nga Admin

2 Tetor, 2008

Graham GreeneAutori eseist i shkolluar në Oksford, Graham Greene, publikoi romanin e tij të parë të rëndësishëm “Treni i Stambollit” në vitin 1932; dy vite më vonë, ky roman u bë i pari mes shumë veprave të tij që u përshtatën për film.

Jashtëzakonisht prodhimtar, Greene i ndau librat e vet në dy kategori. “Dëfrimi i tij” dhe buka me gjaplë qenë thrillerat e misterit, spiunazhit dhe melodramat psikologjike, si psh. “Arma me qera” dhe “Njeriu ynë në Havana”; në kategorinë e dytë hynin romanet shumë më të thella dhe me kuptim, siç i vlerësonte ai vetë si: “Pushteti dhe Fama”, (i kthyer në film nga John Ford me titullin “The Fugitive” në vitin 1948) dhe Brighton Rock. Gjatë viteve 1935-1940 ai punoi si kritik filmash për “The Spectator” duke krijuar famë përmes mbështetjes së artistëve “popullorë” si Laurel dhe Hardy.

Doktor Fisheri i Gjeneves ose gostia e bombes, Graham GreeneNë shqip, përkthyer nga Brikena Çabej është romani “Doktor Fisheri i Gjenevës ose Gostia e Bombës”, që u botua në vitin 2001. Romani është shkruar gjatë viteve të fundit të jetës së autorit, kur ai vetë po jetonte në një qytezë në liqenin e Gjenevës, në Zvicër.  Graham Greene ka lindur më 2 tetor 1904. Vdiq në 3 prill 1991.

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}
>