nga Admin

28 Maj, 2008

femije qe lexon (foto)

Përshëndetje miq të librit,

femije qe lexon (foto)Afrimi i 1 Qershorit, Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve, është sigurisht një kohë ku çdo fëmijë ka të drejtë të festojë dhe gëzojë së bashku me familjen dhe të afërmit. Në këtë kohë, mbase edhe ju si prind apo i afërm i një fëmije, jeni duke menduar se çfarë do të bëni me këtë rast. Ndoshta, ju keni menduar për të blerë ndonjë lodër ose po planifikoni ndonjë aktivitet të veçantë së bashku me fëmijën, në mënyrë që ai apo ajo ta festojë sa më bukur. Por, ne këtu te Shtëpia e Librit jemi të bindjes se “një fëmijë që lexon, është një fëmijë i lumtur”!

Ne besojmë se libri nuk është thjesht burim njohurish apo barrë nga mësimet. Ne besojmë që ai mbart në vetvete shumë vlera dhe dimensione të cilat shkojnë përtej kufizimeve kohore apo edhe vetë imagjinatës tonë. Libri është në gjendje ta përcjellë mendjen dhe shpirtin e fëmijës përtej horizonteve fizike dhe mendore në vende me lumturi dhe kënaqësi të pastër.

Prandaj, për t’ju ardhur sado pak në ndihmë, ne menduam t’ja u lehtësonim sado pak mundimin duke bërë një Ulje me 10%për çdo libër brenda seksionit: Letërsia për fëmijë.

Kjo ofertë është e vlefshme për të gjithë librat me puzzle (figurat që formohen me pjesë) të cilët janë veçanërisht të përshtatshëm për fëmijët e moshave 2-6 vjeç si një mënyrë praktike që ndihmon në zhvillimin e aftësive krijuese, organizative dhe koordinuese për fëmijët e kësaj moshe.

Gjithashtu, për më të rriturit ju ftojmë të konsideroni librat e mrekullueshëm të autorëve shqiptarë si Gaqo Bushaka (me Serinë e Cufos), Virgjil Muçi (me përmbledhjen e përrallave shqiptare), etj. Si dhe tituj të mirënjohur nga autorë të huaj si p.sh. librat e autorit Michael Ende (Xhim Kopsa, Historia pa mbarim), Oskar Uajld (Princi i lumtur, Portreti i Dorian Greit), Daniel Defoe (Robinson Kruzo), Seria “Kryezoti i Unazave”, Libri i Xhungles, David Koperfild, Aladini dhe llampa magjike, etj..

Ju kujtojmë se kjo ofertë është e vlefshme deri në datën 10 qershor, prandaj ju ftojmë që deri atëherë të konsideroni mbi 60 tituj të ndryshëm botimesh për fëmijë të të gjitha moshave.

Ju mirëpresim në çdo kohë,

Shtepia e Librit.com – libra shqip ne internet

  • Kur ti lexon te duket sikur je me te vertete ai rol dhe te duket sikur ti je duke shkuar drejt imagjinates,une mendoje qe libri eshte nje dhurate me e bukur se ndonje dhurate tjeter andaj lexoje librin,lexoje sepse ajo te jep nje prosonazh shume te bukur ju lutem mos e shqyej kurr librin dije se ai liber qe e ke shqy te nevojitet tani…Faliminderit qe me kushtuat vemendje mirupafshim

  • Ai qe lexon libra pasurohet me dije,une kam lexuar shum libra dhe kisha vetem 1 deshir te vetma qe edhe une ta botoja dhe kete deshir e arita,tani kam filluar me botimin e librit te dyte mirpo me nevoiten disa tituj te poezive qe do ti perzgjedh ..

  • qdo njeri ka pak koh dhe deshire per te lexuar libri eshte nje menquri dhe domosdoshmeri libri te hap nje dritare per te pare boten se ku ndidhesh dhe endrrat per librin se ku ndodhen.<3Libri ka nje rendesi shume te madhe.njerzit mund te shkojne ne xhiro kinema teatro por asnje smund ta zevendesoj ibrin qao flm per vemendjen tuaj.

  • Dhe un jam me te njejtin mendim me si vleren e librit se zevendeson askush….po deshta tju thoja nese mund te me thoni ndonje vjershe per “1Qershorin”………:*:*:*:*

  • Pershendetje, me vjen mir qe keni shkruara diqka per diten nderkomtere te femijeve d.m.th. 1 Qershorin.Do te doja shum sikur te shkruani vjersha dhe ese per 1 Qershorin.

  • Pershendetje!sa bukur dhe sa mire do te ishte sikur te gjithe femijet te lexonin libra,por ky fakt eshte shume i dhimbshem sepse jane te pakte femijet qe lexojne libra dhe sigurisht te dhurosh nje liber eshte xhesti me i bukur qe mund ti behet jo vetem nje femije por kujtdo.

  • PERSHENDETJE ,sa bukur eshte dhe sa xhest madheshtor dhe shume kuptimplote eshte kur femijes sone ne i dhurojme nje liber .Disa do te thone e….nje liber eshte, me mire nje loder ,veshje, jooooooooo-gabim i madh, nje liber eshte nje veprim pa cmim,cmimi i tij nuk ka fund, aty eshte bota, dija ,jeta dhe edukimi i ketij femije,zhvillimi i tij,menyra me e mire e ritjes se tij.sa fantazi ka aty,sa bote e bukur dhe sa i pafajshem do te ndihet ai femije aty por dhe bashke me te dhe ne prinderit e tij.prandaj nje liber sot…..nje vlere mot,me shume dashuri per ju femije dhe prinder

  • {"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}
    >