• Banner

Vepra 1, Faik Konica

Poezi dhe prozë poetike

Portrete dhe proza të shkurtra

Për gjuhën, letërsinë

Përkthime

92,00 SEK
Sasia
Ne gjendje

Përshkrimi

Titulli: Vepra 1

Origjinali: Vepra 1

Autori: Faik Konica

Shtëpia botuese:  Dudaj

Viti: 2001

Fq. 404

Pesha:0.400 kg

ISBN: 978-99927-50-4-1

Ky libër është në gjuhën shqipe


Mbi librin

 Në vëllimin e parë janë përfshirë kryesisht krijimtaria letrare, kritika dhe përkthimet artistike të Konicës, të pasuruara me gjetje të reja të panjohura.

Rreth Autorit Faik Konica është një nga personalitetet më në zë të kulturës dhe letërsisë shqiptare. Prozator dhe poet, publiçist dhe estetist, kritik letrar dhe përkthyes, ai me veprën e tij të shumanshme pasuroi dhe ngriti në lartësi të reja fjalën shqipe dhe mendimin letrar shqiptar. Njeri me dituri të madhe, dhe dhunti artistike, mjeshtër i hollë i gjuhës shqipe, F.Konica ka hyrë në historinë e kulturës sonë kombëtare jo vetëm si erudit e stilist i përkryer, por edhe si shkrimtar me vlera të shquara ideoartistike.

I lindur në Konicë, më 15 mars 1875 në një familje të vjetër feudale mësimet e para ai i mori në vendlindje, në gjuhën turke, arabe dhe greke. Më vonë hyri në liceun perandorak francez të Stambollit për të kryer pastaj shkollën e mesme në Francë. Ndoqi studimet për filozofi në Dizhon dhe Paris. Fitoi disa konkurse, duke u nderuar me çmime për aftësitë e tij intelektuale jo të zakonta. Më 1912 u diplomua për letërsi në universitetin e Harvardit të SH.B.A. Faik Konica qysh i ri e lidhi jetën me veprën e tij dhe me lëvizjen kombëtare shqiptare. Pasi boton broshurën "Shqipëria dhe turqit" (1895) në Paris ai vendoset në Bruksel (Belgjikë), ku nxjerr revistën "Albania", kjo revistë politiko-kulturore dhe letrare u bë organi më i rëndësishëm e më me autoritet i Rilindjes sonë.

E botuar në gjuhën shqipe, frënge dhe pjesërisht turke, si një enciklopedi e vërtetë, ajo propogandoi për vite me radhë (1897-1909) programin e lëvizjes kombëtare shqiptare, historinë dhe kulturën e popullit tonë. Më 1909 F.Konica, si u mbyll revista "Albania" në Londër, i ftuar nga atdhetarët shkon në SH.B.A. ku drejton gazetën "Dielli" edhe më pas gazetën "Trumpeta e Krujës". Me themelimin e Federatës "Vatra", më 1912 ai zgjidhet sekretar i përgjithshëm i saj. Faik Konica dhe Fan Noli, duke qenë udhëheqësit kryesorë të lëvizjes kombëtare shqiptare në SH.B.A., do të shkojnë në Londër për mbrojtjen e çështjes kombëtare në Konferencën e Ambasadorëve. Në kongresin shqiptar të Triestes (1913), që u mblodh për të kundërshtuar copëtimin e Shqipërisë nga armiqtë e saj, Konica u zgjodh kryetar. Gjatë Luftës së Parë Botërore dhe më pas, ai zhvilloi veprimtari të dendur diplomatike në dobi të atdheut, në Austri, Zvicër, Itali e gjetkë. Në 1921 u kthye në SH.B.A., ku u zgjodh kryetar i Federatës "Vatra", po ndërkaq në vitet 20 u lidh dhe ndikoi në lëvizjen demokratike që zhvillohej në Shqipëri. Këtë do ta bënte nëpërmjet gazetës "Dielli" dhe "Shqiptari i Amerikës". Me dështimin e Revolucionit Demokratik, me ardhjen e Ahmet Zogut në fuqi, Konica u emërua ministër fuqiplotë i Shqipërisë në SH.B.A. Vdiq në Uashington në 14 dhjetor 1942.

Pëmbajtja:

Poezi dhe prozë poetike

Portrete dhe proza të shkurtra

Për gjuhën, letërsinë

Përkthime

Detajet e librit
SKU000028

Të dhënat

Autori
Faik Konica

Referencat specifike

isbn
978999275041
ean13
978999275041
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Referenca: SKU000005

Botuesi: Mitrush Kuteli

Prozë dhe vargje të zgjedhura 1, Mitrush Kuteli

Në këtë vëllim janë paraqitur novelat: "Xha Brahua i Shkumbanores", "Natë kollozheku", "Vjeshta e Xheladin Beut", "Qysh e gjeti Ago Jakupi rrugën e Zotit", "Më kot...", "Lumi i Madh", "Fshati im e pi rakinë" dhe "Parvera në Transilvani"; dhe vargjet: "Poem kosovar", "Balta shqiptare", "Poemi i Shëndaumit" dhe "Po të vdes në dhe të huaj".

Çmimi 80,50 SEK
More
Ka mbaruar

Referenca: SKU000031

Botuesi: Botimet Dudaj

Vepra 4, Faik Konica

Vëllimi i katërt përmbledh letërkëmbimin, i cili, edhe pse nuk është i plotë, paraqet një "terra incognita" të hapësirave koniciane. Letërkëmbimi është aq i gjerë, saqë ky kapitull mbetet i hapu

Çmimi 92,00 SEK
More
Ne gjendje

Referenca: SKU001678

Botuesi: Mitrush Kuteli

Proze dhe vargje te zgjedhura 3, Mitrush Kuteli

Në këtë vëllim janë paraqitur novelat: "Vendosa të shkoj në Amerikë", "Unë, Çuli dhe Marina", "Papu", "Hanet e karvanet", "Për kumbulla", "Rusa – papusa", "Si u takua Ndoni me Zallorët", "Gjonomadhë e gjatollinj", "Qetësi përpara fërtyme" dhe vargjet: "Gjuhës shqipe", "Nisje për mërgim", "Tani që shkuan", "Tufan dëbore në py

Çmimi 100,05 SEK
More
Ne gjendje

Botuesi: Onufri

Kadare, Vepra e plotë, vol. 4

Ky vëllim përbëhet nga dy romane: "Lëkura e daulles" dhe "Kronikë në gur". "Lëkura e daulles" u shkrua dhe u botua në vitin 1967 në revistën "Nëntori" për të dalë një vit më pas si libër më vete, me titullin "Dasma".

Çmimi 172,50 SEK
More
Ne gjendje
Përshtypjet (0)