Botuesi: Te tjere
Dritëro Agolli, vepra e plotë
Në këtë produkt janë përfshirë të gjithë veprat e Dritëro Agollit.
Banner
• Poezi dhe prozë poetike
• Portrete dhe proza të shkurtra
• Për gjuhën, letërsinë
• Përkthime
Titulli: Vepra 1
Origjinali: Vepra 1
Autori: Faik Konica
Shtëpia botuese: Dudaj
Viti: 2001
Fq. 404
Pesha:0.400 kg
ISBN: 978-99927-50-4-1
Ky libër është në gjuhën shqipe
Mbi librin
Në vëllimin e parë janë përfshirë kryesisht krijimtaria letrare, kritika dhe përkthimet artistike të Konicës, të pasuruara me gjetje të reja të panjohura.
Rreth Autorit Faik Konica është një nga personalitetet më në zë të kulturës dhe letërsisë shqiptare. Prozator dhe poet, publiçist dhe estetist, kritik letrar dhe përkthyes, ai me veprën e tij të shumanshme pasuroi dhe ngriti në lartësi të reja fjalën shqipe dhe mendimin letrar shqiptar. Njeri me dituri të madhe, dhe dhunti artistike, mjeshtër i hollë i gjuhës shqipe, F.Konica ka hyrë në historinë e kulturës sonë kombëtare jo vetëm si erudit e stilist i përkryer, por edhe si shkrimtar me vlera të shquara ideoartistike.
I lindur në Konicë, më 15 mars 1875 në një familje të vjetër feudale mësimet e para ai i mori në vendlindje, në gjuhën turke, arabe dhe greke. Më vonë hyri në liceun perandorak francez të Stambollit për të kryer pastaj shkollën e mesme në Francë. Ndoqi studimet për filozofi në Dizhon dhe Paris. Fitoi disa konkurse, duke u nderuar me çmime për aftësitë e tij intelektuale jo të zakonta. Më 1912 u diplomua për letërsi në universitetin e Harvardit të SH.B.A. Faik Konica qysh i ri e lidhi jetën me veprën e tij dhe me lëvizjen kombëtare shqiptare. Pasi boton broshurën "Shqipëria dhe turqit" (1895) në Paris ai vendoset në Bruksel (Belgjikë), ku nxjerr revistën "Albania", kjo revistë politiko-kulturore dhe letrare u bë organi më i rëndësishëm e më me autoritet i Rilindjes sonë.
E botuar në gjuhën shqipe, frënge dhe pjesërisht turke, si një enciklopedi e vërtetë, ajo propogandoi për vite me radhë (1897-1909) programin e lëvizjes kombëtare shqiptare, historinë dhe kulturën e popullit tonë. Më 1909 F.Konica, si u mbyll revista "Albania" në Londër, i ftuar nga atdhetarët shkon në SH.B.A. ku drejton gazetën "Dielli" edhe më pas gazetën "Trumpeta e Krujës". Me themelimin e Federatës "Vatra", më 1912 ai zgjidhet sekretar i përgjithshëm i saj. Faik Konica dhe Fan Noli, duke qenë udhëheqësit kryesorë të lëvizjes kombëtare shqiptare në SH.B.A., do të shkojnë në Londër për mbrojtjen e çështjes kombëtare në Konferencën e Ambasadorëve. Në kongresin shqiptar të Triestes (1913), që u mblodh për të kundërshtuar copëtimin e Shqipërisë nga armiqtë e saj, Konica u zgjodh kryetar. Gjatë Luftës së Parë Botërore dhe më pas, ai zhvilloi veprimtari të dendur diplomatike në dobi të atdheut, në Austri, Zvicër, Itali e gjetkë. Në 1921 u kthye në SH.B.A., ku u zgjodh kryetar i Federatës "Vatra", po ndërkaq në vitet 20 u lidh dhe ndikoi në lëvizjen demokratike që zhvillohej në Shqipëri. Këtë do ta bënte nëpërmjet gazetës "Dielli" dhe "Shqiptari i Amerikës". Me dështimin e Revolucionit Demokratik, me ardhjen e Ahmet Zogut në fuqi, Konica u emërua ministër fuqiplotë i Shqipërisë në SH.B.A. Vdiq në Uashington në 14 dhjetor 1942.
• Poezi dhe prozë poetike
• Portrete dhe proza të shkurtra
• Për gjuhën, letërsinë
• Përkthime
Referencat specifike
Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.
Shkarkime (292.13KB)
Botuesi: Te tjere
Në këtë produkt janë përfshirë të gjithë veprat e Dritëro Agollit.
Referenca: SKU000005
Botuesi: Mitrush Kuteli
Në këtë vëllim janë paraqitur novelat: "Xha Brahua i Shkumbanores", "Natë kollozheku", "Vjeshta e Xheladin Beut", "Qysh e gjeti Ago Jakupi rrugën e Zotit", "Më kot...", "Lumi i Madh", "Fshati im e pi rakinë" dhe "Parvera në Transilvani"; dhe vargjet: "Poem kosovar", "Balta shqiptare", "Poemi i Shëndaumit" dhe "Po të vdes në dhe të huaj".
Botuesi: Te tjere
Në vëllimin e parë janë përfshirë vëllimet poetike: "Bagëti e bujqësi", "Lulet e verës", Pellazgët – shqiptarët" dhe "Shqipëria".
Botimi i plotë i veprës letrare të Kristo Floqit si dramaturg, komediograf dhe poet përbëhet nga tre vëllime ku përfshihen 26 vepra letrare të gjinive të lartpërmendura.
Botuesi: Te tjere
Vepra e plotë e Dhimitër S. Shuteriqit përfaqëson një botim tepër të rrallë përpara viteve '90. Në këtë vepër të plotë gjenden vepra që nuk janë ribotuar më që pas viteve '90 dhe që përbëjnë një pjesë të rëndësishme të krijimtarisë së Dhimitër S. Shuteriqit.
Botuesi: Onufri
Ky vëllim përbëhet nga dy romane: "Lëkura e daulles" dhe "Kronikë në gur". "Lëkura e daulles" u shkrua dhe u botua në vitin 1967 në revistën "Nëntori" për të dalë një vit më pas si libër më vete, me titullin "Dasma".
Referenca: SKU000033
Botuesi: Botimet Dudaj
Në këtë vëllim janë përfshirë veprat: "Bethoveni dhe Revolucioni Francez" (anglisht dhe shqip), "Jeta ime", "Historia e krishterimit në Shqipëri", "Portrete dhe skica".
Botuesi: Botimet Dudaj
Në këtë vëllim janë paraqitur disa studime mbi veprën dhe personalitetin e Fan Nolit nga autorë si: Faik Konica, Aleks Buda, Rexhep Qosja, Ibrahim Rugova, Mitrush Kuteli, Martin Camaj, Ernest Koliqi etj.
Referenca: SKU000029
Botuesi: Botimet Dudaj
• Proza e gjatë dhe estetika • Katër pralla nga Zullulandi • Shqipëria si m'u duk • Dr. Gjilpëra zbulon rrënjët e dramës së Mamurrasit • Shqipëria-kopshti shkëmbor i Evropës Juglindore dhe shkrime të tjera
Referenca: SKU000034
Botuesi: Botimet Dudaj
Në këtë vëllim janë përfshirë: "Historia e Skënderbeut, Kryezotitit të Arbërisë (1405-1468) dhe "Gjergj Kastrioti Skënderbeu (1405-1468)".
Referenca: SKU001677
Botuesi: Te tjere
Vjershat më të mira të Ali Asllanit janë si farë pjesësh të vogla muzikore, pikërisht për shkak të ekspresivitetit të tyre të veçantë eufonik.
Referenca: SKU001134
Botuesi: Botimet Dudaj
Në këtë vëllim janë paraqitur studime mbi personalitetin dhe veprën e Faik Konicës nga autorë si: Nonda Bulka, Gijom Apoliner, Arshi Pipa, Ernest Koliqi, Martin Camaj, Rexhep Qosja, Nasho Jorgaqi, Moikom Zeqo etj.
Vlerësimi yt i komentit nuk mund të dërgohet
Raporto komentin
Raporti u dërgua
Raporti yt nuk mund të dërgohet
Write your review
Vlerësimi u dërgua
Vlerësimi yt nuk mund të dërgohet