Referenca: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (ebook falas)

Përshtypje(t): 0

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.

Çmimi 0,00 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU000001

Botuesi: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përshtypje(t): 0

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Motshme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.

Çmimi 700,00 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU001740

Botuesi: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Përshtypje(t): 0

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.

Çmimi 1 050,00 Lekë
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000783

Botuesi: Onufri

Darka e gabuar, Ismail Kadare

Përshtypje(t): 0

Një darkë krejtësisht e pazakontë, me një mister midis, është subjekti i romanit më të ri të Kadaresë. Ndonëse e bazuar mbi një ngjarje të vërtetë, që ka trazuar vite më parë një qytet të tërë.

Çmimi 700,00 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU001180

Botuesi: Onufri

Aksidenti, Ismail Kadare

Përshtypje(t): 0

Në një pasdite kryeqytetase, personazhi i këtij romani i propozon gruas së hijshme të porsanjohur diçka që do të dukej e papërfytyrueshme disa vite më parë, gjatë kohë së komunizmit: një udhëtim fundjavor në një qytet të Europës.

Çmimi 800,00 Lekë
More
Në gjendje
Më të shiturat
  • Banner

Nentori i nje kryeqyteti, Ismail Kadare
  • Nentori i nje kryeqyteti, Ismail Kadare

Nentori i nje kryeqyteti, Ismail Kadare

Vlerësimi 

"Nëntori i një kryeqyteti" u shkrua dhe u botua në vitin 1974. Ngjarjet e romanit, të përqendruara rreth ndërtesës së Radiostacionit të kryeqytetit shqiptar në ditët e çlirimit të tij, nëntor i vitit 1944, janë të ndërthurura me atmosferën e hakmarrjes ndaj klasës së përmbysur.

700,00 Lekë
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Nëntori i një kryeqyteti
Origjinali: Nëntori i një kryeqyteti
Gjinia: Roman
Autori: Ismail Kadare
Shtëpia botuese: Onufri
Viti: 2015
Fq. 144
Pesha: 0.228 kg.
ISBN: 978-9928-186-95-9

Mbi librin

"Nëntori i një kryeqyteti" u shkrua dhe u botua në vitin 1974. Ngjarjet e romanit, të përqendruara rreth ndërtesës së Radiostacionit të kryeqytetit shqiptar në ditët e çlirimit të tij, nëntor i vitit 1944, janë të ndërthurura me atmosferën e hakmarrjes ndaj klasës së përmbysur.

Në vitin 1989, kur shtëpia botuese gjer-mano-perëndimore "N...euer Malik Verlag" shfaqi dëshirën për përkthimin gjermanisht të veprës, autori, duke përfituar nga njohja me përkthyesin Robert Shvarc dhe në mirëbesim të tij, i paraqiti një dorëshkrim të retushuar, të cilin nuk kishte pasur mundësinë ta botonte. Botimi në gjermanisht u bë sipas versionit të retushuar. Teksti i botimit të tanishëm të romanit nuk ka asnjë ndryshim nga versioni i përkthyer dhe i botuar në gjermanisht.

Koment nga Éric Faye

"Kronikë në gur" mbaron me ardhjen e trupave pushtuese gjermane në shtator të vitit 1943. "Nëntori i një kryeqyteti" është shkruar në vazhdimin e tij historik, sepse kemi të bëjmë me çlirimin e Tiranës prej partizanëve nga 29 tetori deri më 17 nëntor 1944.

Por ky roman, i cili nga disa anë mund të kujtojë tregime të tjera të luftimeve nëpër qytet (Kievin te "Garda e bardhë" e Bulgakovit apo Stalingradin te "Fate dhe jetë" të Vasili Grosman) është më shumë se një roman historik.

Periudhat kohore ngjeshen me njëra-tjetrën, kujtimet kapërthehen, duke krijuar një "realizëm magjik" të karakterizuar nga një rënie marramendëse në kohë, në një mjegullim kohor ku bashkëjeton e tashmja, shënime mbi një të shkuar të afërt (martesa e mbretit Zog më 1938, përpjekja për të vrarë mbretin e Italisë më 1940 etj.) dhe përshkrime të vendeve, përcaktime mbi konfiguracionin e tyre...

Tema e "luftës antifashiste të çlirimit kombëtar" përshkon krejt krijimet letrare shqiptare të periudhës së pasluftës dhe ka qenë prekur shpesh skematikisht nga një numër autorësh. Rruga ishte, pra, e skicuar me kujdes, me shenja ideologjike të qarta, kështu që rreziku për të rënë në skematizëm ishte i madh.

Megjithatë, mbasi ai nuk e cek këtë gjini nën formën e një "romani historik" (ka përdorur fare pak dokumentet për këtë episod të luftës), Kadare, kur shkruan "Nëntorin e një kryeqyteti" më 1974, ia arrin t'i shmangë rreziqet kryesore, duke përshkruar episode të çlirimit të Tiranës sipas analizave të veta mbi botën, dhe duke praktikuar gjithashtu "vënien në fabul".

Në fund të fundit, çfarë është "Nëntori i një kryeqyteti", përveçse një parabolë mbi fjalën dhe identitetin? Njëra nga pesë shqisat është e privilegjuar në mënyrë të veçantë këtu: të dëgjuarit. Fjala është vënë krejtësisht në shërbim që të dëgjohet Tirana. Shkrehje, krisma, qetësi dhe zëra, e midis gjithë zërave, njëri prej tyre që flet në mikrofonin e radios.

Zëri i Shqipërisë. Zë që në fillim është i kontrolluar nga pushtuesit, pastaj i dënuar të heshtë nga luftimet, zë që merr jetë në saje të përpjekjeve të partizanëve për të ndrequr radiostacionin, gjetjen e spikeres, domethënë gjetjen metaforike të Shqipërisë, të mishëruar nga një grua, Miriami, e ngjashme me Marianën e francezëve. Spikerja do të rivihet të flasë në emrin e një Shqipërie krejt tjetër, të çliruar, por të rënë nën një tjetër sundim, atë të partizanëve të kuq.

Dëgjimi zë një vend të rëndësishëm në tekstet e tjera të Kadaresë, si "Dosja H", "Koncerti" dhe "Spiritus", me regjistrime të këngëve dhe të bisedave, por gjithashtu ai zë vend në tregimin "Kënga" ose në romanin "Dimri i vetmisë së madhe". Në këtë të fundit, Radio Tirana dhe Radio Moska formojnë shëmbëllimin në romanin e shekullit XX, të korit antik dhe të korifeut, apo të isso-s në traditën gojore ballkanase. Spikerja zë vendin e rapsodit që ndërfut herë pas here në rrjedhjen e ngjarjes komentet e tij.

Roli i qëmotshëm i korifeut, të lajmëtarit që transmeton mendimin njerëzor, është simbolizuar prej ndërtesës së radios dhe akoma më shumë prej superstrukturës së saj, antenave, të cilat të kujtojnë që dymbëdhjetë vjet më parë, më 1963, Kadare kishte botuar një poemë të titulluar kështu "Antena".

Kjo rojë metali, vesh dhe gojë në të njëjtën kohë, që e gjejmë në poema të tjera, si: "Në kështjellën e Hamletit" (1970) apo "Sfond" (1975) mund të jetë gjithashtu simbol i robërimit, po aq dhe i çlirimit. Në faqet e fundit të "Koncertit", çmontohet antena që u shërbente kinezëve për të transmetuar lajmet, kurse në kuadrin e "Nëntorit të një kryeqyteti" shkatërrohen antenat kur ato shpërndajnë lajmet e pushtuesit, pastaj ndreqen për të shpërndarë zërin e Shqipërisë së lirë.

Megjithatë, edhe të parët, shqisë mbizotëruese në tekstet si "Qorrfermani", nuk është lënë pas dore në këtë roman lufte. Mjafton të kujtojmë gjyzlykët e komandantit, vërtitjen e dritës së projektorëve të krahasuar me sytë. Jemi këtu përsëri në të njëjtën venë të "Kronikës në gur", ku shikimi luan një rol kryesor.

Të gjitha mitet e mëdha e të dashura të shkrimtarit kalojnë në "Nëntorin e një kryeqyteti", nga Prometeu në legjendën e murimit, apo të Doruntinës (kalimi nga një botë në tjetrën). Kalimi nga jeta në vdekje ose anasjelltas, kur tregimtari kthehet pas në kohë, është gjë e zakonshme në këto faqe e, me sa duket, është po aty ku ka më shumë vdekje: pothuajse në çdo fund kapitulli një personazh i dorës së parë zhduket. Midis tyre shkrimtari Adrian Guma, që të kujton shumë intelektualë të epokës, i cili bën vetëvrasje, sepse nuk e përfytyron dot që të jetojë në një botë të re.

Shënimet autobiografike që janë me shumicë te "Kronikë në gur" janë zhdukur te "Nëntori i një kryeqyteti". Megjithatë, ka ndërlidhje midis këtyre dy teksteve, si për shembull, personazhi i Javer Kurtit, i cili largohet nga Gjirokastra pas vdekjes së shokut të tij Isa dhe pasi ka vrarë ungjin e tij Azem.

Atë e shohim të marrë pjesë në sulmin kundër Tiranës, në radhët e partizanëve në "Nëntorin e një kryeqyteti", ose kur përmendet avioni që lëshon trakte që denoncon krimin e Javerit, kthyer në sytë e ballistëve e të pushtuesve si simbol i egërsisë së partizanëve. Dhe krejt si te "Kronika", "Nëntori i një kryeqyteti" është i ndërprerë nga komentet e plakave, në këtë rast nga aristokratet, që janë roja të botës së vjetër, Erini që do t'i rigjejmë, për shembull, në rreshtat e "Dimrit të vetmisë së madhe" (plaka Nurihan).

Në fakt, ne jemi në zemër të universit kadarean. Shumë fije lidhin në mënyrë të matur "Nëntorin e një kryeqyteti" me "Dimrin e vetmisë së madhe" (të cilin, gjatë vitit 1975, Kadareja duhet të ketë qenë duke e ripunuar për të tretën e të fundit herë).

Personazhe të dorës së dytë, si shitësi i antikuarëve Rrok Simonjaku dhe falltarja Hançe Hajdije janë të përbashkët me dy romanet, embrione të kësaj mikro-komedie njerëzore, që do të përbëjnë personazhet e "Dimrit të vetmisë së madhe" dhe të "Koncertit". Së fundi, "Nëntori i një kryeqyteti" vërteton pas "Dimrit" rolin e shkallës së parë që do të luajë këtej e tutje Tirana në veprën e Kadaresë (Në kapitullin e XIV të "Dimrit" është përshkruar një skenë e ditëve të çlirimit të Tiranës).

Dalja e romanit në vitin 1975 nuk u shoqërua me ndonjë pritje të bujshme nga kritika. Shkrimtari po kalonte në këtë kohë një periudhë të vështirë në marrëdhëniet e tij me regjimin. Pas vështirësive të hasura me "Dimrin e vetmisë së madhe", Kadare kishte ndier që shkalla e lirisë së veprimit të tij ishte gjithnjë e më e kufizuar.

Ai kishte menduar që një roman mbi luftën do të "kalonte". Përse atëherë kritika i ruajti atij një pritje kaq të ftohtë? Mund të diskutohet gjatë për të gjetur arsyet, por paralajmërimet ogurzeza për të ardhmen e regjimit duhet të kenë rënduar në peshore.

"Nëntori i një kryeqyteti" është ripunuar në mënyrë të ndjeshme në fundin e vitit 1989 dhe fillimin e vitit në vazhdim, pra, përpara rënies së stalinizmit shqiptar. Përkthimi dhe botimi në gjermanisht më 1990 dëshmon që qysh atëherë teksti nuk është prekur më. Ndryshimet kryesore qëndrojnë në dendësimin e kapitujve të fundit në një të vetëm.

Në prekjet e vitit 1989, në kapitullin e fundit ka shtim të ngjyrave të errëta që paralajmërojnë vendosjen e një diktature të re. Ndërkaq, duhet thënë se pjesë tepër delikate si ato të kapitullit të pestë, ku plakat aristokrate profetizojnë përmbysjen e regjimit komunist, ose pjesët ku flitet për terrorin e kuq, kanë qenë qysh në botimin e vitit 1975.

Detajet e librit
Onufri
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13k)
Përshtypjet

Write your review

Nentori i nje kryeqyteti, Ismail Kadare

Nentori i nje kryeqyteti, Ismail Kadare

"Nëntori i një kryeqyteti" u shkrua dhe u botua në vitin 1974. Ngjarjet e romanit, të përqendruara rreth ndërtesës së Radiostacionit të kryeqytetit shqiptar në ditët e çlirimit të tij, nëntor i vitit 1944, janë të ndërthurura me atmosferën e hakmarrjes ndaj klasës së përmbysur.

Write your review
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: SKU000215

Botuesi: Onufri

Piramida, Ismail Kadare

Përshtypje(t): 0

Arkeolog i diktaturës, Kadareja zbërthen hieroglifet e tmerrit, që tiranët e të gjitha ngjyrave u kanë damkosur në trup viktimave të tyre. është më makiavelike se Makiaveli vetë. - Andre Clavel, L'Evenement du Jeudi. Një libër me rëndësi të pamohueshme dhe ambicion superb.

Çmimi 500,00 Lekë
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000231

Botuesi: Onufri

Identiteti Europian i Shqiptareve, Ismail Kadare

Përshtypje(t): 0

Debati Kadare - Qose, është një epitet për shkëmbimin e gjatë disamujor të akuzave dhe kundërakuzave në planin moral, intelektual dhe politik mes shkrimtarit Ismail Kadare dhe akademikut Rexhep Qosja mbi "Identitetin Kombëtar të Shqiptarëve".

Çmimi 500,00 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU000284

Botuesi: Onufri

Shkaba, Ismail Kadare

Përshtypje(t): 0

Shkaba është shkruar në verën e vitit 1995, në Deauvillë të Normandisë. Motivi i djaloshit që zbret në "botën e poshtme" është trajtuar për herë të parë te "Vajza e Agamemnonit", në vitin 1985. Duke shfrytëzuar mundësitë e ndryshme që jep zbërthimi i legjendës, në të dyja veprat, personazhi ndriçohet në mënyra të ndryshme.

Çmimi 500,00 Lekë
More
Nuk ka produkte të mjaftueshme në stok

Referenca: SKU000373

Botuesi: Onufri

Vajza e Agamemnonit, Ismail Kadare

Përshtypje(t): 0

Në tribunën e festës së 1 Majit në Tiranë, njëri prej të ftuarve, ndërsa ndjek parakalimin e turmave, befas midis pankartave dhe portreteve të udhëheqësve komunistë vendas i duket se dallon portretin e shefit të dikurshëm grek, Agamemnonit.

Çmimi 500,00 Lekë
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000645

Botuesi: Onufri

Spiritus, Ismail Kadare

Përshtypje(t): 0

Si në një vepër të Shekspirit, anketuesit luajnë rolin e klounëve që bëjnë pyetje thelbësore. Pyetje të cilat kanë lidhje me një referencë tjetër të Kadaresë: traditën homerike.

Çmimi 700,00 Lekë
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000646

Botuesi: Onufri

Pallati i Endrrave, Ismail Kadare

Përshtypje(t): 0

"Pallati i Ëndrrave" është një nga romanet thelbësore të Ismail Kadaresë, me frymën e epikës, të cilën letërsia evropiane e quante të shteruar: me njëmbëdhjetë romane, - titujt kryesorë të të cilëve po përkthehen herë pas here, vepra e tij vazhdimisht ka qenë në listën e kandidaturave për çmimin "Nobel", në emër të letërsisë së Shqipërisë.

Çmimi 700,00 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU000647

Botuesi: Onufri

Qorrfermani, Ismail Kadare

Përshtypje(t): 0

Qorrfermani", shkruar më 1984, u botua për herë të parë në përmbledhjen me tregime e novela "Ëndërr mashtruese", më 1991, kur autori, ndërkaq, kishte lënë Shqipërinë dhe kishte kërkuar strehim politik në Francë.

Çmimi 560,00 Lekë
More
Nuk ka produkte të mjaftueshme në stok

Referenca: SKU000649

Botuesi: Onufri

Lulet e ftohta te marsit, Ismail Kadare

Përshtypje(t): 0

"Lulet e ftohta të marsit" është vepra më e pikëlluar e Kadaresë, është gati një requiem. Ngado të shoqëron një fjalor i zymtë. Është hera e parë që Kadareja del hapur përballë realitetit shqiptar, i zymtë dhe pesimist, për një tokë që e braktisën perënditë, për një mars, që, në të vërtetë, nuk është mars, për ca lule të rreme, të ftohta.

Çmimi 700,00 Lekë
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000650

Botuesi: Onufri

Breznite e Hankonateve, Ismail Kadare

Përshtypje(t): 0

Kur u botua për herë të parë "Breznitë e Hankonatëve" në vitin 1977, bënte pjesë në një përmbledhje me tregime e novela nën titullin e përbashkët "Emblema e dikurshme", që numëronte shtatëmbëdhjetë shkrime. Njëri prej tyre, në trajtë reportazhi, që synonte të jepte "historinë a kronikën e një uzine", e quante këtë një punë tepër të vështirë, po të...

Çmimi 500,00 Lekë
More
Nuk ka produkte të mjaftueshme në stok

Referenca: SKU000652

Botuesi: Onufri

Gjenerali i ushtrise se vdekur, Ismail Kadare

Përshtypje(t): 0

Gjeneralit i ra pija në kokë. Unë kam tani një ushtri të tërë të vdekurish, mendoni. Vetëm se ata tani, në vend të uniformës, kanë secili nga një thes najloni. Thasë të kaltër me dy vija të bardha dhe një shirit të zi, prodhim special "Olympias". Në fillim ishin ca skuadra. 

Çmimi 700,00 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Onufri

Dasma, Ismail Kadare

Përshtypje(t): 0

Romani "Lëkura e daulles" është botuar së pari me këtë titull në vitin 1967, në revistën "Nëntori". Një vit më pas ka dalë si libër më vete nën titullin "Dasma". Më pas, pas shkurtimeve të ndjeshme, është ribotuar më 1981 me titullin e kahershëm "Lëkura e daulles".

Çmimi 700,00 Lekë
More
Nuk ka produkte të mjaftueshme në stok

Botuesi: Onufri

Krushqit jane te ngrire, Ismail Kadare

Përshtypje(t): 0

Kjo vepër, dëshmia e parë dhe tepër e rrallë e masakrës serbe në Prishtinë në pranverë të vitit 1981, u shkrua fill pas saj në vitet 1981-1983. Ndër të tjera ajo pati si qëllim njohjen e publikut shqiptar, dhe sidomos atij botëror, me terrorin e ushtruar në Kosovë.

Çmimi 700,00 Lekë
More
Në gjendje
16 other products in the same category:

Reference: SKU000652

Brand: Onufri

Gjenerali i ushtrise se vdekur, Ismail Kadare

Review(s): 0

Gjeneralit i ra pija në kokë. Unë kam tani një ushtri të tërë të vdekurish, mendoni. Vetëm se ata tani, në vend të uniformës, kanë secili nga një thes najloni. Thasë të kaltër me dy vija të bardha dhe një shirit të zi, prodhim special "Olympias". Në fillim ishin ca skuadra.

Price ALL700.00
More
In stock

Reference: SKU000767

Brand: Onufri

Kristal, Ismail Kadare

Review(s): 0

Title: KristalOriginal: KristalCategory: PoetryAuthor: Ismail KadarePublisher: OnufriPgs. 128Weight: 0.17 kg.ISBN: 978-99943-32-04-X

Price ALL500.00
More
In Stock

Reference: SKU000656

Brand: Onufri

Kështjella, Ismail Kadare

Review(s): 0

Në romanin "Kështjella" Ismail Kadare kthen sytë nga mesjeta shqiptare. Në dukje i distancuar dhe i paanshëm, ai rrok veprimet për rrethimin e një kështjelle shqiptare nga një ushtri turke prej shtatëdhjetë mijë vetash në formën e një romani historik.

Price ALL700.00
More
In Stock