Kushtet ligjore

Shtëpia e Librit merr përsipër respektimin e ligjeve të të drejtave të autorit dhe të mbrojtjes së të dhënave personale.

Asnjë nga të dhënat personale të tua, të tilla si adresa e emailit nuk do të ndahet/transferohet në subjekte të tjera jashtë Shtëpisë së Librit. Ne nuk do të dërgojmë emaile nëse ju nuk dëshironi të merrni njoftime. Të dhëna të tilla si titujt dhe autorët e librave të porositur apo fjalët kyçe të kërkimeve ruhen dhe përpunohen vetëm për efekt statistikor.

Shtëpia e Librit nuk ruan të dhëna të mjeteve të pagesës. Paypal ose bankat që kryejnë shërbimin e transfertës janë subjektet që kujdesen për sigurinë e mjeteve të pagesës.