nga Admin

11 Mars, 2009

Dervishi dhe Vdekja, Mesha SelimoviqNë një Kasaba të vogël në Bosnje, në periferi të Perandorisë Osmane, një Dervish mundohet të shkruajë historinë e jetës së tij. Ka dhe pak çaste. Jashtë troku i natës po afrohet bashkë me fundin e jetës së tij. Pena i dridhet, ndërsa ajo që do të shkruajë si dëshmi të jetës, është e madhe. Ahmed Nuredini, personazhi kryesor i “Dervishit dhe Vdekja”, i ka humbur të gjitha. Fillimisht të vëllanë, pastaj veten. Qetësinë. Është futur në rrotullën e frikshme të shtetit dhe tashmë i ka ardhur fundi: Po ulem në gjunjë dhe po dëgjoj. Në dhomën e qetë, diku tutje murit, nga tavani, nga hapësira e pashquar rreh Kudret-sahati, e në tejnatë tingëllon i pandalur fati.

Po kridhem në llahtar, si uji.

Të gjallët nuk dinë gjë. Më mësoni, o të vdekur, si mund të vdes pa tmerr, ose të paktën vetëm me pak llahtar. Sepse vdekja është pakuptim ashtu si edhe jeta.

Në këtë pezull të pafundmë, Mesha Selimoviq, solli një nga historitë më të bukura, që është shkruar ndonjëherë në letërsinë e Ballkanit. “Dervishi dhe Vdekja”, botuar më 1966, tregoi sfilitjen shpirtërore të vetë autorit dhe ndjesinë e pamasë të fajit ndaj vëllait të tij të vrarë në Goli Otok. Vetëm se ndryshe nga Dervishi, autori mundi që ta përçojë në letërsi ankthin e tij, pasi libri u përkthye në të gjithë gjuhët e Perëndimit dhe më gjerë dhe vazhdon të ekranizohet e të vendoset shpesh në skenën e teatrit.

Për autorin, pas vdekjes, u thanë shumë gjëra, por në një pikë ish-bashkëkohësit e tij ishin të bashkuar: Dervishi duhet ta përcillte Selimoviqin tek Nobeli.

…Këtë rrekej të më shpjegonte gjashtë vjet më parë boshnjakja Merima në Skadarlija, kur më shikonte që po merresha me librin. “Nuk do të mundesh kurrë ta kuptosh si duhet dhe jo më ta përkthesh”, më qesëndiste me ndjesinë e pronës mbi autorin. Në fakt, dikush, pa zë, ishte munduar. Dyzet vjet më parë mësuesi Tajar Hatibi kishte filluar librin, për të mbaruar një variant parësor me poetin Esat Mekuli. Atë ditë, vërtet, mikja ime më kishte shtyrë të bëja të kundërtën, siç ndodh rëndom me qenien njerëzore. Ishte dita e parë e përkthimit të “Dervishit dhe Vdekjes”, një ëndërr, që do gjallonte pas takimit me botuesin e “Papirus“, pak muaj më vonë.

  • Te nderuar,

    Po e perseris komentin e pare sepse, per shak te natyres se kesaj faqeje, ka dale i pakuptueshem:

    Një roman i mirë i përkthyer shumë keq

    (Dervishi dhe vdekja, botim i “Papirus” 2008, përkthyes Ben Andoni)

    Thënë shkurt, se në këtë faqe nuk ka vend për shumë tekst, romani shumë i mirë i M. Selimoviq, ka ardhur, për herë të dytë në gjuhën shqipe (njëherë, moti, është përkthyer në Kosovë), fatkeqësisht ashtu siç nuk duhet, i përkthyer shumë keq.

    Për ta ilustruar këtë konstatim, shumë të ashpër, që e bëra që në fillim të këtij komenti, po i jap vërejtjet që ia bëj këtij përkthimi vetëm për pjesën hyrëse të tij (pesë fjali!), për përkthimin e citateve nga Kurani.

    Në fund të çdo vërejtje, e jap përkthimin e saktë, ashtu siç shkruan në origjinal.

    A) Teksi në origjinal:

    Hyrja e romanit:

    Bismilahir-rahmanir-rahim!

    1. Pozivam za svjedoka mastionicu i pero i ono što se perom piše;
    2. Pozivam za svjedoka nesigurnu tamu sumraka i noć i šve sto ona oživi;
    3.Xxxxxxxxxxx
    4. Pozivam za svjedoka sudnji dan, i dušu što sama sebe kori;
    5. Pozivam za svjedoka vrijeme, poćetak i svršetak svega-da je svaki čovjek uvijek na gubitku.

    (Iz Kur-ana)

    Përfundimi i romanit:

    1. Pozivam za svjedoka mastionicu i pero i ono što se perom piše;
    2. Pozivam za svjedoka nesigurnu tamu sumraka i noć i šve sto ona oživi;
    3. Pozivam za svjedoka mjesec kad najedra i zoru kad zabeli;
    4. Pozivam za svjedoka sudnji dan, i dušu što sama sebe kori;
    5. Pozivam za svjedoka vrijeme, poćetak i svršetak svega-da je svaki čovjek uvijek na gubitku.

    B) Teksti në përkthim:

    Hyrja (citati nga Kurani në hyrje të romanit)

    Bismilahir-rahmanir-rahim!

    1. I thërres për dëshmitarë kallamarin dhe pendën dhe atë që me pendën shkruan;
    2. I thërres për dëshmitarë terrin e paqetë të muzgut dhe natën dhe gjithë ata që nën të jetojnë;
    3.I thërres për dëshmitarë dritën e Hënës dhe agimin kur fillon të ngjitet;
    4. I thërres për dëshmitarë Ditën e Kiametit dhe shpirtin, që vetëm lëkura e mbulon;
    5. E thërres për dëshmitare kohën, fillimin dhe fundin e gjthçkaje-sepse çdo njeri, është gjithmonë i humbur.

    Përfundimi (Citati nga Kurani në përfundim të romanit):

    1. Thërres për dëshmitarë kallamarin dhe pendën dhe atë që me pendën shkruan;
    2. Thërres për dëshmitarë errësirën e pasigurt të muzgut dhe natën dhe gjithë ata që nën të jetojnë;
    3. Thërres për dëshmitare dritën e plotë të Hënës dhe agimin kur fillon të ngjitet;
    4. I thërres për dëshmitarë Ditën e Kiametit dhe shpirtin, që vetëm lëkura e mbulon;
    5. Thërres për dëshmitare kohën, fillimin dhe fundin e gjthçkaje-sepse çdo njeri, është gjithmonë…i humbur.

    Gabimet në përkthim:

    I. Pjesa hyrëse:

    1. Në fjalinë e parë, “i thërres” është shumës (ata-i) sepse edhe “dëshmitarë” është shumës, me “ë”. Në origjinal, që të dy këto fjalë, janë njëjës: “pozivam”-ja pozivam, sepse dëshmitarin e thërret personazhi kryesor,Ahmed Nurudin,(dhe jo Ahmet Nuredin!) dhe, “za svjedoka”, njëjës, sepse shumësi do të ishte “za svjedoke”.

    Trajta e foljes “i thërres” nuk është në asnjë gramatikë të gjuhës shqipe. Mund të jetë: unë “i thërras”, ti “i thërret”, por jo kurrsesi “unë i thërres”, sepse dëshmitarët i thërret vetë personazhi kryesor.

    Pjesa “atë që me pendën shkruan” nuk është sikur është thënë në tekstin origjinal sepse, në origjinal flet personazhi kryesor në veten e parë dhe nuk thotë “atë që me pendën (ai) shkruan”. Ai në këtë fjali e kërkon për dëshmitar shkrimin, materialin që do të mbetet i shkruar, jo nga autori, por nga penda.

    Tjetër, në gjuhën shqipe nuk thuhet “me pendën shkruan”, por “shkruan me pendë” (ose, “me pendë shkruan”); “shkruan me dorë” etj. Është e qartë se përkthyesi nuk e dallon trajtën ”se piše”-shkruhet dhe “piše”-shkruan.

    Përkthimi i drejtë është:

    Bismilahir-rahmanir-rahim!

    1. E thërras për dëshmitar takëmin e shkrimit (ose kallamarin) dhe pendën dhe atë që me pendën shkruhet;

    2. Në fjalinë e dytë, përveç gabimeve komplete sikur nën 1. janë shtuar edhe këto gabime:

    • Në origjinal nuk thuhet “terrin e paqetë” të muzgut, por “terrin e pasigurt”. Dallimi është tepër i madh, sepse, terri mund të jetë edhe “i qetë” por i “pasigurt”!;
    • Në origjinal thuhet “…i noč i sve što ona oživi” që gabimisht përkthehet “…dhe natën dhe gjithë ata që nën te jetojnë”! Nga ky përkthim del se autori thërret për dëshmitar çdo gjë të gjallë e të vdekur, sepse nën natën vazhdon të “jetojë” çdo gjë! Por, në këtë pjesë autori kërkon për dëshmitar “natën, dhe çdo gjë që ajo ngjallë”, e dihet çka ngjallë koha në të cilën të gjithë pushojnë. Është e qartë se përkthyesi nuk e ka të qartë dallimin në mes të “živi”-jeton dhe “oživi”-ngjallë;

    Përkthimi i saktë është:

    2. E thërras për dëshmitare errësirën e pasigurt të muzgut dhe natën dhe çdo gjë që ajo ngjallë;

    3. Fjalia e tretë që është në këtë përkthim nuk është fare në tekstin origjinal. Por, është në përfundim të romanit;

    4. Fjalia e katërt është e përkthyer edhe më dobët: Përveç gabimeve që përsëriten, e që u përmendën më sipër, listës i shtohen edhe:

    • “Sudnji dan” nuk përkthehet si “dita e kiametit” por “dita e gjykimit”;
    • Pjesa kyçe e tërë kësaj hyrje të romanit: “…i dušu što sama sebe kori” nuk përkthehet ashtu siç bën autori “…dhe shpirtin që vetëm lëkura e mbulon (!!)” , por, “ …dhe shpirtin që vetveten e fajëson”, që është njëri nga postulatet kyçe të besimin mysliman.

    Përkthimi i saktë është:

    4. E thërras për dëshmitare ditën e gjykimit dhe shpirtin që vetveten e fajëson;

    5. Në fjalinë e pestë “…da je svaki ćovjek uvijek na gubitku” nuk përkthehet “…çdo njeri është gjithmonë i humbur”, sepse “i humbur” është nëse është vetvetiu i tillë (trullan, budalla!!!), por “humbës”, në luftë të pabarabartë me ligjet universale të natyrës (ose Zotin), me problemet që i shkakton jeta etj.

    Përkthimi i saktë është:

    5. E thërras për dëshmitare kohën, fillimin dhe përfundimin e çdo gjëje-se çdo njeri është gjithmonë humbës.

    II. Pjesa përfundimtare:

    Në pjesën përfundimtare, fjalisë nr. 3, që nuk duhet të jetë në pjesën hyrëse, në të cilën përsëriten të gjitha gabimet e përmendura më sipër, i shtohen edhe këto:

    • -“…mjesec kad najedra i zoru kad zabijeli” që përkthen si “…dritën e plotë të Hënës” (në tekst nuk bëhet fjalë për kurrfarë drite) dhe pjesën “i zoru kad zabjeli” e përkthen si: “…agimin kur fillon të ngjitet (!!!)”, në vend se “agimin kur zbardhë”

    Përkthimi i saktë është:

    3. E thërras për dëshmitare Hënën kur ngjitet në qiell dhe agimin kur zbardhë;

    Përkthimi nuk është hiq më i mirë edhe gjatë tërë romanit, por këtu nuk ka vend të analizohet më gjatë.

    Lexuesi i nderuar mund ta marri me mend sa i dobët është ky përkthim, kur, siç po shihet, një punim i tërë mund të bëhet vetëm për pesë fjali të përkthyera të tij.

  • Sa per ta vertetuar ate qe e shkrova ne komentin e pare po e dergoj, te perkthyer ashtu sic shkruan autori ne origjinal, pjesen e fjalimit qe personazhi kryesor e mbajti ne xhami.
    Kete pjese e ka recituar imami i Tuzlles me rastin e varrimit te 700 kufomave te myslimaneve te vrare ne masakren e Srebrenices, ne te cilen mori pjese edhe kryetari i Serbise, Boris Tadic dhe ai i Turqise:

    “O të bijtë e Ademit!

    Nuk do t’ju predikoj, nuk mundem edhe sikur të doja. Por besoj se do të ma shihnit për të madhe nëse tani, në këtë moment, më të rëndë nuk mbaj në mend, nuk do të flisja pikërisht për veten time.

    Kurrë nuk ka qenë më me rëndësi për mua ajo se çka dua t’ju them, ndërsa nuk dua asgjë me të të arrij. Asgjë, përveç që t’ua shoh në sytë tuaj, pjesëmarrjen në dhimbje.

    Nuk ju quajta vëllezër, edhe pse ju konsideroj të tillë më shumë se kurdoherë më parë, por ju quajta të bijtë e Ademit, duke u thirrur në atë që të gjithë neve na është e përbashkët. Jemi njerëz dhe mendojmë njësoj, posaçërisht kur na ndodhë ndonjë fatkeqësi. Keni pritur, keni dëshiruar që të mbesim së bashku, që ta shikojmë njëri-tjetrin në sy, të pikëlluar për shkak të vdekjes së njeriut të pafajshëm, dhe të brengosur për shkak të krimit. Ai krim ka të bëj edhe me ju, sepse ju e dini: ai që e vret një njeri të pafajshëm, është sikur t’i kishte vrarë të gjithë njerëzit. Neve të gjithëve na vranë shumë herë, vëllezër të mi të vrarë, e të trishtuar jemi kur ajo i ndodhë dikujt që është më i dashuri ynë.

    Ndoshta do të duhej që t’i urrej, por nuk mundem.

    Unë nuk i kam dy zemra, njërën për urrejtje e tjetrën për dashuri. Atë zemër që e kam, tash di vetëm për pikëllim.

    Lutja ime dhe pendesa ime, jeta dhe vdekja ime, të krejt këto i përkasin Zotit, krijuesit të botës.

    Por, hidhërimi im më përket vetëm mua.
    Ruani lidhjet farefisnore, ka urdhëruar Allahu.

    Nuk i kam ruajtur, djalë i së ëmës sime! Nuk kam pasur forcë që ta shmangu fatkeqësinë nga ti dhe nga unë.

    Musa pat thënë: Zoti im! Ma jep ndihmës nga të afërmit e mi, Harunin, vëllain tim, shtoje me të fuqinë time. Ma bëj vëllain ndihmës në punën time. Vëllau im, Haruni, më nuk është në mesin tonë, dhe mund vetëm të them: Zoti im, shtoje, me atë të vdekur, fuqinë time. Me atë të vdekur dhe të pa varrosur sipas ligjeve të Zotit, të pa parë dhe të pa kuruar nga më të afërmit e tij, në vajtje në rrugë të gjatë, nga e cila s’ka kthim prapa.

    Unë jam sikur Kabili, të cilit Zoti ia dërgoi korbin, që e rrëmihi tokën, për ta mësuar se si duhet ta varrosi vëllain e tij të vdekur.

    E ai tha:

    -Vaj halli për mua, a nuk mund të bëj as sa edhe një korb, që ta gropos trupin e vëllait tim të vdekur.

    Unë, Kabili i pafat, më i pafat se sa korbi e zi!

    Nuk e shpëtova të gjallë, nuk e pash as të vdekur! Tani nuk e kam askënd, përveç meje dhe teje, Zoti im, dhe pikëllimit tim.

    Më jep fuqi që të mos gjunjëzohem nga dëshpërimi për vëllain dhe njeriun, dhe që të mos helmohem me urrejtje.

    Po i përsëris fjalët e Nuhut: Më ndaj mua dhe ata, dhe na gjyko.

    Jetojmë në këtë tokë vetëm një ditë, ose edhe më pak. Më jep fuqi që të fal. Sepse, ai që falë, ai është më i madhi.

    Por e di, të harroj nuk mundem.

    E juve, vëllezër të mi, ju lus, të mos më qortoni për këto fjalë, mos ma shihni për të madhe nëse ato ju kanë shkaktuar dhimbje dhe dëshpërim. Dhe, nëse e kanë zbuluar dobësinë time. Nuk turpërohem nga ju për këtë dobësi, do të më vinte turp sikur mos ta kisha.

    E tash shkoni të gjithë në shtëpi dhe më lini të vetmuar me fatkeqësinë time.

    Tash e kam më lehtë, e ndava me ju.”

    Lexuesi le ta krahasoj vete tekstin ne perkthimin tuaj.

  • Një roman i mirë i përkthyer shumë keq

    Dervishi dhe vdekja, botim i “Papirus” 2008, përkthyes Ben Andoni

    Thënë shkurt, se këtu nuk ka vend për shumë fjalë, romani shumë i mirë i M. Selimoviq ka ardhur, për herë të dytë në gjuhën shqipe, fatkeqësisht ashtu si nuk duhet, i përthyer shumë keq.

    Për ta ilustruar këtë që thash po i jap vërejtjet vetëm për pjesën hyrëse të romanit (pesë fjali!), citatet nga Kurani, bashkë me origjinalin dhe tekstin ashtu siç duhet të jetë.

    Gabimet në përkthim vetëm të pjesës hyrëse dhe përfundimtare, të cilat në origjinal janë 90% të njëjta:

    Origjinali: Përkthimi: Duhet:
    Fillimi:

    Bismilahir-rahmanir-rahim!

    1. Pozivam za svjedoka mastionicu i pero i ono što se perom piše;

    2. Pozivam za svjedoka nesigurnu tamu sumraka i noć i šve sto ona oživi;

    4. Pozivam za svjedoka sudnji dan, i dušu što sama sebe kori;

    5. Pozivam za svjedoka vrijeme, poćetak i svršetak svega-da je svaki čovjek uvijek na gubitku.

    (Iz Kur-ana)

    Përfundimi:

    Pozivam za svjedoka mastionicu i pero i ono što se perom piše;

    Pozivam za svjedoka nesigurnu tamu sumraka i noć i šve sto ona oživi;

    Pozivam za svjedoka mjesec kad najedra i zoru kad zabeli;

    Pozivam za svjedoka sudnji dan, i dušu što sama sebe kori;

    Pozivam za svjedoka vrijeme, poćetak i svršetak svega-da je svaki čovjek uvijek na gubitku.
    Fillimi:

    Bismilahir-rahmanir-rahim!

    1. I thërres për dëshmitarë kallamarin dhe pendën dhe atë që me pendën shkruan;

    I thërres për dëshmitarë terrin e paqetë të muzgut dhe natën dhe gjithë ata që nën të jetojnë;

    3.I thërres për dëshmitarë dritën e Hënës dhe agimin kur fillon të ngjitet;

    I thërres për dëshmitarë Ditën e Kiametit dhe shpirtin, që vetëm lëkura e mbulon;

    E thërres për dëshmitare kohën , fillimin dhe fundin e gjthçkaje-sepse çdo njeri, është gjithmonë i humbur

    Përfundimi:

    Thërres për dëshmitarë kallamarin dhe pendën dhe atë që me pendën shkruan;

    Thërres për dëshmitarë errësirën e pasigurt të muzgut dhe natën dhe gjithë ata që nën të jetojnë;

    3. Thërres për dëshmitarë dritën e plotë të Hënës dhe agimin kur fillon të ngjitet;

    I thërres për dëshmitarë Ditën e Kiametit dhe shpirtin, që vetëm lëkura e mbulon;

    Thërres për dëshmitare kohën, fillimin dhe fundin e gjthçkaje-sepse çdo njeri, është gjithmonë…i humbur.
    Fillimi:

    Bismilahir-rahmanir-rahim!

    1. E thërras për dëshmitar takëmin e shkrimit dhe pendën dhe atë që me pendën shkruhet;

    E thërras për dëshmitar errësirën e pasigurt të muzgut dhe natën dhe çdo gjë që ajo ngjallë;

    E thërras për dëshmitar ditën e gjykimit dhe shpirtin që vetveten e fajëson;

    E thërras për dëshmitar kohën, fillimin dhe përfundimin e çdo gjëje-se çdo njeri është gjithmonë humbës.

    (Nga Kur’ani)

    Përfundimi:

    E thërras për dëshmitar kallamarin dhe pendën dhe atë që me pendën shkruhet;

    E thërras për dëshmitar errësirën e pasigurt të muzgut dhe natën dhe çdo gjë që ajo ngjallë;

    E thërras për dëshmitar Hënën kur ngrihet në qiell dhe agimin kur zbardhë;

    E thërras për dëshmitar ditën e gjykimit dhe shpirtin që vetveten e fajëson;

    E thërras për dëshmitar kohën, fillimin dhe përfundimin e çdo gjëje-se njeriu është gjithmonë humbës.

    I. Pjesa hyrëse:

    1. Në fjalinë e parë, “i thërres” është shumës (ata-i) sepse edhe “dëshmitarë” është shumës, me “ë”.. Në origjinal të dy këto fjalë janë njëjës: “pozivam”-ja pozivam, sepse dëshmitarin e thërret personazhi kryesor (Ahmed Nurudin, dhe jo Ahmet Nuredin!), dhe, “za svjedoka”, njëjës, sepse shumësi do të ishte “za svjedoke”.
    Trajta e foljes “i thërres” nuk është në asnjë gramatikë të gjuhës shqipe. Mund të jetë: unë “i thërras”, ti “i thërret”, por jo kurrsesi “unë i thërres”, sepse dëshmitarët i thërret vetë personazhi kryesor.
    Teksti do të duhej të ishte sikur në kolonën e fundit.
    Pjesa “atë që me pendën shkruan” nuk është sikur është thënë në tekstin origjinal sepse, në origjinal flet personazhi kryesor në veten e parë dhe nuk mund të thotë “atë që me pendën (ai) shkruan”. Ai në këtë fjali e kërkon për dëshmitar shkrimin, materialin që do të mbetet i shkruar, jo nga autori, por nga penda.
    Prandaj teksti i drejtë do të ishte sikur në kolonën e tretë.

    2. Në fjalinë e dytë, përveç gabimeve komplete sikur nën 1. janë shtuar edhe:
    – Në origjinal nuk thuhet “terrin e paqetë” të muzgut, por “terrin e pasigurt”. Dallimi është tepër i madh, sepse, terri mund të jetë edhe “i qetë” por i “pasigurt”!;
    – – Në origjinal thuhet “…i noč i sve što ona oživi” që gabimisht përkthehet “…dhe natën dhe gjithë ata që nën te jetojnë”! Nga ky përkthim del se autori thërret për dëshmitar çdo gjë të gjallë e të vdekur, sepse nën natën vazhdon të “jetoj” çdo gjë! Por, në këtë pjesë autori kërkon për dëshmitar “natën, dhe çdo gjë që ajo ngjallë”, e dihet çka ngjallë koha në të cilën të gjithë pushojnë. Është e qartë se përkthyesi nuk e ka të qartë dallimin në mes të “zivi”-jeton dhe “ozivi”-ngjallë;

    3. Fjalia e tretë që është në këtë përkthim nuk është fare në tekstin origjinal. Por, është në përfundim të romanit;

    4. Fjalia e katërt është edhe më keq e përkthyer: Përveç gabimeve që përsëriten e që u përmendën më sipër, listës i shtohen edhe:

    -“Sudnji dan” nuk përkthehet si “dita e kiametit” por “dita e gjykimit”;
    – Pjesa kyçe e tërë kësaj hyrje të romanit: “..i dušu što sama sebe kori” nuk përkthehet ashtu siç bën autori “…dhe shpirtin që vetëm lëkura e mbulon (!!)” por “ …dhe shpirtin që e fajëson vetveten”, që është postulati kyç i tërë besimin mysliman.

    5. Në fjalinë e pestë “…da je vaki ćovjek uvek na gubitku” nuk përkthehet “…çdo njeri është gjithmonë i humbur”, sepse “i humbur” është nëse është vetvetiu i tillë (trillan, budalla!!!), por “humbës”, në luftë të pabarabartë me ligjet universale (Zotin) me problemet që i shkakton jeta.

    II. Pjesa përfundimtare:

    Në pjesën përfundimtare, fjalia nr. 3, që nuk duhet të jetë në pjesën hyrëse, në të cilën përsëriten të gjitha gabimet e përmendura më sipër i shtohen edhe këto:

    – “…mjesec kad najedra i zoru kad zabijeli” e përkthen si “…dritën e plotë të Hënës” (në tekst nuk bëhet fjalë për kurrfarë drite) dhe pjesën “i zoru kad zabjeli” e përkthen si: “…agimin kur fillon të ngjitet (!!!)”, në vend se “agimin kur zbardhë”

    Përkthimi nuk është hiq më i mirë edhe në pjesën tjetër të romanit, por nuk ka vend këtu të analizohet.

    Mund ta merrini me mend sa është i dobët ky përkthim, kur, siç po shihet, një punim mund të bëhet vetëm për dhjetë fjali të përkthyera të tij.

  • {"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}
    >