komandantit të saj aspak të sjellshëm, Julius Rrënjës. Por edhe Popullin e kanë mbytur telashet dhe për t’i zgjidhur ato ka nevojë për ndihmën e Artemisit… Një aleancë e cila do t’i japë jetë një aventure të vrullshme magjike – teknologjike të cilën e bëjnë edhe më tërheqëse dozat e mëdha të aksionit, ankthit nga e papritura dhe humori i zi: sepse vetëm një aventurë e re e Artemis Fowl-it mund ta kapërcejë të kaluarën.

Vëllimi 3 – Kodi i Përjetësisë

Kodi i Perjetesise, Artemis FowlKëtë herë Artemis Fowli ka sajuar një telash vërtetë të madh! Shpikja e tij e fundit, Kubi, një minikompjuter i ndërtuar duke përdorur teknologjinë e magjepsur të rrëmbyer nga Populli, i cili është në gjendje që të gjurmojë vendstrehimin e tyre të nëndheshëm, ka rënë në duart e gabuara: në duart e Xhon Spiros, një miliarder lakmitar i cili është i gatshëm të bëjë gjithçka vetëm e vetëm që të zotërojë botën.

Epo mirë, Kubi mbrohet nga Kodi i Përjetësisë, i cili është i pamundur të deshifrohet, të paktën kështu mendohet… por a është e vërtetë kjo gjë? Kështu, për të mos hasur rreziqe të mëtejshme, hyn përsëri në veprim skuadra e pazakontë e përbërë nga Artemisi, gjeniu i ri kriminel, nga oficerja e palodhur karkanxhollë Magjistricë Shtupa si dhe nga xhuxhmaxhuxhi i paepur kleptoman Mulkimi i Sterres. Por komandanti Rrënja dhe centauri Mëzi kanë vendosur që, për hir të sigurisë së Popullit, duhet të fshihet jo vetëm programi i sofistikuar i Kubit por edhe kujtimet e shumta e të rrezikshme që gjenden në mendjen e Artemisit…

Vëllimi 4 – Mashtrimi i Opalit

Mashtrimi i Opalit, Artemis FowlKrijesat e magjepsura të Popullit të Vogël kanë fshirë çdo kujtim të botës së tyre nga mendja e së vetmes qenie njerëzore të cilit i trembeshin: gjeniut kriminal Artemis Fowl. Por tani ata kanë nevojë për ndihmën e tij… dhe sa më shpejt.

Xhindja e pabesë Opal Koboi po planifikon shkatërrimin e botës. Për ta ndalur atë, duhet çliruar kapitenia Magjistricë Shtupë nga akuzat e vrasjes, duhet të organizohet arratisja nga burgu e një xhuxhmaxhuxhi kleptoman si dhe të fitohet aleanca e një centauri tejet të zgjuar që për momentin nuk ka dijeni për asgjë. Sikur vetëm Artemisi të mund të kujtonte, sepse fati i gjithë atyre krijesave të çuditshme varet nga ai…

  • pershendetje jam nje vajze qe i dua shme libra dhe jam shume e interesuar per librin ana e ejvonlit se ikam lexuar librat e tjera

  • a keni serin e 6 te Artemis Fowl se i kam lexuar te 5 vellimet e tjera..po po pres per vellimin e 6….

  • doja te beja vetem nje verejtje.
    sa kohe keni qe se keni rinovuar faqen?
    sepse tani ne qarkullim jane 5 libra te serise se librave te ARtemis Fowl.
    faleminderit

    • Pershendetje Julia,
      faleminderit per njoftimin. Ne fakt duke qene se dalin shume botime te reja dhe e kemi te veshtire t’i ndjekim te gjitha, na duhet te mbeshtetemi te vete botuesit qe te na njoftojne, por dukshem komunikimi nuk ka qene aq i mire persa i perket daljes se titullit te peste ne qarkullim.

      Gjithe te mirat,
      Elvisi

  • {"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}
    >