Gëzuar ditëlindjen – ShtepiaeLibrit.com mbush një vjeç

7
385

Përshëndetje miq të librit.

Sot, me 10 shkurt, ShtepiaeLibrit.com mbush plot një vit që nga dita kur hapëm dyert virtuale të dyqanit tonë. Kjo gjë sigurisht na gëzon, dhe njëkohësisht na bën të reflektojmë mbi eksperiencat e deritanishme si dhe sfidat e të ardhmes.

Në rradhë të parë, na gëzon fakti që ky vit ka qenë një vit suksesesh dhe rritje të qëndrueshme. Mbi të gjitha, ky vit nënkupton përmbushjen e ëndrrës dhe pasionit tonë për punën me librin shqip si dhe mundësinë për të ofruar një shërbim që shkon përtej kufizimeve të një biznesi online, drejt përmbushjes së nevojave tuaja. Synimi ynë është që t’ju ofrojmë një shërbim me dimensioneve të gjera kulturore, gjuhësore, e shpirtërore që prekin dhe ndikojnë edhe në vetë identitetin tonë si shqiptarë.

Përsa i përket të ardhmes, ajo është plotë me sfida të reja dhe ekzistuese. Sfida që kryesisht vijnë nga shtimi i numrit të personave që na vizitojnë çdo ditë, javë dhe muaj, si dhe nevoja për të ofruar kushte dhe opsioneve edhe më të mira shërbimi.

Dy statistika

  • Me kënaqësi mund t’ju njoftojmë se shifra më e fundit e mujore arriti 10 mijë vizitorë.
  • Aktualisht ne disponojmë mbi 840 tituj të ndryshëm