Përshëndetje miq të librit,
Vera është këtu, po ashtu edhe i nxehti, por duke ju uruar që bashkë me diellin të shtohet edhe relaksimi, ju ftojmë njëherazi të jepni sugjerimet tuaja për librat që mund të jeni duke lexuar gjatë këtyre pushimeve verore.
Ne kemi përgatitur ndërkaq edhe një listë të shkurtër me libra të sugjeruar vere për të rriturit dhe fëmijë, por kontributi i secilit prej jush me sugjerime është ajo që dëshirojmë më shumë.
Ju lutem shkruajini sugjerimet tuaja poshtë te komentet.
Pushime të mbara,
Elvisi & Gjergji
Ju preferoj më shumë të lexoni poezi, të nderuar lexues.
Për shembull: Lorkën, Agollin ose Azem Shrelin, ju lutem !
Është vapë, dhe një roman, novelë apo tregim i Kongolit, Cohelos apo Markezit do t’ju kallë krejtësisht.
Pushim të këndshëm !
Ju preferoj më shumë të lexoni poezi, të nderuar lexues.
Për shembull: Lorkën, Agollin ose Azem Shrelin, ju lutem !
Është vapë, dhe një roman, novelë apo tregim i Kongolit, Cohelos apo Markezit do t’ju “kallë” krejtësisht.
Pushim të këndshëm !
Pershendetje, pushime te mbara me kater vellimet e Assassin Creed(Oliver Bowden);
Barracuda 945 (dhe pjesen tjeter te thrillerit me Patrick Robinson) te cilat do tua sugjeroja me kenaqesi te gjitheve!!
Pushime te kendshme me librat…