Cështja dhe historia shqiptare parë nga të huajt

0
533

SkenderbeuHistoria nuk duhet reshtur së kujtuari. Më e rëndësishmja, jo për argument shkatërrues (siç ndodh rëndomë në politikë) por konstruktiv. Kështu thoshte edhe filozofi, poeti dhe kritiku i madh letrar George Santayana, “Ata që nuk e kujtojnë të kaluarën janë të dënuar ta përsërisin!”

Librat që po ju propozojmë bëjnë pikërisht këtë. Nuk janë të gjithë libra të sapo dalë nga botimi, por vlera e tyre mbetet e freskët gjithsesi.

Tre librat që ju sjellim, vijnë nga këndvështrimi i dy studiuesve të cilët nuk janë me origjinë shqiptare (britanikë), por që tashmë e kanë provuar se kanë një njohje mjaft të thellë të çështjeve dhe ngjarjeve që kanë formësuar dhe vazhdojnë të ndikojnë në identitetin e ri shqiptar.

Miranda Vickers është një analiste politike që punon për Grupin Ndërkombëtar të Krizave dhe autore e disa librave për shqiptarët. James Pettifer është autor, gazetar dhe akademik britanik që është i specializuar në çështjet e Ballkanit. Ekspertiza e tyre ka prodhuar disa libra në anglisht mbi çështje që prekin shqiptarët dhe vetë rajonin. Aktualisht në shqip janë përkthyer veprat më kryesore si më poshtë:

Çështja Shqiptare, Riformësimi i Ballkanit, Miranda Vickers & James Pettifer
Ceshtja shqiptare, Miranda Vickers and James PetifferAutorët argumentojnë se shqiptarët janë përfshirë në procesin e vetemancipimit kombëtar: ringritja e ekonomisë së tregut të lirë dhe heqja e kontrollit të kufijve komunistë kanë gjallëruar lidhjet e hershme kulturore dhe ekonomike midis shqiptarëve dhe gjithë rajonit. E ardhmja e shqiptarëve në Ballkan është sot për sot çështja më e ngutshme. Autorët theksojnë se Perëndimi duhet t’i kushtojë një vëmendje të madhe këtij kombi të shpërfillur për një kohë të gjatë që ai të bëhet një partner europian. Për më tepër, autorët pohojnë se mostrajtimi si duhet i çështjes shqiptare mund ta fusë krejt rajonin në një konflikt të armatosur.

Shqiptaret – një histori moderne, Miranda Vickers
Shqiptaret nje histori moderne, Miranda Vickers

Vepra është quajtur një histori moderne, sepse është rrëfyer e shkruar ndryshe, sepse sjell fakte të reja jo vetëm për Shqipërinë e së shkuarës, por edhe për atë të tashmen. Mënyra se si është shkruar ky libër e bën atë bashkëkohor në të njëjtën kohë.

.
.

Ç’po bëhet me çështjen çame? Miranda Vickers
Çështja çame ka tri aspekte kryesore: së pari, është njohja e problemit nga qeveria greke; së dyti, është çështja e pronave dhe, së fundi është problemi i nënshtetësisë. Kur diskutohet problemi çam me politikanët shqiptarë, ata zakonisht thonë se ky nuk duhet parë si një kundërvënie politike me qeverinë greke, sepse ai ka të bëjë me çështje ekonomike dhe nuk ka kuptim të shndërrohet në një çështje politike. Gjithsesi, ky qëndrim është sa i thjeshtëzuar, aq edhe i pasaktë, sepse çamët e shohin kompensimin financiar vetëm si një element në kërkesat e tyre.

Libra të tjerë me interes

.