5 Shtator, 2023

Aldous Huxley pati qenë për një periudhë të shkurtër, mësues i frëngjishtes i George Orwell në shkollën elitare Eton. Huxley botoi romanin e tij distopik Brave New World (Më e mira e botëve) më 1932 (sjellë në shqip nga Rudi Erebara). Orwell botoi romanin e tij distopik 1984 më 1949. Që të dy konsiderohen sot si profetë, megjithëse me disa ndryshime domethënëse.

Orwell kishte frikë se ata do të ndalonin librat. Huxley kishte frikë se nuk do të kishte arsye për të ndaluar librat sepse nuk do të mbetej më askush që të dëshironte t’i lexonte. Orwell kishte frikë se ata do të na linin ne të painformuar. Huxley kishte frikë se ata do të na jepnin ne aq shumë informacion sa do të binim në pasivitet dhe egoizëm. Orwell kishte frikë se e vërteta do të na fshihet ne. Huxley kishte frikë se e vërteta do të mbytej në një det më gjëra të parëndësishme.

Orwell i vendosi ngjarjet vetëm tre dekada e gjysmë pasi ai e shkroi romanin ndërsa Huxley e vendosi në vitin 632 PF (Pas Henry Ford) dhe shpikjes së transportierit nga industrialisti i famshëm amerikan (ngjarje që ndodhi në vitin 1926). Orwell paraqet një botë ku seksi ndalohet, ku partia ka në plan që t’i japë fund seksit për kënaqësi dhe të zëvendësojë prodhimin e fëmijëve me inseminim artificial ndërsa te Huxley, fëmijët lindin që të gjithë me inseminim artificial por seksi inkurajohet të bëhet sa më shpesh.

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}
>