Referenca: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (ebook falas)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
0,00 SEK
More

Referenca: SKU000001

Botuesi: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
80,50 SEK
More

Referenca: SKU001740

Botuesi: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
120,75 SEK
More

Referenca: SKU000660

Botuesi: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
115,00 SEK
More
Të gjithë artikujt më të shitur
Mjaft gabuat, Olivier Sibony
  • Mjaft gabuat, Olivier Sibony

Mjaft gabuat, Olivier Sibony

Pema

Të gjithë ne marrim vendime tërë kohën. Është kaq e natyrshme sa që as nuk ndalemi të mendojmë kur i marrim. Dhe, përsëri, edhe më të mençurit dhe ata më me përvojë mes nesh bëjnë gabime të parashikueshme tërë kohës. Atëherë, si u bëhet vendimeve të mira? T'i besojmë intuitës dhe, nëse po, kur?

138,00 SEK
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Mjaft gabuat: Si ndikojnë paragjykimet në vendimet që merrni

Origjinali: Vous allez commettre une grave erreur!

Gjinia: Udhërrëfyes praktik

Autori: Olivier Sibony

Shqipëroi: Urim Nerguti

Shtëpia botuese: Pema

Viti: 2021

Fq. 316

Pesha: 0.374 kg

ISBN: 978-9951-817-19-6

Ky libër është në gjuhën shqipe



Mbi librin


Të gjithë ne marrim vendime tërë kohën. Është kaq e natyrshme sa që as nuk ndalemi të mendojmë kur i marrim. Dhe, përsëri, edhe më të mençurit dhe ata më me përvojë mes nesh bëjnë gabime të parashikueshme tërë kohës. Atëherë, si u bëhet vendimeve të mira? T'i besojmë intuitës dhe, nëse po, kur?

Në librin Mjaft gabuat, profesori i strategjive dhe këshilltari i menaxhmentit, Olivier Sibony, sjell dhjetëra raste magjepsëse studimore se si i çojnë paragjykimet apo shtrembërimet logjike njerëzit – përfshirë titanët më të njohur të botës së biznesit - në nëntë gracka të rëndomta vendimmarrjeje. Por, në vend të riciklimit të teknikave "kundër paragjykimeve", që i bën menaxherët gjithnjë të dështojnë, Sibony shpjegon se mënyra më e mirë për t’i shmangur grackat e paragjykimeve apo shtrembërimeve logjike është të latosh një mekanizëm efektiv brenda organizatës sate - një sistem teknikash dhe procesesh që sintetizojnë inteligjencën kolektive për t'i ndihmuar liderët në marrjen e vendimeve më të mira të mundshme. Dhe ai ofron dyzet metoda konkrete si të arrihet kjo. 

OLIVIER SIBONY është Profesor i Asociuar i Strategjisë në HEC PARIS dhe në Said Business School, Oxford University. Paraprakisht ka qenë partner i lartë në McKinsey & Company. Ka diplomuar në HEC Paris dhe ka kryer PhD në Universite Paris Scienced et Lettres.


Komente mbi librin


"Një paraqitje e jashtëzakonshme e artit të vendimmarrjes menaxheriale. Çuditërisht, është i këndshëm edhe për t'u lexuar."

                                                       Daniel Kahneman, autor i "Të menduarit shpejt dhe të menduarit ngadalë"

"I jashtëzakonshëm, dëfryes dhe i mençur - një udhërrëfyes i pamasë drejt vendimmarrjes së arsyeshme në biznes dhe në jetën e përditshme. Ky libër fare lehtë mund të jetë investimi më i mirë që keni bërë këtë vit."

                                                                                             Cass R. Sustein, autor i How Change Happens

"I përmbledhur, i saktë, i paanshëm. I loved it."

                                                                                            Angela Duckworth, autore e Grit

"Një sintezë me sharm e punimeve më të mira shkencore në gjykimin njerëzor."

                                                                                             Philip E. Tetlock, autor i Superforecasting

"Oliver Sibony na tregon se si mund ta bësh ekipin më të mençur sesa njerëzit që e përbëjnë."

                                                                                              Adam Grant, autor i Origjinalët

"Udhërrëfyesi më i mirë, më dëfryes dhe më i dobishëm i paragjykimeve kognitive në biznes."

                                                                                               Safi Bahcall, autor i Loonshots

"Ky libër duhet t'i kërkohet ta lexojë secilit që dëshiron ta përmirësojë vendimmarrjen."

                                                                                                Annie Duke, autore e Thinking in Bets


Detajet e librit
Pema

Referencat specifike

isbn
9789951817196
ean13
9789951817196
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Minerva

Miti i karizmës, Olivia Fox Cabane

Po sikur karizma të mund të mësohej? Miti i karizmës është ideja se karizma është një cilësi thelbësore e lindur – ose e keni (Bill Clinton, Steve Jobs, Oprah) ose jo. Por, siç Olivia Fox Cabane zbulon, kjo nuk është aspak e vërtetë. Sjelljet karizmatike mund të mësohen dhe përsosen nga kushdo.
172,50 SEK
More

Botuesi: Pema

Davidi dhe Goliati, Malcolm Gladwell

Davidi dhe Goliati është një libër për atë që ndodh kur njerëzit e zakonshëm vihen përballë gjigantëve. Me "gjigantë" unë nënkuptoj kundërshtarët e fuqishëm të të gjitha llojeve, që nga ushtritë dhe luftëtarët e mëdhenj deri tek paaftësitë, fati i keq dhe shtypja.
138,00 SEK
More

Botuesi: Te tjere

Si ta ndryshoni jetën tuaj, Benjamin Bonetti

Zbulo qëllimin tënd. Bëj një ndryshim. Nëse nuk je i lumtur, nëse ndihesh i paplotësuar, i zbrazët dhe të mungon motivacioni, bëj një ndryshim. Mos ekzisto. Jeto! Përmbysi gjërat dhe bëj një jetë të lumtur, një jetë të suksesshme dhe të plotësuar. Fillo, nisja kësaj, ti e meriton këtë.
103,50 SEK
More

Psikologjia e një martese të lumtur, Nevzat Tarhan

Këtu do të mësoni mbi komunikimin me partnerin në martesë, gjuhën e dashurisë dhe gabimet në komunikim, raportin midis dashurisë, por edhe momentet e vështira në martesë dhe mënyrat për tejkalimin e tyre.
80,50 SEK
More

Botuesi: Pegi

As të parët, as të fundit, Esther Perel

Mjafton ky mëkat i vogël që t’i japë fund marrëdhënies së një çifti, lumturisë apo identitetit të tyre: një aferë. Por, edhe pse kaq e përhapur, kjo dukuri kuptohet fare pak. Ky libër nuk flet vetëm për mosbesnikërinë.
115,00 SEK
More

Botuesi: Pika pa Siperfaqe

Mitologjitë, Roland Barthes

Në fakt, çdo stepje për kulturën është një pozicion terrorist. Të jesh kritik me profesion dhe të shpallësh se nuk kupton asgjë nga ekzistencializmi apo marksizmi (sepse janë zakonisht këto filozofi që pohojmë se nuk kuptokemi), do të thotë ta shndërrosh verbërinë apo memecërinë tënde në aksiomë universale të perceptimit.
80,50 SEK
More

Botuesi: Albas

Bijtë e gënjeshtrës, M. Scott Peck

Ata persona që janë të këqij sulmojnë të tjerët, në vend që të përballen me dështimin e tyre. Peck pasqyron rrënimin dhe shkatërrimin ku këta bij të gënjeshtrës ndërveprojnë dhe ndikojnë në jetët e atyre që kanë përreth. Ai paraqet, bazuar në raste konkrete të ndeshura gjatë punës së tij si psikiatër, shembuj të së keqes në jetën e përditshme.
121,90 SEK
More

Botuesi: Minerva

Vepro si ujku, Jordan Belfort

Për herë të parë, Jordan Belfort, me stilin e tij të paimitueshëm, u shpjegon lexuesve fije për pe, Sistemin e Linjës së Drejtë – atë sistem që përdori për të krijuar pasuri për veten, klientët dhe bashkëpunëtorët e tij.
149,50 SEK
More

Botuesi: Botart

Akti krijues: Një mënyrë e të qenit, Rick Rubin

Ata që nuk merren me artet tradicionale ndoshta ngurrojnë ta quajnë veten artistë. Ata mund ta perceptojnë krijimtarinë si diçka të jashtëzakonshme ose përtej mundësive të tyre. Një thirrje për të gjithë ata pak njerëz që janë lindur me këto dhunti.
172,50 SEK
More

Botuesi: Te tjere

Blink, Malcolm Gladwell

Malcolm Gladwell na tregon se të gjithë ne mund të bëhemi vendimmarrës më të mirë – në shtëpitë tona, në punë dhe në jetën e përditshme.
138,00 SEK
More

Botuesi: Botart

Revolucioni i glukozës, Jessie Inchauspé

Libri “Revolucioni i glukozës” do të ndryshojë mënyrën tuaj të të menduarit mbi shëndetin, madje do t’ju ndryshojë jetën: “Kafsha priret të hajë me stomakun e vet, ndërsa njeriu me trurin e tij”, shkroi filozofi Alan Watts.
161,00 SEK
More

Referenca: 2226

Botuesi: Elta BS

Si te jetojme me mire, Og Mandino

Si mund të përfitosh më së miri nga 17 rregullat për të jetuar? Lehtë. Vetëm kujto se të gjithë ne kemi një koleksion të madh të shprehive të këqija, të cilat e dobësojnë mundësinë të arrijmë sukses në jetë. Secila nga rregullat që do të mësosh do të ndihmojnë të çlirohesh nga shprehitë e këqija, duke i zëvendësuar ato me më të mira.
80,50 SEK
More

Referenca: SKU001025

Botuesi: Dituria

Si të sillemi në mijëvjeçarin e ri, Komunikimi, Kristina Parodi

Sjellja e mirë nuk del kurrë nga moda. Por kohët kanë ndryshuar, kanë ndryshuar edhe zakonet, madje edhe mjetet e komunikimit. Në këtë libër, Kristina Parodi, gazetarja dhe drejtuesja e emisioneve të mirënjohura në televizionin italian, përshkruan në një këndvështrim modern, të përditësuar rregullat e mirësjelljes.
51,75 SEK
More

Botuesi: Jeta

Çelësi Magjik, Charles F.Haanel

Në jetë janë disa njerëz që duket sikur vetvetiu bëhen të suksesshëm, të fuqishëm, të kamur, dhe që arrijnë gjithçka që duan, madje edhe duke bërë shumë pak përpjekje në mënyrë të vetëdijshme
115,00 SEK
More