• Banner

Dosja H, Ismail Kadare
  • Dosja H, Ismail Kadare
  • Dosja H, Ismail Kadare

Dosja H, Ismail Kadare

"Dosja H." u botua së pari në revistën "Nëntori" më 1981. Ndonëse doli nga shtypi në kohën e acarimeve të mëdha në Kosovë dhe trajtonte çështje që lidheshin me autoktoninë e shqiptarëve në Ballkan, vepra pati një pritje të ftohtë dhe doli si libër më vete vetëm pas rënies së komunizmit.

6,94 CHF
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Dosja H
Origjinali: Dosja H
Gjinia: Roman
Autori: Ismail Kadare
Shtëpia botuese: Onufri
Viti: 2015
Fq. 200
Pesha: 0.298 kg.
ISBN: 978-9928-186-93-5

Mbi librin

“Dosja H.” u botua së pari në revistën “Nëntori” më 1981. Ndonëse doli nga shtypi në kohën e acarimeve të mëdha në Kosovë dhe trajtonte çështje që lidheshin me autoktoninë e shqiptarëve në Ballkan, vepra pati një pritje të ftohtë dhe doli si libër më vete vetëm pas rënies së komunizmit.

Koment nga Éric Faye

Ka libra që lindin nga një shkëndijë, nga një fjalë, nga një takim i shkurtër. Ky është rasti i “Dosjes H.”. Një ditë gushti më 1979, në Ankara, Ismail Kadareja njohu një amerikan, Albert Lordin, i cili i tha se kishte qenë në Shqipëri në vitet ‘30 me një bashkatdhetar të tij, Milman Parry, për të studiuar gjurmët e eposit homerik.

Kërkimi i tyre: të përcaktojnë nëse Homeri ishte i vetmi autor apo shefi i një ekipi redaktorësh. Përfundimi i tyre priret drejt hipotezës së dytë. Po ç’rëndësi ka kjo. Biseda me Ismail Kadarenë nuk zgjati veç pesë minuta. Në atë kohë, një shqiptar, e aq më tepër jashtë vendit, nuk kishte të drejtë t’i drejtohej një të huaji, sidomos një amerikani.

Nga këto pak minuta diskutimi do të lindë një roman, të cilin shkrimtari do ta shtjellojë pas kthimit të tij në atdhe: “Dosja H.”. Në këtë roman, ndoshta më shumë se në të gjithë të tjerët, shkrimtari tregon lidhjet e tij shpirtërore me grekët e lashtë.

Ai ka lindur tridhjetë kilometra larg Greqisë dhe peizazhi i vendit të tij i kujton aty-këtu mitet greke: rrënojat e teatrit të kështjellës e deri te lumenjtë që, siç thuhej, çonin në ferr… Por më shumë se për grekët në tërësinë e tyre, “Dosja H.” është një nderim për më të shquarin e tyre, Homerin, “të verbrin e madh”, ashtu sikurse të tjera romane, si “Koncert në fund të stinës” dhe “Dimri i vetmisë së madhe” janë një dëshmi e admirimit për një tjetër mjeshtër, Shekspirin.

Ndërsa në “Prillin e thyer” zotëron ngjyra tragjike, “Dosja H.” vë në dukje më shpesh groteskun. Dhe Kadareja jep këtu një nga recetat e humorit të tij: ballafaqimin e të huajve me Shqipërinë. Që këtej lindin moskuptime, ngatërresa dhe gjendje burleske.

E njëjta procedurë rishfaqet që nga “Gjenerali i ushtrisë së vdekur”. Atë e gjen pastaj me kinezët te “Koncerti”. Çdo herë trupat e huaj janë hedhur jashtë nga organizmi Shqipëri. “Dosja H.” nuk i shpëton këtij rregulli.

Sipas shembullit të “Prillit të thyer” ne jemi përsëri të zhytur në një dekor legjendash. Që larg, kur koha është e kthjellët, duken Bjeshkët e Namuna, zona të parapëlqyera në tregimet kavalereske shqiptare, po ashtu si Lugjet e zeza (të verdha, në realitet, e që Kadareja i ka “nxirë”).

Pa dijeninë e tyre, për arsye të temës kërkimore që ata bëjnë, dy të huajt gjenden të përzier në një grindje shumë të lashtë ballkanike, ku luhet fati i përkatësisë së legjendave. Duke hulumtuar një të shkuar tremijëvjeçare, ata ndeshen me urrejtjen e së tashmes; konfliktet e sotme nuk kanë për qëllim vetëm territoret, por gjithashtu epokat, kohën. Kadareja tregon në “Dosjen H.” një interes të veçantë për kohën.

Nga njëra anë, duke pasqyruar harresën dhe mekanizmat e transmetimit të kujtesës - temë tashmë e dashur për autorin e “Kamares së turpit” dhe “Eskili, ky humbës i madh”, nga ana tjetër, duke studiuar mjetet letrare: “Asgjëkund në eposin europian, madje as në sagat islandeze nuk kishin ndeshur në një përdorim të tillë të kohës”, shkruan ai në “Dosjen H.” Mekanizmi i epopesë e mahnit atë.

Veç kësaj, ai ripunon tekstet e tij, vendos motërzime të ndryshme sipas ribotimeve, krejt si epopeja, e cila gjatë shekujve transformohet. Ajo që tregohet nuk është e ngrirë. Epopeja është kaluar gojë më gojë nga një rapsod te tjetri. Po kështu, të dëgjuarit luan një rol të rëndësishëm në “Dosjen H.”. Homeri i verbër kishte vetëm zërin. Dhe në faqet që vazhdojnë të gjithë dëgjojnë, të gjithë dëgjohen. Madje dhe aparaturat dëgjojnë njeriun.

Në daljen e saj në revistën “Nëntori” në fillim të viteve ‘80, “Dosja H.” u prit me një heshtje të plotë nga kritika shqiptare dhe ajo nuk u botua si libër veçse në vitin 1990. Pushteti e qortoi redaksinë e revistës “Nëntori” që e publikoi këtë roman. Arsyeja: për shkak të legjendave, për mënyrën qesharake me të cilën trajtohen spiunët, për përgjimin që u bëhej të huajve në periudhën komuniste.

Për çdo turist bëhej një raport për veprimet e tij, gjestet dhe fjalët që thoshte… Për më tepër, Ismail Kadareja në këto faqe na ofron luksin, duke na përshkruar në mënyrë të favorshme portretin e një shkrimtari shqiptar, në atë kohë të ndaluar: Faik Konicës. Për shkak të censurës, emri i tij nuk përmendet, por e gjejmë si ministër fuqiplotë të Mbretërisë Shqiptare në Shtetet e Bashkuara. Përfundimisht, “Dosja H.” s’kishte asgjë për t’iu pëlqyer rojave besnike të regjimit.

Detajet e librit

Referencat specifike

isbn
9789928186935
ean13
9789928186935
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: SKU000231

Botuesi: Onufri

Identiteti Europian i Shqiptarëve, Ismail Kadare

Debati Kadare - Qose, është një epitet për shkëmbimin e gjatë disamujor të akuzave dhe kundërakuzave në planin moral, intelektual dhe politik mes shkrimtarit Ismail Kadare dhe akademikut Rexhep Qosja mbi "Identitetin Kombëtar të Shqiptarëve".

Çmimi 4,95 CHF
More
Në gjendje

Referenca: SKU000284

Botuesi: Onufri

Shkaba, Ismail Kadare

Shkaba është shkruar në verën e vitit 1995, në Deauvillë të Normandisë. Motivi i djaloshit që zbret në "botën e poshtme" është trajtuar për herë të parë te "Vajza e Agamemnonit", në vitin 1985. Duke shfrytëzuar mundësitë e ndryshme që jep zbërthimi i legjendës, në të dyja veprat, personazhi ndriçohet në mënyra të ndryshme.

Çmimi 4,95 CHF
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000361

Botuesi: Onufri

Pasardhësi, Ismail Kadare

Çfarë ka ndodhur në natën e 13 dhjetorit në dhomën e gjumit të Pasardhësit, trupi i të cilit u gjend me një plumb në zemër? Romani i fundit i Kadaresë sjell në kujtesë enigmën më të madhe të historisë së Shqipërisë: vdekjen misterioze të pasardhësit të diktatorit komunist shqiptar.

Çmimi 3,96 CHF
More
Ka mbaruar

Referenca: SKU000373

Botuesi: Onufri

Vajza e Agamemnonit, Ismail Kadare

Në tribunën e festës së 1 Majit në Tiranë, njëri prej të ftuarve, ndërsa ndjek parakalimin e turmave, befas midis pankartave dhe portreteve të udhëheqësve komunistë vendas i duket se dallon portretin e shefit të dikurshëm grek, Agamemnonit.

Çmimi 4,95 CHF
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000645

Botuesi: Onufri

Spiritus, Ismail Kadare

Si në një vepër të Shekspirit, anketuesit luajnë rolin e klounëve që bëjnë pyetje thelbësore. Pyetje të cilat kanë lidhje me një referencë tjetër të Kadaresë: traditën homerike.

Çmimi 6,94 CHF
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000646

Botuesi: Onufri

Pallati i Ёndrrave, Ismail Kadare

"Pallati i Ëndrrave" është një nga romanet thelbësore të Ismail Kadaresë, me frymën e epikës, të cilën letërsia evropiane e quante të shteruar: me njëmbëdhjetë romane, - titujt kryesorë të të cilëve po përkthehen herë pas here, vepra e tij vazhdimisht ka qenë në listën e kandidaturave për çmimin "Nobel", në emër të letërsisë së Shqipërisë.

Çmimi 8,92 CHF
More
Në gjendje

Referenca: SKU000647

Botuesi: Onufri

Qorrfermani, Ismail Kadare

Qorrfermani", shkruar më 1984, u botua për herë të parë në përmbledhjen me tregime e novela "Ëndërr mashtruese", më 1991, kur autori, ndërkaq, kishte lënë Shqipërinë dhe kishte kërkuar strehim politik në Francë.

Çmimi 4,95 CHF
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000648

Botuesi: Onufri

Kronikë në gur, Ismail Kadare

Kronikë në gur" afirmohet menjëherë si vepër thelbësore në kuadrin e krejt krijimtarisë së Kadaresë. Është roman i hyrjes në jetë dhe në letërsi. Tregimtari është autori, që përpiqet të rishohë me sytë e fëmijës tetë vitet e para të jetës së tij.

Çmimi 9,91 CHF
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000651

Botuesi: Onufri

Qyteti pa reklama, Ismail Kadare

Ja një nga tekstet më të hershme në prozë të Ismail Kadaresë, shkruar më 1959, në moshën njëzet e tre vjeç. Deri atëherë shkrimtari kishte nxjerrë tregime të vogla, si "Kujtime të humbura", shkruar në vitin 1955.

Çmimi 6,94 CHF
More
Ne gjendje

Botuesi: Onufri

Dasma (Lëkura e daulles), Ismail Kadare

Romani "Lëkura e daulles" është botuar së pari me këtë titull në vitin 1967, në revistën "Nëntori". Një vit më pas ka dalë si libër më vete nën titullin "Dasma". Më pas, pas shkurtimeve të ndjeshme, është ribotuar më 1981 me titullin e kahershëm "Lëkura e daulles".

Çmimi 6,94 CHF
More
Në gjendje

Botuesi: Onufri

Krushqit janë të ngrirë, Ismail Kadare

Kjo vepër, dëshmia e parë dhe tepër e rrallë e masakrës serbe në Prishtinë në pranverë të vitit 1981, u shkrua fill pas saj në vitet 1981-1983. Ndër të tjera ajo pati si qëllim njohjen e publikut shqiptar, dhe sidomos atij botëror, me terrorin e ushtruar në Kosovë.

Çmimi 6,94 CHF
More
Në gjendje

Botuesi: Onufri

Nëntori i një kryeqyteti, Ismail Kadare

"Nëntori i një kryeqyteti" u shkrua dhe u botua në vitin 1974. Ngjarjet e romanit, të përqendruara rreth ndërtesës së Radiostacionit të kryeqytetit shqiptar në ditët e çlirimit të tij, nëntor i vitit 1944, janë të ndërthurura me atmosferën e hakmarrjes ndaj klasës së përmbysur.

Çmimi 6,94 CHF
More
Në gjendje
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Onufri

Koha e dashurisë, rrëfim trikohësh, Ismail Kadare

Dy pjesë të këtij triptiku "Koha e shkrimeve" dhe "Koha e dashurisë", të shkruara në vitet tetëdhjetë në Shqipëri, u botuan në përmbledhjet "Koha e shkrimeve" dhe "Ëndërr mashtruese". Novela e dytë "Koha e parasë", u shkrua në vitet 1996-1997 në Paris dhe Tiranë, dhe u botua për herë të parë në Veprën e plotë të "Fayard"-it, në dy gjuhë, shqip dhe...

Çmimi 6,94 CHF
More
Në gjendje

Referenca: SKU000643

Botuesi: Onufri

Vepra 1, Ismail Kadare

Në këtë vëllim të parë, me të cilin hapet korpusi i veprës së Kadaresë, përfshihen krijime në prozë të periudhës së hershme të krijimtarisë së tij. Ndërsa romani i parë i tij, "Qyteti pa reklama", i shkruar në Moskë në vjeshtën e vitit 1959, kur autori ishte 23 vjeç.

Çmimi 12,39 CHF
More
Ne gjendje

Referenca: SKU001540

Botuesi: Onufri

Vepra e plotë e Kadaresë

Opusi i tanishëm, që i paraqitet publikut shqiptar në njëzet vëllime, është, pa dyshim, më i ploti i Ismail Kadaresë. Duke lënë jashtë vetëm një pjesë të papërfillshme të krijimtarisë, kryesisht  shkrime Të rinisë së hershme dhe disa herë krijime që, sipas gjykimit të autorit, nuk plotësojnë kriteret e duhura artistike.

Çmimi 247,73 CHF
More
Ka mbaruar

Referenca: SKU000652

Botuesi: Onufri

Gjenerali i ushtrisë së vdekur, Ismail Kadare

Gjeneralit i ra pija në kokë. Unë kam tani një ushtri të tërë të vdekurish, mendoni. Vetëm se ata tani, në vend të uniformës, kanë secili nga një thes najloni. Thasë të kaltër me dy vija të bardha dhe një shirit të zi, prodhim special "Olympias". Në fillim ishin ca skuadra. 

Çmimi 9,91 CHF
More
Në gjendje

Referenca: SKU000664

Botuesi: Onufri

Çështje të marrëzisë, Ismail Kadare

Romani "Çështje të marrëzisë" është rikthim në pikën fillestare, rikthim në pikën e nisjes së aventurës kadareane, rikthim në fëmijëri, mu aty ku ka nisur aventurën për gjetjen e një çelësi për shpjegimin e botës.

Çmimi 4,95 CHF
More
Ne gjendje

Botuesi: Onufri

Mëngjeset në Kafe Rostand, motive të Parisit, Ismail Kadare

Ideja për të shkruar diçka për Kafe Rostand më kishte ardhur aq natyrshëm, saqë s'e mbaja mend as kohën, as rrethanat. Ishte një ndjesi midis pendimit dhe mirënjohjes, e ngjashme me atë ndaj shoqes së jetës, që duke qenë pranë teje në gjithçka, nuk e ka pasur, ose ty të duket se nuk e ka pasur, vëmendjen e duhur.

Çmimi 9,91 CHF
More
Artikujt e fundit në gjendje

Botuesi: UEGEN

Bungalow, Danielle Steel

Lexuesit besnikë të Danielle Steel do të mrekullohen me historinë e këtij libri – një grua e një nënë e dedikuar përballë aventurave dehëse të jetës hollivudiane.

Çmimi 8,92 CHF
More
Në gjendje

Referenca: SKU000663

Botuesi: Onufri

Ura me tri harqe, Ismail Kadare

Në qendër të librit "Ura me tri harqe" gjendet një baladë, dhe ishte më e urtë të përqendrohej vëmendja mbi ndërtimin e ngrehinës e shfaqjen e njëkohshme të legjendës.

Çmimi 4,95 CHF
More
Në gjendje

Botuesi: Onufri

Uragani i ndërprerë, ardhja e Migjenit në letërsinë shqipe, Ismail Kadare

Onufri nxjerr sot në librari sprovën e Kadaresë "Uragani i ndërprerë: Ardhja e Migjenit në letërsinë shqipe". Pas botimit në veprën e plotë më 2009, ky botim i autorizuar i Kadaresë del për herë të parë si libër më vete. Këtu përfshihen dy parathënie të Kadaresë për këtë sprovë dhe hidhet dritë për herë të parë për botimin e vitit 1991,nga shtëpia botuese...

Çmimi 6,94 CHF
More
Ka mbaruar

Referenca: SKU001095

Botuesi: Onufri

Unaza në kthetra, Ismail Kadare

Ai i është dashur letërsia botës? Ndoshta nuk do të kishim të drejtë ta bënim këtë pyetje, që të kujton animatorët e dobët të TV-së, kur përpiqen të gjallërojnë një bisedë shterpë, sikur pyetja të mos ishte bërë, ndërkaq, mijëra vjet më parë. Dihet që ka pasur dy lobe të kundërt: pro dhe kundër letërsisë.

Çmimi 6,94 CHF
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000361

Botuesi: Onufri

Pasardhësi, Ismail Kadare

Çfarë ka ndodhur në natën e 13 dhjetorit në dhomën e gjumit të Pasardhësit, trupi i të cilit u gjend me një plumb në zemër? Romani i fundit i Kadaresë sjell në kujtesë enigmën më të madhe të historisë së Shqipërisë: vdekjen misterioze të pasardhësit të diktatorit komunist shqiptar.

Çmimi 3,96 CHF
More
Ka mbaruar

Referenca: 3000

Botuesi: Onufri

Bisedë për brilantet në pasditen e dhjetorit, Ismail Kadare

Për lexuesin e tij të ri e të vjetër kjo përmbledhje, vjen si një sprovë e rrallë e shkrimit, ku tregimi më i hershëm do të qëndrojë krah për krah me atë më të fundit. Si në shfletimin e një albumi, ku i njëjti portret është njëkohësisht identik, por dhe i ndryshëm gjatë rrjedhës së kohës, diçka e përhershme ngulmon të shfaqet në secilin tregim apo novelë. 

Çmimi 6,94 CHF
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000650

Botuesi: Onufri

Breznitë e Hankonatëve, Ismail Kadare

Kur u botua për herë të parë "Breznitë e Hankonatëve" në vitin 1977, bënte pjesë në një përmbledhje me tregime e novela nën titullin e përbashkët "Emblema e dikurshme", që numëronte shtatëmbëdhjetë shkrime. Njëri prej tyre, në trajtë reportazhi, që synonte të jepte "historinë a kronikën e një uzine", e quante këtë një punë tepër të vështirë, po të...

Çmimi 4,95 CHF
More
Ne gjendje
Përshtypjet (0)