Referenca: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (ebook falas)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
0 Lekë
More

Referenca: SKU000001

Botuesi: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
700 Lekë
More

Referenca: SKU001740

Botuesi: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
1 050 Lekë
More

Referenca: SKU000660

Botuesi: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
1 000 Lekë
More
Të gjithë artikujt më të shitur
Vepra poetike ne nje vellim, Ismail Kadare
  • Vepra poetike ne nje vellim, Ismail Kadare

Vepra poetike në një vëllim, Ismail Kadare

Onufri

Janë përfshirë poezi të shkruara mbi 60 vjet më parë duke u mbyllur me poemën "Tirana në dimër', 2005. Veç përzgjedhjes nga librat e njohur si: "Ëndërrimet" 1957, "Lirika", botuar rusisht, Moskë 1961, "Shekulli im", "Përse mendohen këto male", "Motive me diell", "Koha", "Ftesë në studio" janë përfshirë dhe poezi të panjohura, nxjerrë nga arkivi privat i shkrimtarit.

2 000 Lekë
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Vepra poetike në një vëllim (kopertinë e trashë)
Gjinia: Poezi
Autori: Ismail Kadare
Shtëpia botuese: Onufri
Viti: 2018
Fq. 408
Pesha: 0.846 kg.
ISBN: 978-9928-226-94-5

Mbi librin

Në prag të 82 vjetorit të lindjes së shkrimtarit Ismail Kadare (28 janar 1936) shtëpia botuese "Onufri" publikoi veprën e plotë poetike të këtij shkrimtari. Kjo përmbledhje e zgjedhur nga vetë autori, përmban rreth 160 tituj nga poezitë dhe poemat më përfaqësuese të poezisë së tij.

Janë përfshirë poezi të shkruara mbi 60 vjet më parë duke u mbyllur me poemën "Tirana në dimër', 2005. Veç përzgjedhjes nga librat e njohur si: "Ëndërrimet" 1957, "Lirika", botuar rusisht, Moskë 1961, "Shekulli im", "Përse mendohen këto male", "Motive me diell", "Koha", "Ftesë në studio" janë përfshirë dhe poezi të panjohura, nxjerrë nga arkivi privat i shkrimtarit.

Në fund të librit jepen shënime mbi disa nga poezitë dhe poemat, shënime për kohën dhe vendin kur janë shkruar dhe botuar, për atë që lënda e disa prej poezive ka paralajmëruar vepra në prozë të autorit, ose shënime mbi prekjet a përpunimet që kanë pësuar herë pas herë disa nga poezitë dhe poemat.

Ko përmbledhje e plotë e poezive dhe poemave të Kadaresë, duke ndjekur rendin kronologjik të kohës së krijimeve, jep mundësi për të vërejtur evoluimin në artin, në stilin e autorit; poezitë regjistrojnë çaste të gjalla nga jeta e autorit, sjellin atmosferën e kohës, elemente intimë të biografisë, çaste kohore të së përditshmes, që, duke u shndërruar në poezi, bëhen lëndë e përjetshme.

Botime të këtij lloji me pëfshirjen e pjesës më të qëndrueshme nga githë krijimtaria e poetit, lënë shteg për të medituar, për të sintetizuar mendimin mbi karakteristikat, të veçantat e kësaj krijimtarie.

Kritika ka vënë në dukje se Ismail Kadare ka qenë nga poetët më me emër, poet që bashkë me dy-tre autorë të tjerë në krah të tij, në vitet '60 të shekullit që shkoi, sollën risi e nivel të lartë cilësor në poezinë shqipe. Ata e nxorën poezinë nga dogmatizmi ideologjik i skajshëm, nga steriliteti stilistilk e gjuhësor, nga ngushtësia e rëndomësia tematike ku e kishin katandisur poetët paraprijës.

Mjeshtëria dhe freskia në organizimin gjuhësor të poezive të Kadaresë, pasuria shpërthyese imagjinative, imazhet e animizuara dhe të hiperbolizuara gjer në skajshmëri e tronditën stilin e rrafshët të të shkruarit për kohën, por dhe shënuan risi që nuk i gjeje në gjithë fondin e mëparshëm të poezisë shqipe.

Thekset e tij përçmuese ndaj prapambetjes në formë e në mendim, ndaj një stili të vjetëruar në Shqipërinë e kohës së qerreve që tërhiqeshin nga buaj, sollën një frymë emancipimi, një çlirim të shprehjes poetike që u bë frymëzuese për brezat e poetëve të kohës së tij

Ismail Kadare, edhe kur u botuan romanet, (në vitin 1963 u botua romani "Gjenerali i ushtrisë së vdekur') edhe kur jashtë Shqipërisë proza e tij cilësohej e nivelit botëror, ka qenë poeti më në zë i kohës së tij.

Poezia e tij u dallua nga të tjerët për temën e qytetit. Në një vend që i përkiste qytetërimit bujqësor, me një gjuhë paksa futuriste ndonjëherë më perceptime surreale ai solli trenat, sirenat, aeroportet, pejsazhet urbane, pamje nga qytetet Gjirokastër, Tiranë, Moskë, Paris, Helsinki, Stamboll, Frankfurt, Amsterdam, Kopenhagë...

Me një rebelim stilistik e gjuhësor të tillë ai po shkundte pluhurin e një folklorizmi të dyfishtë në poezinë e kohës, atë të një poezie rurale, të një poezie gjoja me motive popullore dhe folklorizmin e poetëve proletarë të realizmit socialist me traktorë e me tezgjahë, poezinë e fjalëve të bukura por pa substancë.

Me kohë tema e qytetit hyri me filozofinë e lëvizjes rrethore, me qytetërimin si polis, si përgjegjësi për të sotmen dhe të nesërmen. Ismail Kadareja ka qenë shkrimtari që u dha jetë dhe interpretim në përputhje me interesimet mendore e ndjesore të kohës së vet disa prej simboleve universale si: Kali i Trojës, Piramida, Saharaja, Laokonti, Akullnaja, Kështjella. Ledi Makbeth Hamleti, Prometeu...

Riaktivizimi i simboleve universale dhe i miteve historike, në veçanti i figurave prej historisë dhe miteve shqiptare sillte dhe një poezi të nënteksteve falë shumëkuptimësisë dhe universalitetit që buron nga një lëndë e tillë.

Është folur për një ngrysje, për një ashpërsim të klimës në këto poezi, për qiej të mvrenjtur, për ngrica dhe acar, për shira të vazhdueshëm, për një dramë gjer në përçudnim të pejsazhve (qiejt e ngrysur pa lejlekë/ dhe shirat pa ylber në mes), për vjeshtën, akujt, dimrat që janë deri në titujt e disa poezive.

Qielli i Tiranës, qielli socialist, është "pa formë si tru idioti", "grija funebre" e qiellit të ish-kampit socialist pasohet nga dimri me akuj dhe acar dhe "me një plenum në mes". Ky ashpërsim i motit mesdhetar të Shqipërisë nuk është manierë. Nga tipar i formës kthehet në një nga përbërësit thelbësorë të stilit.

Pavarësisht mjeteve a teknikave të tilla, poezia e Kadaresë mbeti gjithmonë e kthjellët, larg çdo errësimi kuptimor. Nënteksti a ambiguiteti janë cilësi e teksteve të tij, diktuar dhe nga mungesa e lirisë.

Pas botimit të romaneve që menjëherë gjetën përhapje ndërkombëtare, Kadareja e mbajti dorën, shkroi më rrallë poezi. Poezia, botuar në tirazhe të mëdha tek ne dhe në gjithë vendet e Lindjes, ishte arti më i politizuar i kohës. Në Perëndim poezi botohej përherë e më pak.
Stili i librave të fundit evoloi dhe në mjetet e shprehjes.

Autori u largua nga vargu i lirë, nga poemat sintezë. Filloi të shkruajë një poezi strofike, me metër, me rimë me formë pothuaj klasike. Si te Pasternaku kjo poezi kishte brengë në përmbajtje dhe novacione të brendshme të shprehjes nën rreptësinë klasike.

Tirana në dimër

Në kafene ka rënë njëfarë qetësimi.
Shpirti pushim kërkon, e ndoshta mall.
Anëdete blu, plazhe të shkreta dimri,
Hotele ku nuk mbërrin i ftohti i madh.

Një grua e mjegullt, shfaqur te qelqnaja
M'u duk se më kujtonte një premtim.
Vdekja s'më la, atë premtim të mbaja,
I thashë më në fund plot pikëllim.

Ajo më pa habitshëm që pas qelqit:
Nuk të marr vesh, kjo gjuhë më bën ujem.
Në qoftë se ti, siç thua, je i vdekur,
Atëhere mua ç'më mbetet që të jem?

S'e di, i thashë, me habi të ftohtë,
Tek shpirti prapë me pikëllim m'u mbush.
Dikush nga ne të dy s'është më në botë,
Po cili a cila, këtë s'e di askush.

Një copë herë me shenja morëm e dhamë.
S'kuptoheshim, veç kishim mall e mund.
Gjersa ajo u tret te qelqi i madh
Dhe unë mbeta shkret në kundaskund.

Ky fragment, kreu i 6-të i poemës "Tirana në dimër" (2005), shënon krijimin poetik më të fundit publikuar deri më sot nga I. Kadare. Kjo poezi me varg njëmbëdhjetërrokësh, me formë strofike, poezi e zymtë klasike vjen prej periudhës së fundit krijuese të shkrimtarit.

Një poezi dashurie. Ky libër ka rreth 50 poezi me këtë temë. Mbase humbja njeriun e bën më të bukur. Te poezia "Llora" ai thotë se të ndërtosh një ndarje nga e dashura "është më e zorshme se të ngresh një piramidë".

Një nga leximet e mundshme të kësaj poezie - në fakt të këtij fragmenti nga poema "Tirana në dimër" - mund të jetë si më poshtë:

Në ndonjë segment të jetës disa gjëra – dashuria mes të tjerash- mbeten thjesht një premtim. Bie mjegulla dhe fanitja e së dashurës mbetet matanë saj. Urat janë prerë. Dhe malli, mundi, moskuptimi e akullimi në të dy krahët. Një nga pikëllimet më të mëdha të jetës. Nuk mban dot një premtim. Nuk i përmbush ëndrrën një dashurie.

Sa e vështirë do të jetë për ndokënd, që këtë ta shpallë hapur. Sa e vështirë, sa guxim ta thuash... pikëllimin. Dhe sa forcë... Ç' forcë prej sovrani që pranon të abdikojë nga zotërimet e tij, nga froni i dashurimit... Duke pohuar njëherësh se realiteti i intimes është ndër gjërat më themelore, më të thella të jetës.

Disa nga kryeveprat e Kadaresë si "Në studion dimërore", "Kthimi në Moskë", "Llora", "Ti qave", "Kristal", etj janë ndërtuar me këtë lëndë të humbjes "së bukur" të dashurisë.
Ky libër i Kadaresë vjen si një dhuratë e çmuar për gjithë dashamirët dhe lexuesit e tij në këtë përvjetror të ditëlindjes së poetit.

Detajet e librit

Referencat specifike

isbn
9789928226945
ean13
9789928226945
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Referenca: SKU000654

Botuesi: Onufri

Jeta, loja dhe vdekja e Lul Mazrekut, Ismail Kadare

Është një nga kryeveprat kadareane. Romani përshkohet nga tiparet më të mira të prozës së shkrimtarit: stili narrativ i tejdukshëm, lehtësia me të cilën jepet bota perceptuale dhe shqetësimet ekzistenciale të personazheve, duke bartur një poetizëm krejt specifik dhe të nginjur përplot metafizikë.
700 Lekë
More

Botuesi: Onufri

Mëngjeset në Kafe Rostand, motive të Parisit, Ismail Kadare

Ideja për të shkruar diçka për Kafe Rostand më kishte ardhur aq natyrshëm, saqë s'e mbaja mend as kohën, as rrethanat. Ishte një ndjesi midis pendimit dhe mirënjohjes, e ngjashme me atë ndaj shoqes së jetës, që duke qenë pranë teje në gjithçka, nuk e ka pasur, ose ty të duket se nuk e ka pasur, vëmendjen e duhur.
1 000 Lekë
More

Referenca: 2303

Botuesi: Onufri

Çlirimi i Serbisë prej Kosovës, Ismail Kadare

Një nga më të mëdhenjtë shkrimtarë europianë, Ismail Kadare, flet për temat më delikate dhe ndarjet midis serbëve dhe shqiptarëve, mbi urrejtjen e zgjatur, zemërimin dhe mllefin, mbi miqësinë dhe moskuptimet me shkrimtarët serbë, mbi shtrembërimet e historisë, që e kapërcen dramën ballkanase, dhe për arsyen përse ishte dashur që Serbia të ishte e para që...
250 Lekë
More

Botuesi: Onufri

Kur sunduesit grinden, Ismail Kadare

Në një vështrim të parë, krijohet përshtypja se kureshtjen për librin e mbajnë gjallë dy bashkëbiseduesit: Stalini dhe Pasternaku. Nga një shqyrtim më i thellë, një personazh i tretë, më pak i njohur se ata, poeti Osip Mandelshtam, ndonëse nuk merr pjesë në bisedim, zë vendin kryesor në të.
900 Lekë
More

Referenca: SKU000648

Botuesi: Onufri

Kronikë në gur, Ismail Kadare

Kronikë në gur" afirmohet menjëherë si vepër thelbësore në kuadrin e krejt krijimtarisë së Kadaresë. Është roman i hyrjes në jetë dhe në letërsi. Tregimtari është autori, që përpiqet të rishohë me sytë e fëmijës tetë vitet e para të jetës së tij.
1 000 Lekë
More

Botuesi: Onufri

Kushëriri i engjëjve, Ismail Kadare

Sprova "Kushëriri i engjëjve" është shkruar në Marbella të Spanjës më 1991. "Kushëriri i engjëjve" përbën pjesën e parë të një libri botuar nga Qendra e Baletit Europian, kushtuar balerinit dhe koreografit të madhe francez me zanafillë shqiptare, Angjelin Preljocaj. Gjysma e dytë e librit përbëhet nga dialogu midis Preljocajt dhe Roman Polanskit, kineast...
500 Lekë
More

Referenca: SKU000653

Botuesi: Onufri

Përballë pasqyrës së një gruaje, Ismail Kadare

Prej kohësh Ismail Kadare ka shprehur mendimin se në letërsi shpesh qëllon që, pas një teksti jo fort të gjatë, të fshihet embrioni i një romani. Tri tekstet e mbledhura në këtë libër, janë të parët që janë cilësuar prej Kadaresë si "mikroromane".
700 Lekë
More

Botuesi: Onufri

Dosja H, Ismail Kadare

"Dosja H." u botua së pari në revistën "Nëntori" më 1981. Ndonëse doli nga shtypi në kohën e acarimeve të mëdha në Kosovë dhe trajtonte çështje që lidheshin me autoktoninë e shqiptarëve në Ballkan, vepra pati një pritje të ftohtë dhe doli si libër më vete vetëm pas rënies së komunizmit.
700 Lekë
More

Referenca: SKU000768

Botuesi: Onufri

Pa formë është qielli, Ismail Kadare

Njëqind vjershat dhe poemat në këtë përmbledhje janë gjithë ç'është më e mira në pesëdhjetë vjetët e krijimtarisë poetike të Ismail Kadaresë. Shumë prej këtyre vjershave kanë qenë bërthama të veprave të tij të ardhshme në prozë.
700 Lekë
More

Referenca: SKU000361

Botuesi: Onufri

Pasardhësi, Ismail Kadare

Çfarë ka ndodhur në natën e 13 dhjetorit në dhomën e gjumit të Pasardhësit, trupi i të cilit u gjend me një plumb në zemër? Romani i fundit i Kadaresë sjell në kujtesë enigmën më të madhe të historisë së Shqipërisë: vdekjen misterioze të pasardhësit të diktatorit komunist shqiptar.
400 Lekë
More

Botuesi: Onufri

Koha e dashurisë, rrëfim trikohësh, Ismail Kadare

Dy pjesë të këtij triptiku "Koha e shkrimeve" dhe "Koha e dashurisë", të shkruara në vitet tetëdhjetë në Shqipëri, u botuan në përmbledhjet "Koha e shkrimeve" dhe "Ëndërr mashtruese". Novela e dytë "Koha e parasë", u shkrua në vitet 1996-1997 në Paris dhe Tiranë, dhe u botua për herë të parë në Veprën e plotë të "Fayard"-it, në dy gjuhë, shqip dhe...
700 Lekë
More

Referenca: SKU000652

Botuesi: Onufri

Gjenerali i ushtrisë së vdekur, Ismail Kadare

Gjeneralit i ra pija në kokë. Unë kam tani një ushtri të tërë të vdekurish, mendoni. Vetëm se ata tani, në vend të uniformës, kanë secili nga një thes najloni. Thasë të kaltër me dy vija të bardha dhe një shirit të zi, prodhim special "Olympias". Në fillim ishin ca skuadra. 
1 000 Lekë
More

Referenca: SKU001540

Botuesi: Onufri

Vepra e plotë e Kadaresë

Opusi i tanishëm, që i paraqitet publikut shqiptar në njëzet vëllime, është, pa dyshim, më i ploti i Ismail Kadaresë. Duke lënë jashtë vetëm një pjesë të papërfillshme të krijimtarisë, kryesisht  shkrime Të rinisë së hershme dhe disa herë krijime që, sipas gjykimit të autorit, nuk plotësojnë kriteret e duhura artistike.
25 000 Lekë
More

Referenca: SKU000643

Botuesi: Onufri

Vepra 1, Ismail Kadare

Në këtë vëllim të parë, me të cilin hapet korpusi i veprës së Kadaresë, përfshihen krijime në prozë të periudhës së hershme të krijimtarisë së tij. Ndërsa romani i parë i tij, "Qyteti pa reklama", i shkruar në Moskë në vjeshtën e vitit 1959, kur autori ishte 23 vjeç.
1 250 Lekë
More

Referenca: SKU000645

Botuesi: Onufri

Spiritus, Ismail Kadare

Si në një vepër të Shekspirit, anketuesit luajnë rolin e klounëve që bëjnë pyetje thelbësore. Pyetje të cilat kanë lidhje me një referencë tjetër të Kadaresë: traditën homerike.
700 Lekë
More
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: SKU000284

Botuesi: Onufri

Shkaba, Ismail Kadare

Shkaba është shkruar në verën e vitit 1995, në Deauvillë të Normandisë. Motivi i djaloshit që zbret në "botën e poshtme" është trajtuar për herë të parë te "Vajza e Agamemnonit", në vitin 1985. Duke shfrytëzuar mundësitë e ndryshme që jep zbërthimi i legjendës, në të dyja veprat, personazhi ndriçohet në mënyra të ndryshme.
500 Lekë
More