Referenca: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (ebook falas)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
0,00 SEK
More

Referenca: SKU000001

Botuesi: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
80,50 SEK
More

Referenca: SKU001740

Botuesi: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
120,75 SEK
More

Referenca: SKU000660

Botuesi: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
115,00 SEK
More
Të gjithë artikujt më të shitur
Pëlqimi i tekstit, Rolad Barthes
  • Pëlqimi i tekstit, Rolad Barthes

Pëlqimi i tekstit, Roland Barthes

Zenit Editions

Libërth edhe si ind, tekst, edhe si pëlhurë, pëlqim. Bëhet fjalë për pëlqimin e tekstit.

80,50 SEK
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Pëlqimi i tekstit
Origjinali: Le plaisir du texte
Gjinia: Estetikë
Autori: Rolad Barthes
Shqipëroi: Elvis Hoxha
Shtëpia botuese: Zenit
Viti: 2022
Fq. 80
Pesha: 0.107 kg
ISBN: 978-9928-293-30-5
Ky libër është në gjuhën shqipe

Mbi librin

Tekst i ngadaltë, ndoshta adagio, gjë që nuk do të thotë se ritmi nuk lipset. Ndoshta ritmi lipset më shumë se kurrë. Në një tekst të tillë titulli është njëherësh temë. Libërth edhe si ind, tekst, edhe si pëlhurë, pëlqim. Bëhet fjalë për pëlqimin e tekstit.
Fraza me shumë mundësi është e ngadaltë, ndoshta edhe leximi i tillë. Kushti i vetëm për të mbushur atë çka i mban lidhur fjalët në thellësinë e kuptimit. Shenja të shumta pikësimi që shërbejnë si ndalesa të meditimit, ndoshta si pauza të këndelljes me lojën kombinatorike apo me dërgimet e tekstit për diku, me ardhjen e tekstit prej diku. Ose edhe sasia e punës së dy pikave, kur këto i hapin mundësinë dy pikave të tjera. Një parantezë që hap një parantezë. Barthesi na e kthjellon vetë: “Bezdia nuk është larg kënaqësisë: është kënaqësia e parë nga brigjet e pëlqimit.”

Detajet e librit
Zenit Editions

Referencat specifike

isbn
9789928293305
ean13
9789928293305
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Te tjere

Motivimi, Brian Tracy

Menaxherët që krijojnë mjedise shpërblyese dhe me energji të lartë, pakësojnë fitimin, ndërkohë që rritin në mënyrë të jashtëzakonshme prodhueshmërinë dhe cilësinë.
69,00 SEK
More

Botuesi: Minerva

Çdo gjë është e mundur, Marie Forleo

Le të jemi të sinqertë - askush prej nesh nuk ka marrë një manual kur lindëm. Nëse po has vështirësi për të zgjidhur një problem apo për të realizuar një ëndërr, problemi nuk je ti. Nuk është se s'je punëtor, inteligjent, apo i denjë, por nuk ke kultivuar ende besimin kyç që do të ndryshojë gjithçka.
172,50 SEK
More

Referenca: 2848

Botuesi: Onufri

Nje vit drejt pasurimit, Napoleon Hill

Këto janë disa prej 52 parimeve të arta drejt suksesit, me të cilat ju prezanton Napoleon Hill në këtë libër të mrekullueshëm. Një nga autorët më të shitur në botë dhe burim suksesi për miliona njerëz, Hill i ilustron mesazhet e tij tejet praktike me shembuj realë të njerëzve, që janë bërë të pasur.
80,50 SEK
More

Botuesi: Te tjere

Manual për goca, nga 13 deri 83 vjeç, Carol Livoti, Elizabeth Topp

Menstruacionet, gjinekologu, seksi, kontraceptivët, riprodhimi, sëmundjet seksualisht të transmetueshme, aborti, menopauza. Të gjitha këto çështje si dhe shumë të tjera, vijnë në këtë libër – manual si një bisedë miqësore midis një mamaje gjinekologe dhe vajzës së saj gazetare. Stili praktik e bën këtë manual të nevojshëm për të gjithë.
103,50 SEK
More

Botuesi: Te tjere

Mendimi pozitiv, Sue Hadfield

Nëse arrin të mprehësh fuqinë e mendimit pozitiv, ti do të kesh më shumë lumturi, shëndet, zhdërvjelltësi, sukses dhe pamje më të mirë. Epo mirë, kjo e fundit mund të jetë disi e ekzagjeruar, mirëpo është e vërtetë që mendimi pozitiv të bën të kesh jetën nën kontroll. Ky libër të tregon se si.
103,50 SEK
More

Hapa të vegjël, arritje të mëdha, Nil Gun

Të gjithë kemi shprehi të shëndetshme që duam t’i fitojmë ose shprehi të dëmshme, prej të cilave duam të çlirohemi. Këshillat nga ky libër janë shumë të lehta për t’u zbatuar dhe me rezultate shumë të mëdha.
80,50 SEK
More

Botuesi: Bota Shqiptare

Në djall shkoftë!, Brian Nox

Këto gra kanë mbetur të painformuara dhe në errësirë. Pasi djali zhduket, shpesh zbulojnë se është më lehtë të marrin në telefon presidentin e Shteteve të Bashkuara, sesa njeriun që në dukje i pëlqente shumë...
115,00 SEK
More

Botuesi: Minerva

Besoni në veten tuaj, Jasmin Kirkbride

A keni dëshiruar ndonjëherë më shumë vetëbesim në aftësitë tuaja? A ju vijnë mendime negative, duke krahasuar veten me të tjerët? A keni pasur ndonjëherë frikë të flisni, sepse mendoni që opinioni juaj nuk ka vlerë?
92,00 SEK
More

Botuesi: Pema

Si të mposhtësh shqetësimet dhe stresin, Dale Carnegie

“Në zyrën time nuk do ta shihni kurrë të varur diplomën nga Universiteti i Nebraska-s. Nuk do ta shihni të varur as diplomën nga Universiteti i Columbia-s. Në zyrën time do ta shihni të varur certifikatën e diplomimit “Dale Carnegie”, të cilën e mbaj me shumë krenari.
80,50 SEK
More

Botuesi: Minerva

Vepro si ujku, Jordan Belfort

Për herë të parë, Jordan Belfort, me stilin e tij të paimitueshëm, u shpjegon lexuesve fije për pe, Sistemin e Linjës së Drejtë – atë sistem që përdori për të krijuar pasuri për veten, klientët dhe bashkëpunëtorët e tij.
149,50 SEK
More

Botuesi: Pegi

As të parët, as të fundit, Esther Perel

Mjafton ky mëkat i vogël që t’i japë fund marrëdhënies së një çifti, lumturisë apo identitetit të tyre: një aferë. Por, edhe pse kaq e përhapur, kjo dukuri kuptohet fare pak. Ky libër nuk flet vetëm për mosbesnikërinë.
115,00 SEK
More

Botuesi: Botime Koliqi

Shpirt i çliruar, Michael A. Singer

Çfarë mund të bësh çdo ditë për të gjetur këtë lloj lirie dhe paqeje të brendshme? Shpirti i Gliruar ofron një përgjigje të thjeshtë dhe thellësisht intuitive për këto pyetje. 
115,00 SEK
More

Referenca: SKU001345

Botuesi: Pegi

Arti për të fituar miq dhe pushtet, Dale Carnegie

Në këtë libër, ju do të mësoni se nëpërmjet një komunikimi të frytshëm në jetën e përditshme, do të keni sukses në biznes apo politikë, në mësimdhënie apo sipërmarrje, në një marrëdhënie intime apo familjare.
115,00 SEK
More

Botuesi: Te tjere

Suksesi në shitje, Brian Tracy

Në secilën kompani, 20 përqind e shitësve realizojnë 80 përqind të shitjeve. Ata janë të dalluar, sepse performojnë pak më mirë në disa sfera të rëndësishme... edhe ti mund t’ia dalësh, nëse ke vullnet të mësosh. Edhe ti mund të fitosh më shumë para dhe të jesh më i kënaqur me karrierën nga sa ke ëndërruar.
69,00 SEK
More