Vetëbesimi, Charles Pepin
  • Vetëbesimi, Charles Pepin

Vetëbesimi, Charles Pepin

Pema

Për ta zgjidhur misterin e vetëbesimit, ne do të kthehemi drejt urtësive të lashta dhe filozofëve modernë si Emersoni, Niçe apo Bergsoni. Mendimtarë këta që, shpesh, e qasin çështjen në mënyrë të tërthortë: ata na flasin për besimin kur mendojnë për lirinë, guximin apo veçantinë.

103,50 SEK
Sasia
Në gjendje

 

Security policy (edit with Customer reassurance module)

 

Delivery policy (edit with Customer reassurance module)

 

Return policy (edit with Customer reassurance module)

Përshkrimi

Titulli: Vetëbesimi
Origjinali: La confiance en soi
Gjinia: Udhërrëfyes praktik
Autori: Charles Pepin
Shqipëroi: Urim Nerguti
Shtëpia botuese: Pema
Viti: 2021
Fq. 176
Pesha: 0.214 kg
ISBN: 978-9951-817-11-0
Ky libër është në gjuhën shqipe

Mbi librin

Jeta e Madonës, Patrick Edlinger-it, George Sand-it, John Lennon-it, Serena Williams-it apo e disa të tjerëve, do të na ndriçojë këtu: ne nuk lindim me vetëbesim, por bëhemi të tillë. Vetëbesimi është gjithmonë një pushtim, i duruar, i vështirë. E nganjëherë, kur zotërimi i vetes sonë kulmon në një formë harrimi të vetes, ky vetëbesim është gjithashtu rast për një gëzim të thellë.

Për ta zgjidhur misterin e vetëbesimit, ne do të kthehemi drejt urtësive të lashta dhe filozofëve modernë si Emersoni, Niçe apo Bergsoni. Mendimtarë këta që, shpesh, e qasin çështjen në mënyrë të tërthortë: ata na flasin për besimin kur mendojnë për lirinë, guximin apo veçantinë. Pra do të na duhet të shkojmë të kërkojmë gjetkë: te psikologë si Boris Cyrulnik apo psikanalistë si Jacques Lacan, në punime kërkuesish apo pedagogësh, në përvojën e sportistëve, pilotëve të avionëve ushtarakë apo mjekëve të urgjencës, në fjalët e poetëve apo vegimet e mistikëve të mëdhenj.

Vetëbesimi është një çështje aq qendrore në ekzistencat tona, sa s’mund të jetë objekt i vetëm një disipline. Për t’ia kuptuar zemrekët, s’duhet të kërkojmë ta studiojmë në një laborator, por ta vëzhgojmë në jetën e vërtetë, ta shohim duke u lindur dhe rritur, t’ia përqafojmë ritmin dhe t’ia ndjekim lëvizjet, ngurrimet dhe rrëmbimet, t’i vrapojmë përbri siç ndjekim një fëmijë që desh rrëzohet, e pastaj e gjen ekuilibrin dhe hidhet përpara.

Detajet e librit
Pema

Referencat specifike

isbn
9789951817110
ean13
9789951817110
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Libri i vogël i lidershipit, Stefan Söderfjäll

Objektivi i këtij libri të vogël është që të interpretojë pothuajse të gjithë punën shumëvjeçare të autorit, i cili i ka kushtuar qindra faqe shkrime lidershipit. Këtu, autori na sjell shumë shkurtimisht dhe sa më lehtë që është e mundur, gjithçka që duhet të dimë rreth lider shipit. Cfarë është lidershipi dhe cili është funksioni që përmbush? Si duhen...
80,50 SEK
More

Botuesi: Te tjere

Mposhtja e Djallit, Napoleon Hill

Këto mënyra të fshehura të vetëkontrollit mund të na çojnë në vetëshkatërrim, ndaj Hilli zbulon shtatë parime e suksesit, të cilat na mundësojnë ne të triumfojmë mbi to dhe të shkojmë drejt suksesit.
161,00 SEK
More

Referenca: SKU000591

Botuesi: Baça

Si të sillemi me njerëzit, Dale Carnegie

Si të sillemi me njerëzit (How to Win Friends and Influence People) është një ndër librat e parë më të shitur për përmirësimin-e-vetes që është publikuar ndonjëherë. Shkruar nga Dale Carnegie dhe publikuar që në vitin 1936, arriti të shes mbi 15 milion kopje në të gjithë botën. U listua si një ndër librat më të shitur të New York Times për 10 vjet.
115,00 SEK
More

Botuesi: Toena

Si të bëhesh i lumtur, Milan Krajnc, Ana Kanina

Pse janë të suksesshëm? A ndihen edhe ata të pasuksesshëm, sikurse unë? Cili është qëllimi i tyre final? Pse po nxitojnë kaq shumë, nëse kanë arritur gjithçka për t’u quajtur të suksesshëm?  Pse shohin shumë larg dhe vendosin kufij përtej imagjinatës? 
115,00 SEK
More

Botuesi: Minerva

Shit ose të shitën, Grant Cardone

Shit ose të shitën” jep informacione që do t’ju bëjnë të mendoni se cili është vendi juaj në ekonominë “shpirtërore” të botës dhe si mund të zhvilloheni për të përmbushur nevojat dhe qëllimet e jetës suaj.
149,50 SEK
More

Botuesi: Minerva

Pushtet i pakufishëm, Anthony Robbins

Nëse keni ëndërruar ndonjëherë për një jetë më të mirë, libri "Pushtet i pakufishëm" do t'ju tregojë si të arrini atë cilësi të jashtëzakonshme jetese që e dëshironi dhe e meritoni, dhe si të zotëroni jetën tuaj personale dhe profesionale.
172,50 SEK
More

Botuesi: Te tjere

Fuqia e mendimeve, Burbuqe Raufi

Kur diagnostikohesh me një sëmundje të pashërueshme, kupton se shumica e kokëçarjeve të përditshme nuk janë aspak të rëndësishme. Gjithçka fashitet kur kupton se jeta është dhurata më e çmuar. Atë çast, fillon t'i kushtosh vëmendje çdo frymëmarrjeje dhe çdo sekondë që kalon, mendimi i vetëm që të vërtitet në mendje, është: "Çfarë duhet të bëj"?
115,00 SEK
More

Botuesi: Pema

Shprehi atomike, James Clear

Përgjatë këtij rrugëtimi, ai na tregon histori frymëzuese të fituesve të medaljeve të arta olimpike, shefave të shquar ekzekutivë dhe shkencëtarëve të famshëm, të cilët e kanë përdorur shkencën e shprehive të vogla për të qenë produktivë, të motivuar dhe të lumtur.
161,00 SEK
More

Udhëtimi i shpirtrave, Michael Newton

Michael Newton, hipnoterapisti që shpiku teknikën origjinale të Regresionit të Moshës në hipnozë, sjellë historitë e jashtëzakonshme të 29 njerëzve në jetët e tyre përtej vdekjes.
115,00 SEK
More