Referenca: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (ebook falas)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
0,00 SEK
More
Në gjendje

Referenca: SKU000001

Botuesi: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
80,50 SEK
More
Në gjendje

Referenca: SKU001740

Botuesi: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
120,75 SEK
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000660

Botuesi: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
115,00 SEK
More
Në gjendje
Të gjithë artikujt më të shitur
Kur sunduesit grinden, Ismail Kadare
  • Kur sunduesit grinden, Ismail Kadare
  • Kur sunduesit grinden, Ismail Kadare

Kur sunduesit grinden, Ismail Kadare

Onufri

Në një vështrim të parë, krijohet përshtypja se kureshtjen për librin e mbajnë gjallë dy bashkëbiseduesit: Stalini dhe Pasternaku. Nga një shqyrtim më i thellë, një personazh i tretë, më pak i njohur se ata, poeti Osip Mandelshtam, ndonëse nuk merr pjesë në bisedim, zë vendin kryesor në të.

103,50 SEK
Sasia
Artikujt e fundit në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Kur sunduesit grinden
Gjinia: Roman
Autori: Ismail Kadare
Shtëpia botuese: Onufri
Viti: 2018
Fq. 176
Pesha: 0.275 kg
ISBN: 978-9928-261-44-1


Mbi librin

Në këtë libër bëhet fjalë për një bashkëbisedim telefonik, i cili, ndonëse ka ndodhur gati një shekull më parë, vazhdon të zbërthehet e të interpretohet ende sot në mënyrat më kundërthënëse. Në një vështrim të parë, krijohet përshtypja se kureshtjen për librin e mbajnë gjallë dy bashkëbiseduesit: Stalini dhe Pasternaku.

Nga një shqyrtim më i thellë, një personazh i tretë, më pak i njohur se ata, poeti Osip Mandelshtam, ndonëse nuk merr pjesë në bisedim, zë vendin kryesor në të. Është fati i tij i hidhur, në të vërtetë fati i qindra shkrimtarëve të njohur e më pak të njohur, që vuajtën nën komunizmin bolshevik. E vërteta e tyre tragjike, në vend të harresës, pret ringjalljen e saj. Tani që ky rend ka rënë, hapja e arkivave dhe dosjeve të tij është çështje e ditës.

Komente

"Vepra e Kadaresë, madhështore, paralajmëruese, me një hije muzgu, një "Komedi Hyjnore" e epokës së stalinizmit."

Frederic Ferney, La Revue, 2013

"Nuk dyshoj se Kadareja është një shkrimtar heretik. Nuk është mjaftueshme ta quash atë, siç kam thënë dikur, Jevtushenko shqiptar. Jevtunshenko është thjesht një rebel. Dallimi midis një rebeli dhe një heretiku është se, i pari, shpreh zemërimin e tij në mënyrë spazmodike, i cili mund të përmblidhet pas pak, ndërsa heretiku është i qëndruëshëm në kundërshtimin e tij, ka një vijë të veprimit dhe një strategji të sjelljes, që buron nga parimet."

Arshi Pipa

"Një nga shkrimtarët më të mëdhenj të gjallë."

Simon Sebag Montefiore

"Një nga romancierët më të shquar të kohës sonë, në të gjithë botën dhe në të gjitha gjuhët."

Wall Street Journal

"Kadare është një nga romancierët më të shquar europian të shekullit të njëzetë. Vepra e tij është po aq e gjerë sa ajo e Balzakut, po aq e rreptë në kritikën ndaj diktaturës sa ajo e Oruellit dhe po aq fantastike deri në shqetësim sa ajo e Kafkës... ajo formon tablonë e një toke imagjinare- që disa e kanë quajtur Kadaria- me një topik të vetëm , qendror: si të mbetesh njeri në një botë të sunduar nga frika dhe dyshimi. Është një arritje e rrallë, e jashtëzakonshme dhe ka kohë që të mendohet se është e ndenjë për nderimin më të lartë."

Indipedent

Detajet e librit

Referencat specifike

isbn
9789928261441
ean13
9789928261441
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Referenca: SKU000888

Botuesi: Onufri

Vepra 3, Ismail Kadare

Titulli fillestar i romanit "Rrethimi" ka qenë "Daullet e shiut". Në botimin e parë, 1970, me qëllim për të theksuar praninë shqiptare në vepër, u propozua titulli "Kështjella." Ndërkaq, në botimin francez, më 1971, doli me titullin origjinal "Daullet e Shiut", me të cilin u njoh në shumicën e përkthimeve të tjera.
143,75 SEK
More
Në gjendje

Referenca: SKU000649

Botuesi: Onufri

Lulet e ftohta të marsit, Ismail Kadare

"Lulet e ftohta të marsit" është vepra më e pikëlluar e Kadaresë, është gati një requiem. Ngado të shoqëron një fjalor i zymtë. Është hera e parë që Kadareja del hapur përballë realitetit shqiptar, i zymtë dhe pesimist, për një tokë që e braktisën perënditë, për një mars, që, në të vërtetë, nuk është mars, për ca lule të rreme, të ftohta.
80,50 SEK
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000662

Botuesi: Onufri

Nata me hënë, Ismail Kadare

Kur Ismail Kadare shkroi "Nata me hënë" mendonte se kishte bërë një novelë lirike, intimiste dhe ja përsëri rojet besnike të regjimit çirreshin si në rastin e "Koncert në fund të stinës", tre vjet më parë. Në këtë rast kishte qenë pak pas "vetëvrasjes" misterioze të kryeministrit.
57,50 SEK
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000645

Botuesi: Onufri

Spiritus, Ismail Kadare

Si në një vepër të Shekspirit, anketuesit luajnë rolin e klounëve që bëjnë pyetje thelbësore. Pyetje të cilat kanë lidhje me një referencë tjetër të Kadaresë: traditën homerike.
80,50 SEK
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000783

Botuesi: Onufri

Darka e gabuar, Ismail Kadare

Një darkë krejtësisht e pazakontë, me një mister midis, është subjekti i romanit më të ri të Kadaresë. Ndonëse e bazuar mbi një ngjarje të vërtetë, që ka trazuar vite më parë një qytet të tërë.
80,50 SEK
More
Në gjendje

Referenca: 2303

Botuesi: Onufri

Çlirimi i Serbisë prej Kosovës, Ismail Kadare

Një nga më të mëdhenjtë shkrimtarë europianë, Ismail Kadare, flet për temat më delikate dhe ndarjet midis serbëve dhe shqiptarëve, mbi urrejtjen e zgjatur, zemërimin dhe mllefin, mbi miqësinë dhe moskuptimet me shkrimtarët serbë, mbi shtrembërimet e historisë, që e kapërcen dramën ballkanase, dhe për arsyen përse ishte dashur që Serbia të ishte e para që...
28,75 SEK
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000650

Botuesi: Onufri

Breznitë e Hankonatëve, Ismail Kadare

Kur u botua për herë të parë "Breznitë e Hankonatëve" në vitin 1977, bënte pjesë në një përmbledhje me tregime e novela nën titullin e përbashkët "Emblema e dikurshme", që numëronte shtatëmbëdhjetë shkrime. Njëri prej tyre, në trajtë reportazhi, që synonte të jepte "historinë a kronikën e një uzine", e quante këtë një punë tepër të vështirë, po të...
57,50 SEK
More
Ne gjendje

Botuesi: Onufri

Nga një dhjetor në tjetrin, Ismail Kadare

"Nga një dhjetor në tjetrin" u shkrua midis dhjetorit të vitit 1990 dhe janarit të vitit 1991, për t'u botuar po atë vit në Paris, në dy gjuhë, shqip dhe frëngjisht. Në Francë dhe në vende të tjera, libri u botua nën titullin "Pranvera shqiptare".
103,50 SEK
More
Në gjendje

Botuesi: Onufri

Dosja H, Ismail Kadare

"Dosja H." u botua së pari në revistën "Nëntori" më 1981. Ndonëse doli nga shtypi në kohën e acarimeve të mëdha në Kosovë dhe trajtonte çështje që lidheshin me autoktoninë e shqiptarëve në Ballkan, vepra pati një pritje të ftohtë dhe doli si libër më vete vetëm pas rënies së komunizmit.
80,50 SEK
More
Në gjendje

Referenca: SKU000758

Botuesi: Onufri

Ra ky mort e u pamë, Ismail Kadare

Ne kishim qenë prej kohësh brenda saj, por veç tani, spikama e tragjedisë u bë zotëruese. Të gjitha ngjarjet e përditshme, deklarimet e Këshillit të Sigurimit, ose të NATO-s, nisja e aeroplanmbajtëseve, bombardimet, masakrat, shpërnguljet, merrnin aty për aty një zi sipërane, dendësoheshin brenda një ngrehe, që ngjante e mbinatyrshme, si në teatrin antik,...
80,50 SEK
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000663

Botuesi: Onufri

Ura me tri harqe, Ismail Kadare

Në qendër të librit "Ura me tri harqe" gjendet një baladë, dhe ishte më e urtë të përqendrohej vëmendja mbi ndërtimin e ngrehinës e shfaqjen e njëkohshme të legjendës.
57,50 SEK
More
Në gjendje

Botuesi: Onufri

Mëngjeset në Kafe Rostand, motive të Parisit, Ismail Kadare

Ideja për të shkruar diçka për Kafe Rostand më kishte ardhur aq natyrshëm, saqë s'e mbaja mend as kohën, as rrethanat. Ishte një ndjesi midis pendimit dhe mirënjohjes, e ngjashme me atë ndaj shoqes së jetës, që duke qenë pranë teje në gjithçka, nuk e ka pasur, ose ty të duket se nuk e ka pasur, vëmendjen e duhur.
115,00 SEK
More
Artikujt e fundit në gjendje
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: SKU000231

Botuesi: Onufri

Identiteti Europian i Shqiptarëve, Ismail Kadare

Debati Kadare - Qose, është një epitet për shkëmbimin e gjatë disamujor të akuzave dhe kundërakuzave në planin moral, intelektual dhe politik mes shkrimtarit Ismail Kadare dhe akademikut Rexhep Qosja mbi "Identitetin Kombëtar të Shqiptarëve".
57,50 SEK
More
Në gjendje

Referenca: SKU000284

Botuesi: Onufri

Shkaba, Ismail Kadare

Shkaba është shkruar në verën e vitit 1995, në Deauvillë të Normandisë. Motivi i djaloshit që zbret në "botën e poshtme" është trajtuar për herë të parë te "Vajza e Agamemnonit", në vitin 1985. Duke shfrytëzuar mundësitë e ndryshme që jep zbërthimi i legjendës, në të dyja veprat, personazhi ndriçohet në mënyra të ndryshme.
57,50 SEK
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000652

Botuesi: Onufri

Gjenerali i ushtrisë së vdekur, Ismail Kadare

Gjeneralit i ra pija në kokë. Unë kam tani një ushtri të tërë të vdekurish, mendoni. Vetëm se ata tani, në vend të uniformës, kanë secili nga një thes najloni. Thasë të kaltër me dy vija të bardha dhe një shirit të zi, prodhim special "Olympias". Në fillim ishin ca skuadra. 
115,00 SEK
More
Në gjendje