Dërgesa

Duke filluar nga 1 korriku i vitit 2021, Bashkimi Evropian ka vendosur rregulla të reja në taksimin e mallrave të treguara online, përfshirë heqjen e fashës së pataksueshme që ishte në masën 22 euro. Për rrjedhojë, të gjitha blerjet nga Shtepia e Librave sh.p.k mundet t'i nënshtrohen procedurave të zhdoganimit në vendet pritëse pjesë e Bashkimit Evropian. Shtëpia e Librave Sh.p.k nuk mban përgjegjësi në lidhje me tarifat e mundshme doganore apo kosto të tjera që mund t'i lindin blerësve në castin e zhdoganimit. 

Synimi ynë është të nisim porositë që marrim brenda dy ditëve punë nga kryerja e pagesës për porositë brenda Shqipërisë. Në raste të rralla, kërkohet një periudhë më e gjatë. Dorëzimi i pakove jashtë Shqipërisë kryhet zakonisht brenda dy javëve, me vonesa deri në katër javë në raste të caktuara.

Ne i dërgojmë porositë përmes Posta Shqiptare sh.a dhe shërbime të tjera postare. Të gjitha pakot nisen me shërbimin e konfirmimit të marrjes. Postieri zakonisht i dërgon këto pako në shtëpi dhe kërkon firmën e marrjes. Në rast se ju nuk gjendeni në shtëpi postieri lë një pusullë duke ju ftuar të paraqiteni në postën më të afërt për marrjen në dorëzim të pakos.

Ju mund të merrni kodin e gurmimit online, i cili ju lejon të gjurmoni pakon gjatë udhëtimit. Shërbimi i gjurmimit gjendet te faqja në internet Posta Shqiptare, postashqiptare.al.

Librat paketohen në mënyrë që të mos dëmtohen gjatë transportit.

Kostoja e postës varion nga pesha e pakos. Për porositë brenda Shqipërisë, kostoja e postës është fikse 200 lekë për dërgesë. Për porositë nga jashtë Shqipërisë, zakonisht kostoja e postës është më efektive për pakot mbi 2 kg dhe më e kushtueshme për porositjen e një libri të caktuar.

Ne marrim përsipër të ridërgojmë porosinë ose kryejmë rimbursimin e pagesës në rast se për çfarëdolloj arsyeje, pakoja me libra nuk mbërrin në destinacion. 

Ju mirëpresim
ShtëpiaeLibrit.com